E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Sejko: Shqipëria do të përballet me çmime të larta dhe rënie ekonomike

11 Maj, 2022
Në Ekonomia, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se goditja ekonomike nga lufta në Ukrainë, që po rrit çmimet dhe po ul aktivitetin ekonomik, do të transmetohet edhe në ekonominë shqiptare.

Më herët ekonomisti i BQE-së, Fabio Panetta, pranoi se në vendet e Europës po ndodh e njëjta gjë që ka përshkruar Guvernatori Sejko, dhe e quan atë stanjacion (inflacioni rritet dhe ekonomia bie).

Sejko, në raportimin e tij në Komisionin e Ekonomisë, bëri thirrje që në fokus të mbështetjes nga politikat fiskale të jenë shtresat në nevojë dhe më të brishta. Dhe kjo gjë duhet të financohet nga të ardhurat shtesë të siguruara nga rritja e çmimeve dhe nga rishikimi i shpenzimeve joprioritare. Në këtë mënyrë, efektiviteti i ndërhyrjes nuk do të dëmtojë treguesit e borxhit publik.

Gjatë fjalës, Guvernatori përmendi të gjitha problemet e krijuara në Shqipëri nga lufta në Ukrainë, që nga rritja galoponte e çmimeve të produkteve, shtrenjtimi i kostos së jetesës dhe biznesit, por edhe problemet në furnizim.

Por, nga ana tjetër, Sejko tha se zhvillimi ekonomik do të vazhdojë të mbetet i pacënuar dhe se rritja do të vijojë në 2022-shin e në vijim.

Inflacioni do të mbetet në nivele relativisht të larta gjatë vitit 2022, ndërsa pritet të vijë në rënie gjatë vitit 2023.

Këto projeksione mbështeten në tre konsiderata të rëndësishme, sipas Sejkos.

“Së pari, ato supozojnë mospërshkallëzimin e konfliktit dhe vijimin e rritjes në partnerët tanë tregtarë. Së dyti, ato faktorizojnë bazat solide në të cilat ndodhet ekonomia shqiptare pas rimëkëmbjes së gjithanshme të vitit 2021.

Në mënyrë të përmbledhur, më lejoni të theksoj se ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2021 me parametra të përmirësuar ekonomikë e financiarë. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit, punësimi u zgjerua dhe rritja e pagave u përshpejtua. Në tërësi, bilancet e sektorit privat u përmirësuan dhe tregjet financiare funksionuan normalisht.

Në veçanti, sektori bankar ruajti tregues të mirë likuiditeti, kapitalizimi dhe rentabiliteti. Së treti, ato kërkojnë rishikimin e vazhdueshëm të miksit të politikave ekonomike. Në gjykimin e Bankës së Shqipërisë, këto politika duhet të vijojnë të ofrojnë mbështetje për procesin e rimëkëmbjes, por pa paragjykuar për asnjë moment stabilitetin monetar e financiar të vendit,” -tha Sejko.

Etiketa: cmimeekonomikelartesejkoshqiperia
Shkrimi Mëparshëm

Kritikat dhe përkrahjet pas eliminimit të Ronela Hajatit nga Eurovision

Shkrimi Vijues

Pas takimit me Thaçin në burg, Rama: Lufta çlirimtare e Kosovës në kornizën e artë të heroizmit

Të Ngjashme

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?
Kryesore

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

11 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij
Kryesore

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
‘National Geographic’: Po kërkoni adrenalinë? Provoni Bjeshkët e Namuna të Shqipërisë!
Aktualitet

‘National Geographic’: Po kërkoni adrenalinë? Provoni Bjeshkët e Namuna të Shqipërisë!

4 Dhjetor, 2025
“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike” Historiani gjerman: Kosova një shembull i transformimit të shpejtë
Aktualitet

“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike” Historiani gjerman: Kosova një shembull i transformimit të shpejtë

24 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

Pas takimit me Thaçin në burg, Rama: Lufta çlirimtare e Kosovës në kornizën e artë të heroizmit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist