E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Rrobaqepësia diletante e veshjeve tradicionale

27 Dhjetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Jo rrallë nëpër ekranet televizive shohim se si vallet shqiptare kërcehen nga femrat që mbajnë veshje boshnjake-turko-arabe e që na shiten si “veshje kombëtare”!

Në viset etnike shqiptare funksionojnë me dhjetëra ansamble profesionale të këngëve dhe valleve popullore si dhe me qindra e qindra shoqata kulturo-artistike që merren me lëvrimin dhe kultivimin e vlerave tradicionale kombëtare! Jo vetëm kaq, mision i ansambleve është edhe prezantimi i këtyre vlerave në skenat ndërkombëtare, përmes koncerteve dhe pjesëmarrjeve nëpër festivale të ndryshme.

Ajo që spikatë në plan të parë në koncerte apo festivale, nuk është vallja apo këndimi, nuk është loja apo ritmi, nuk është zëri apo tingulli, por, mbi të gjitha, është larushia e kostumeve, përkatësisht e elementeve që përbëjnë veshjen tradicionale etnike.

Shqiptarët janë ndër të paktët popuj në botë që, në një hapësirë relativisht të vogël, kanë rreth 40-50 lloj veshjes tradicionale. Natyrisht, janë edhe me dhjetëra të tjera që nuk njihen, që nuk janë prezantuar deri më sot!

Çdo lojë, çdo valle, çdo zonë urbane dhe rurale, çdo rrethinë malësish, i ka veshjet e veta! Po kush është furnizues i këtyre ansambleve dhe shoqatave kulturo-artistike me veshje tradicionale? Fatkeqësisht, në “ofensivë” janë rrobaqepës diletantë, të cilët madje drejtojnë edhe “ansamble”, madje që drejtojnë edhe “shkolla valltarësh fëmijë”, madje që përkujdesen edhe për furnizimin e diasporës, të cilët, me një kujdes dhe pedanteri të paparë i ruajnë veshjet popullore (!) të blera!

Për t’u marrë me veshje tradicionale nuk duhet të jesh vetëm rrobaqepës, por, mbi të gjitha, njohës i mirëfilltë i etnografisë kombëtare, të dihet prejardhjen dhe karakteristikat e hollësishme të veshjes, të dihet se cilës zonë i përkasin, në çfarë rastesh janë mbajtur! Gjithsesi, duhet të dihen tiparet kryesore të veshjeve për burra dhe për gra! Të dihen se cilës moshë i përkasin pjesët e veçanta përbërëse të veshjeve tradicionale. Për t’i ruajtur karakteristikat e veshjeve tradicionale etnike, duhet pasur kujdes të madh në raport me elementet simbolik, të cilat mund të përzihen me elementë nga ndikimi i kulturave turko-arab!

Jo rrallë nëpër ekranet televizive shohim se si vallet shqiptare kërcehen nga femrat që mbajnë veshje boshnjake-turko-arabe e që na shiten si “veshje kombëtare”! Veshje të tilla kemi plotë edhe nëpër “dyqane me veshje tradicionale”! Ndërkohë që, sidomos veshjet e femrave, në gardërobën tradicionale etnike kanë pamjen monumentale, ndërtimi i tyre flet për një përkushtim artistik të pashoq, teknika e endjes apo e qepjes është unikale, ornamentet e përdorura në qëndisje flasin për një shije të stërholluar estetike, derdhja mbi to e stolive metalike flet për një simbolikë mitologjike, për yshtjen dhe dëbimin e syrit të keq nga e bukura e dheut! Qoftë edhe vetëm një fustan – nga ajo pasqyrohet tërë përkujdesi estetik, edukativ, por dhe fanatizmi për të qenë brenda autoktonisë!

Kemi plotë muze etnologjikë, kemi etnologë të padiskutueshëm, njohës akademikë të kësaj fushe. Por, fatkeqësisht, nuk kemi një Institucion etnik që do të merrej me kultivimin, ndërtimin, endjen, qepjen, bërjen e këtyre veshjeve tradicionale, natyrisht, e gjithë kjo nën vëzhgimin e rreptë të njohësve të stërhollë të të gjitha karakteristikave të gardërobës sonë tradicionale. Do të ishte kjo një industri e levërdishme që do ta mbulonte tërë “tregun” e ansambleve tona, por edh të diasporës. Nuk guxojmë që “Vallen e Rugovës” ta luajmë me fustane të kuq, apo me shallvare boshnjake! Nuk guxojmë që veshjet tradicionale t’ia japim makinave prodhuese serike! Dihet se gardëroba tradicionale është kryesisht punë dore, punë që për një ekzemplar të harxhon kohë me muaj! Një institucion i tillë do të duhej të shoqërohej me një ambient përcjellës ku do të ruheshin eksponate nga të gjitha veshjet tradicionale që ekzistojnë e që do të zbuloheshin. Një punëtori që do t’i prodhonte në mënyrë origjinale të gjitha llojet e plisit! Natyrisht, edhe një segment botimi që do të merrej me përgatitjen e katalogëve profesionale mbi çdo lloj veshje dhe mbi të gjitha “ornamentet” si pjesë përbërëse të gardërobës tradicionale! Pa, një “Industri” të këtillë, do t’u lihet hapësirë të gëlojnë rrobaqepësitë diletante, ndërsa ansamblet tona të na prezantohen si shtëpi e palaçove folklorikë! /HEJZA

Shkrimi Mëparshëm

30 vjet pa të madhin Petro Marko

Shkrimi Vijues

Balla: Sali Berisha duhet të mungojë përjetësisht në Kuvend. Të bëjë si Tom Doshi

Të Ngjashme

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”
Kultura

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij
Kultura

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Balla: Sali Berisha duhet të mungojë përjetësisht në Kuvend. Të bëjë si Tom Doshi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist