E shtunë, 25 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Rrëfehet Kadare: Enver Hoxha kishte një baba që nuk ngjante me burrat gjirokastritë dhe që s’e merrte njeri seriozisht

17 Shkurt, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtar dhe absolutisht shkrimtar… asgjë tjetër!”, kështu shprehet shkrimtari i madh Ismail Kadare, kur pyetet se çdo të bëhej në të ardhmen në librin e tij “Kohë për rrëfim” në dialogun me Alda Bardhylin.

Një rrëfim i gjatë për jetën, flirtet e dashuritë e para, fillesat në letërsi e arritjet e kulmit në krijimtari, Gjirokastrën si një qytet antik e letrar, raportin me udhëheqësit komunistë e mbamendjet e tij për të shkuarën duke sjellë gjithë dimensionin e një prej klasikëve më të mëdhenj të shekullit XXI.

Duke u kthyer pas në kohë, ai i rrëfen lexuesit si ka lindur shkrimi, mënyrën se si i ka paraqitur dashuritë e tij reale në librat që ka shkruar, por dhe krimet në letërsi, qytetin e tij të lindjes e takimin e parë me Enver Hoxhën në moshën 12-vjeçare.

E ndërsa e nis rrëfimin që në adoleshencë me vendosmërinë e tij për t’u bërë shkrimtar, ai rrëfen edhe dëshpërimin, pasi nuk i del e drejta e studimit për në Institutin Gorki në Moskë, vitin që kishte bërë kërkesën…

“Më thanë që të futesha në Institutin e Letërsisë së Tiranës që të mos rrija pa shkollë dhe sa të mbaroja vitin e parë do të shkoja në Moskë. Kjo gjendje bëri që unë të mos e merrja shumë seriozisht universitetin. Më tepër merresha me një histori dashurie, duke e ditur që në mbarim do të shkoja në Moskë për të studiuar”, shprehet Kadare.

E pikërisht në atë kohë të mjegullt për të, ai rrëfen se si ra në dashuri me një shoqe kursi, një dashuri shumë e bukur, të cilën e tregon edhe te libri “Mjegullat e Tiranës”.

Dhe historia e këtij libri është bazuar në historinë e tij personale, gjatë kohës kur ishte student.

“’Ema’ ishte një shoqe kursi, me të cilën krijova marrëdhënie dashurie. Ajo ishte shumë e ndrojtur, por papritur u bë e guximshme. Ajo ishte një vajzë shumë e bukur, më e bukura në kurs, dhe të gjithë e donin”, rrëfen ai, ndërsa thekson që “Historia që ndodhi mes nesh është ashtu siç e kam shkruar në libër, nuk ndryshon shumë prej tij”.

Një mënyrë kjo që tregon që femrat që hynin në jetën e tij, mbeteshin dhe nëpër libra.

“Marrëdhënia jonë ishte një histori e vërtetë dashurie. Ajo ishte një vajzë kryeqytetase, vajza e një inxhinieri të njohur në Tiranë, shok i Fan Nolit. Ishte bionde, shumë e ëmbël, si në libër. Nga fundi i vitit, nga pranvera, filluam të dilnim hapur, pasi unë do të ikja në Moskë, dhe kështu e morën vesh të gjithë. Ishte si një fatkeqësi e këndshme që po na ndodhte, e do të na ndante”, rrëfen më tej shkrimtari.

Por ishte një histori dashurie që i dihej fundi, pasi ai do të udhëtonte drejt Moskës, duke na dhënë në këtë mënyrë një tablo të dashurisë dhe ndarjes në një Shqipëri komuniste në vitet ’57-’58.

Më tej, ai rrëfen se si në letërsi, përpos dashurisë hasim edhe betejën me krimin.

“Lidhja letërsi-krim është një lidhje misterioze, enigmatike, kundërthënëse, por është një lidhje që ekziston vërtet. Me sa duket, njerëzit që kryejnë krimin, në mënyrë të qartë ose të turbullt, kanë një vrasje ndërgjegjeje, diçka punon në nënndërgjegjen e tyre”, rrëfen Kadare, ku sqaron se “ndoshta krimi duhet ta ketë burimin te vajtimet, te letërsia artistike gojore, e cila më vonë do të bëhej shkrimore”.

E ndërsa flet për të keqen si një nga enigmat më të mëdha të njerëzimit, ai do të kujtonte takimin e parë me Enver Hoxhën në një moshë fare të re, në moshën 12-vjeçare.

“Diku, kur kam shkruar për këtë gjë në mënyrë naive, kam shkruar se si më ka ardhur tërheqja nga e keqja. Kjo më ka ndodhur kur kam parë për herë të parë udhëheqësin e vendit, Enver Hoxha. Ndodhi në Gjirokastër më 1948-n. Ardhja e udhëheqësit të Shqipërisë komuniste ishte një ngjarje për qytetin dhe ne, si nxënës shkolle, dolëm të gjithë për ta pritur. Ishte koha ime makbethiane, ku përfytyrimi im për njerëzit e shquar ishte gjithmonë i lidhur me një tmerr. Gjëja e parë që më bëri përshtypje si fëmijë ishte e qeshura e tij. Ishte shumë rrëzëlluese, gati zhgënjyese për mua. Nuk ngjante aspak me atë që kisha njohur përmes leximeve. Enver Hoxha kishte bark dhe këtë nuk e tregonte në fotografitë e portretet e tij publike”, rrëfen ai për diktatorin Enver Hoxha, gati-gati duke dhënë idenë e një zhgënjimi me diktatorin.

Në faqet e librit ai zbulon më tepër për diktatorin Hoxha, për lagjen e tij, për shtëpinë e për mbamendjet e tij në lidhje me diktatorin.

“Ai nuk donte ta tregonte shtëpinë, pasi shtëpia e tij ishte shumë modeste. Them me vete se arsyeja që ai nuk erdhi për një kohë të gjatë në Gjirokastër ishte se nuk donte ta filmonin duke shkuar të shihte shtëpinë e tij. Njerëzit në Gjirokastër u jepnin shumë rëndësi banesave ku banonin. Në vitet ’60 shtëpia e Enver Hoxhës u rindërtua duke u rikonceptuar me tri kate, e bënë edhe muze për luftën. Kjo, pasi ai nuk e duronte dot kujtimin modest të shtëpisë së tij. Ai kishte një baba që nuk ngjante me burrat gjirokastritë dhe që nuk e merrte njeri seriozisht. Hoxha duhet ta kishte kompleks këtë gjë”, rrëfen Kadare.

E ndërsa pyetet për një përkufizim për Enver Hoxhën kaq vite pas rënies së diktaturës, ai thotë:

“Është e vështirë. Ajo që ju thashë, e qeshura dhe barku i fryrë, janë fatale në përfytyrimin e një fëmije, që nuk ndryshojnë kurrë. Fjalët për të më kalonin nga njëri vesh tek tjetri”…..

Libri “Kohë për rrëfim”, doli në treg më 28 janar nga Botimet “Onufri”, ditë që do të përkonte me 85-vjetorin e shkrimtarit.

Shkrimi Mëparshëm

“Shqiptarët komandonin grekët”, ministri grek i mbrojtjes para përgjegjësisë në Parlament

Shkrimi Vijues

Albin Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Albin Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist