E shtunë, 1 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Restaurohet filmi i vitit 1979 “Liri a vdekje”, historia e komitëve

3 Korrik, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Filmi “Liri a vdekje” është projekti i radhës i restaurimit realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me mbështetjen e programit “Sezoni i Filmave Klasikë” të ACE – Association des Cinémathèques Européennes.

“Liri a vdekje” është prodhim i vitit 1979 dhe mban firmën e dy regjisorëve Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro. AQSHF bën të ditur se tashmë restaurimi ka përfunduar dhe premiera do të shfaqet në kuadër të Tirana International Film Festival, i cili zhvillohet nga 21-27 shtator 2025. Ky film është një tjetër vepër e shpëtuar falë restaurimit, siç duket edhe në pamjet krahasuese, që AQSHF ofron paraprakisht. Nga pamjet duket qartë dallimi mes negativit të dekoloruar dhe rezultatit përfundimtar të imazhit të restauruar me teknika të përparuara digjitale. Restaurimi u krye në laboratorin e Augustus Color, Romë, pas skanimit 4K në studion e AQSHF-së të elementeve filmikë të figurës dhe zërit.

Subjekti I filmit bazohet në historinë e komitëve të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti të cilët kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.

Në mesin e personaliteteve meritore shqiptare, të shquara për kontributin që kanë dhënë në çlirimin e trojeve të Shqipërisë nga pushtimi turk por edhe ruajtjen e territoreve shqiptare, të cilat Evropa dhe Rusia ua kishin dhënë shteteve grabitqare fqinje: Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, janë të mirënjohur: Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mahal Grameno, Muço Qulli, Hajredin Temenishti Zeman Mashkullori e shumë të tjerë.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit. Janarin e 1914 u arrestua nga oficerët hollandezë të KNK-së në portin e Vlorës si i përfshirë në komplotin e Beqir Grebenesë. Pas prishjes së qeverisë së Durrësit nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, shkoi në Shkodër së bashku me Hamid Gjylbegun.[13] Pasi Shkodrën verën e 1915 kontrollohej nga Mali i Zi, u arrestuan disa oficerë shqiptarë, ku mes tyre edhe Gjylbegu, Çerçizi dhe Muço Qulli dhe këta dy që konsideroheshin nga territore jo të aneksuara, më 7 korrik 1915 u pushkatuan në fushën e Shtojit nga një togë malazeze.

I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, Topulli e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar i cili, ndryshe nga Çerçizi që pushkën e kishte simbolin e lirisë, mbante penën.

Etiketa: cercizfilmilirirestaurohettopullivdekje
Shkrimi Mëparshëm

Chatgpt shpëtimtari në hije, i gjuhës standarde shqipe, shkatërruesi i mendimit krijues dhe sedativi social që amplifikon apatinë shoqërore, tek shqiptari i zakonshëm

Shkrimi Vijues

“Ëndërro/ Dashuno…”, kur Ndre Mjeda këshillonte njeriun! Lirizmi i tij, stilistika e vargut dhe forca përçuese e mesazhit

Të Ngjashme

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët
Kultura

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

1 Nëntor, 2025
Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re
Aktualitet

Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

31 Tetor, 2025
Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik
Aktualitet

Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

31 Tetor, 2025
Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”
Aktualitet

Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

31 Tetor, 2025
Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës
Kultura

Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

31 Tetor, 2025
Gjuha e Epirotëve është shqipe: dëshmia e harruar e Francesko Rossi-t dhe e një të vërtete historike
Kultura

Gjuha e Epirotëve është shqipe: dëshmia e harruar e Francesko Rossi-t dhe e një të vërtete historike

31 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
“Ëndërro/ Dashuno…”, kur Ndre Mjeda këshillonte njeriun! Lirizmi i tij, stilistika e vargut dhe forca përçuese e mesazhit

“Ëndërro/ Dashuno…”, kur Ndre Mjeda këshillonte njeriun! Lirizmi i tij, stilistika e vargut dhe forca përçuese e mesazhit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

1 Nëntor, 2025
Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

31 Tetor, 2025
Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

31 Tetor, 2025
Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

31 Tetor, 2025
Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

Aleksandër Stipçeviq: Etnogjeneza e shqiptarëve nga ilirët

1 Nëntor, 2025
Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

Arbëreshët midis kohëve përballë narrativës së re

31 Tetor, 2025
Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

Shqipëria prezanton Bylisin në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik

31 Tetor, 2025
Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

Revista franceze ”Figaro Histoire” lavdëruese mbi librin “Udhëtim midis Ilirisë dhe Shqipërisë”

31 Tetor, 2025
Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

31 Tetor, 2025
Gjuha e Epirotëve është shqipe: dëshmia e harruar e Francesko Rossi-t dhe e një të vërtete historike

Gjuha e Epirotëve është shqipe: dëshmia e harruar e Francesko Rossi-t dhe e një të vërtete historike

31 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist