• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Rikthimi i basteve/ Rama shpjegon skemën e funksionimit: Ministria e Financave larg duart nga…

Vinny nga Vinny
31 Gusht, 2022
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
0
0
NDARJET
28
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë diskutimit për legalizimin e lojërave të fatit kërkuar në unison nga federatat sportive në vend për qeverinë, kryeministrit Edi Rama shpjegoi sesi do të funksionojë kjo skemë.

Ai madje iu rikthye debatit të fortë politik që ndodhi pas operacionit “Fundi i marrëzisë”, ku opozita sipas tij pretendonte se ligji i ri i lojërave të fatit u bë për të favorizuar kompaninë online të vëllait të kryeministrit Olsi Rama.

“Dua të bëj një gjë të qartë. Të gjitha argumentet, edhe eksperienca pas mbylljes flasin për një pamundësi për ta kufizuar dhe për vajtjen e përfitimeve në portofole individësh që jo në një rast, por në shumë raste ka profil kriminal. E sjell në kujtesë sepse debate kur u mbyllën lojërat, pati një momenti diskutimi sepse ne ishim që atëherë skeptik për pjesën e basteve online, mund ta realizonim. Por ju kujtohet që atëherë u ngrit një furi e madhe që kjo po bëhet për Olsi Ramën e ku di unë se kë. Dhe për të mos hedhur në erë një proces shumë të rëndësishëm që ka mbrojtur shumë njerëz që do të ishin viktima të këtij fati, ne e lamë. Ajo që flasim është për baste online”, shpjegoi Rama.

Më tej kreu i qeverisë sqaroi se skema e re e operimit të basteve sportive do të bëhet pa pjesëmarrjen në të, të Ministrisë së Financave, pasi siç Rama shpjegoi, nëse ky dikaster hyn në lojë, atëherë sporti dhe kultura do të ngelen sërish pa para.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT:

Ajo që flasim është për bastet online. Ne nuk flasim këtu për hapje por për marrjen e këtij aktiviteti nga ekonomia e zezë dhe nxjerrjen e këtyre përfitimeve në dritë, se as kina s’arrin dot ta bllokojë megjithëse e ka të ndaluar. Kështu që, ajo që vlen këtu është reflektimi si mund ta ndihmojmë ne sportin më shumë se realisht edhe ne jemi në pozitë. Nuk është çështje dëshire, sepse unë edhe për arsye të background-it tim, por edhe bindjes se sporti dhe kultura janë të pazëvendësueshme edhe për ekonominë, është e pamundur që ne t’i përgjigjemi kërkesave tuaja, që për hir të vërtetës janë modeste. Është ngërc i madh, por për të shkuar në një hap të madh më tutje, dhe duke menduar si Luiza të mos jetë një meteor, por të ketë 1,2,3 Luiza të tjerë në të ardhmen që të rrisin numrin e sportistëve kampionë, që peshëngritja të lulëzojë, por që edhe ën futboll. Se jemi shumë mbrapa në infrastrukturë, na duhet financim për të gjithë sistemin e trajnerëve dhe infrastrukturës. Kështu, që duhen para.

Dhe besoj se është e arsyeshme dhe fisnike që këto para t’i vëmë në dispozicion. Arsyeja tjetër pse Ministria e Financave nuk është në panel, është sepse ne kemi sot një pjesë që u la që atëherë të licencuar të aktivitetit të kazinove vetëm në hotelet me 5 yje që është rezultat i nevojës për të stimuluar turizmin elitar në ekonomi. Se hotelet me 5 Yje sjellin një lloj tjetër konsumatori, një konsumator që del nga hoteli, që shkon te plaza në Durrës, te kalaja e Tiranës, merr taksinë, makinën me qera. Është një lloj konsumatori që shpenzon dhe aty kemi një sasi të ardhurash që janë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Dhe Ministria e Financave mezi pret që të jetë këtu se paratë i do në buxhetin e shtetit dhe që pastaj të ngelet prapë sporti ose kultura. Ne do ta bëjmë të sanskionuar, që këto të ardhura, të llogaritura të jenë shumëfish më shumë seç ne kontribuojmë në vit për sportin, të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë në mënyrë të dedikuar. Pjesën e luanit do ta marri lëvizja sportive.

Kështu që do e shohim me shumë pozitivitet këtë gjë. Do vendosim kushte shumë të forta dhe do të bëhet me kompani ndërkombëtare. Nuk do të lejojmë riciklimin e asnjë lloj gjëje që nuk sjell këtu kulmin e transparencës dhe ligjshmërisë. Këto janë kompani të licencuara ndërkombëtarisht në tregun europian. Evisi më tha hë si do bëhet po apo jo. Edhe i thashë do shohim dhe do procedojmë.

Etiketa: bastetfunksionramarikthimiskema
Shkrimi Mëparshëm

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine”: A e dinë në Bruksel se çfarë po bën Rama? Sulmon gazetarët në çdo rast…

Shkrimi Vijues

Rama përplaset sërish me Bullgarinë, Ministria e Jashtme: Retorika e kryeministrit shqiptar, e papranueshme

Shkrimi Vijues

Rama përplaset sërish me Bullgarinë, Ministria e Jashtme: Retorika e kryeministrit shqiptar, e papranueshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

16 Shkurt, 2026
Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

16 Shkurt, 2026
Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

16 Shkurt, 2026
“Identiteti grek nuk përkufizohet dot nga ADN-ja.” Maniotët midis mitit të “pastërtisë helene” dhe vazhdimësisë ballkanike

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

13 Shkurt, 2026
Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

13 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist