E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Rikthimi në Shqipëri i Gjon Kastriotit. Aksioni shqiptaro-napolitan i vitit 1481 në Árbërin e Vlorës

9 Mars, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Pëllumb Xhufi

… Qysh në 15 qershor 1481, Rektori e Këshilli i Raguzës njoftonin Mbretin e Napolit, se gjendja në Vlorë premtonte mirë për të ndërmarrë një aksion sulmues: sanxhakbeu Gedik Pasha ishte thirrur në Konstandinopojë e në vend të tij kishte ardhur Sulejman Pasha, ish bejlerbeu i Rumelisë. Në Vlorë nuk kishin mbetur veçse 500 Turq, një numër anijesh të nxjerra në breg e që për më tepër ruheshin keq dhe që fare lehtë mund t’u vihej zjarri. Në këto kushte, për të vështirësuar fushatën turke të Otrantos, që zgjati nga 25 korriku 1480 deri në 8 shtator 1481, Mbreti i Napolit organizoi një aksion në shpinë të bazës së rëndësishme osmane të Vlorës. Hollësitë e ekspeditës së Himarës i njohim nëpërmjet përshkrimit të bërë nga Stefano Magno. Kundrejt kërkesës së popullsisë shqiptare, që në Shqipëri të kthehej i biri i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, për të rifituar zotërimet e të jatit, Mbreti Ferdinand i Napolit vendosi të autorizojë nisjen e tij në krye të ekspeditës.

 

Aksioni u zhvillua njëherësh në disa drejtime. Luftimet e zhvilluara në malësitë në shpinë të Vlorës u drejtuan nga Konstantin Muzakë Karli, “kushëri i parë i djalit të Skënderbeut. Siç tregon një letër e fillimit të gushtit 1481 e Kostandin Muzak Karlit për Dukën e Kalabrisë, në fillim të asaj vere kreu shqiptar ishte dërguar nga ky i fundit me një mision luftarak “në Kurvelesh. Misioni i Kostandin Muzakës kishte shkuar për mrekulli, sepse ai kishte mundur të çlironte gjithë Arbër-Labërinë, me të gjitha fshatrat e luginat, si edhe vendet e Himarës, ku në përpjekje me Turqit, ai kishte vrarë 1600 prej tyre tyre e kishte zënë rob më shume se një mijë të tjerë, Një tjetër letër e Muzakës njofton se “Plesati, Kurveleshi dhe e gjithë Labëria” ishin bashkuar me kurorën e Napolit dhe se pas fitores së ditëve të shkuara, ai kishte nisur drejt Italisë komandantin osman të zënë rob. Letra duhet të jetë shkruar pas 7 shtatorit, kur Duka i Kalabrisë, Alfonsi, nisi drejt bregdetit shqiptar njeriun e tij, Albinon, me 2 mijë dukatë që u duheshin paguar krerëve shqiptarë, mes të cilëve bëhet emri i Kostandin Muzakës, për të marrë në dorëzim Pashain e zënë rob prej tyre, për të marrë gjithashtu kështjellën e Himarës të çliruar pak më parë nga duart e Turqve, ku do të vendosej një garnizon napolitan, si dhe për të djegur flotën që Turqit po ndërtonin në Vlorë në vështrim të një fushate të re në Itali. Kostandin Muzaka duhet të falenderohej me këtë rast për mburojën e Pashait, që tashmë e kishte dërguar në Napoli si provë të zënies rob të tij, dhe t’i kërkohej që të dërgonte gjithashtu, bashkë me vetë robin e shquar, edhe shpatën e tij.

Ngjarjet e periudhës gusht-dhjetor 1481 përmblidhen edhe në një rrëfim të besueshëm nga kronisti Stefano Magno, i cili zbulon disa protagonistë të tjerë të ngjarjeve të asaj periudhe, përveç Kostandin Muzakës së përmendur më sipër, Ndërsa bejlerbeu i Rumelisë Sulejman Alibegu erdhi në Vlorë me forca e nozullime të shumta për t’i dërguar në ndihmë të garnizonit turk të Otrantos, një kryengritje e madhe shpërtheu në shtator të atij viti në veri të Shqipërisë dhe bejlerbeu u detyrua të nisë drejt Shkodrës përforcime të mëdha në mënyrë që qyteti të mos binte në dorë të kryengritësve. Njëkohësisht, siç thamë më parë, Shqiptarët kryengritës kishin ftuar të birin e Gjergj Kastriotit të kthehej në Shqipëri e të rimerrte zotërimet e të jatit. Atë kohë, Gjon Kastrioti luftonte kundër osmanëve të Otrantos në krah të Dukës së Kalabrisë, dhe ky i fundit vendosi ta dërgojë Kastriotin në Shqipëri bashkë me shumë Shqiptarë të tjerë që ndodheshin në ushtrinë e tij, mes të cilëve edhe një kushëri të Gjonit, Kostandin Muzakë Karlin, si dhe Krokodil Kladën e Koronit, që pak kohë më parë kishte ardhur në Napoli nga Mani i Moresë. Ekspedita napolitane zbarkoi në brigjet shqiptare afër Durrësit dhe u bashkua me kryengritësit vendas, të cilët e brohoritën Kastriotin si zot të tyre. Me të marrë vesh këtë lajm, Bejlerbeu dërgoi kundër tyre dy mijë ushtarë me në krye një sanxhakbej. Në një betejë të parë me shqiptarët, sanxhakbeu triumfoi duke zënë rob një kompani të tërë bashkë me komandantin e tyre. I dëshpëruar nga kjo disfatë, Gjon Kastrioti u bë gati të kthehej në Pulje, por kryengritësit e ndalën duke i premtuar se do të luftonin për të deri në fund. Në fakt, në një betejë të dytë, ata e shpartalluan ushtrinë e bejlerbeut të Rumelisë, duke vrarë shumë prej njerëzve të tij dhe duke liruar ushtarët e ardhur nga Pulja me në krye kapitenin, që ishin zënë rob në betejën e mëparshme.

Ndërkohë, katër galerat e ardhura nga Pulja, nën komandën e krokodil Kladës, përshkonin brigjet e Vlorës e të Himarës duke goditur forcat osmane. Më në fund, Klada dhe forcat e tij zbarkuan në Himarë dhe ngritën në këmbë banorët e 50 fshatrave të asaj krahine duke u bërë thirrje atyre të dëbonin Turqit e të fitonin. Kryengritësit bashkë me forcat e Klades rrethuan fortesën e Himarës, subashi i së cilës i çoi fjalë bejlerbeut Sulejman Alibegu t’i dërgonte përforcime nga Vlora. Kështu, Bejlerbeu Sulejman Alibegu, që kishte shkuar në Vlorë për t’u hedhur në Otranto në ndihmë të garnizonit osman, u detyrua lërë mënjanë Otranton e të shkojë me ushtri në ndihmë të subashit të Himarës. Por kryengritësit e 50 fshatrave të Himarë Labërisë (Arbërit), të ndihmuar nga balestrierët e Krokodil Kladës, i zunë pritë 3 mijë ushtarëve turq të prirë nga vetë Bejlerbeu dhe i shpartalluan keqas ato ndërsa po kalonin një shteg të ngushtë që çonte për në Himarë. Rreth një mijë ushtarë turq u vranë ose u zunë rob, ndërsa pjesa tjetër ia mbathi me të katra. Këto ndodhën në 31 gusht. Me të dëgjuar disfatën, si dhe i informuar se kryengritësit kishin zënë të gjitha shtigjet, subashi i fortesës së Himarës lidhi besë me banorët për të braktisur fortesën në duart e kryengritësve, të cilët e lejuan atë të merrte një barkë e të shkonte në Korfuz. Pas Himarës, Klada në krye të Himarjotëve pushtoi edhe kështjellën e Sopotit. I lutur nga Gjon Kastrioti, ai i dorëzoi atij Bejlerbeun Sulejmen Alibegu, që ishte mes robërve osmanë, kundrejt një shpërblimi prej 1500 dukatësh, të cilat u ndanë mes kryengritësve. Nga ana e tij, kundrejt 4 mijë dukatëve, Gjoni ia përcolli Bejlerbeun zotit të tij, Dukës së Kalabrisë në Napoli, të marrin me sulm edhe kryeqendrën kastriote të Krujës, por nuk mundën për shkak të përqendrimit të madh të trupave osmane.

 

Deri në muajin dhjetor të vitit 1481 Gjon Kastrioti kishte arritur ta shtrinte mjaft zonën e lirë përreth Krujës, duke shtënë në dorë mjaft zotërime të të jatit, përfshirë fortesën e Stelushit, por edhe territore të tjera që nuk i kishte patur.

————–

267-271 Arbërit e Jonit – Pëllumb Xhufi

Përgatiti Elis Buba

Shkrimi Mëparshëm

Pronat e Dhërmiut / Shehaj: Olta Xhaçka të japë dorëheqjen, ka përfituar nga financat publike

Shkrimi Vijues

Çmimi naftës dhe ushqimeve/ Autoriteti i Konkurrencës shmang përgjegjësinë: Ne monitorojmë tregun, s’ulim çmimet

Të Ngjashme

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”
Kultura

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij
Kultura

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Çmimi naftës dhe ushqimeve/ Autoriteti i Konkurrencës shmang përgjegjësinë: Ne monitorojmë tregun, s’ulim çmimet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist