E diel, 16 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Raporti i KLSH-së/ Kontratat Ahmetaj favorizuan Zoton për çështjen e inceneratorëve

4 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Në një raport  tronditës me siglën “Konfidencial”, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon përgjegjësitë e të paktën 4 zyrtarëve të lartë të qeverisë së “Rilindjes” për dëme miliona euro në miratimin e koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Ish-ministri i Financave, aktualisht ministër i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë lënë secili gjurmën e tyre në kontratën që jo vetëm nuk ka llogaritur si duhet kostot e projektit, por pritet t’i rëndojë taksapaguesve shqiptarë për 30 vitet e ardhshme. Në një raport me siglën “Konfidencial”, të miratuar në dhjetor 2019 dhe i bërë publik së fundmi, KLSH rendit në mënyrë të detajuar veprimet e 4 zyrtarëve të lartë qeveritarë, referuar komunikimeve shkresore ndërmjet tyre në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017.

Në krye të asaj që mund të konsiderohet si “skemë” për favorizimin e kompanisë koncensionare “Integrated Technology Service” të biznesmenit Klodian Zoto, qëndron ministri i Financave i asaj kohe, Arben Ahmetaj. Sipas KLSH, institucioni i drejtuar nga Ahmetaj ka pranuar projektin e propozuar nga Ministria e Mjedisit, megjithëse ai nuk kishte përllogaritur të gjithë kostot e buxhetit të shtetit dhe nuk kishte marrë aprovimin e njësive vendore që do të përfitonin nga shërbimet e inceneratorit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë. Nga analiza e kryer prej audituesve të KLSH, rezulton se qeveria shqiptare ishte në kushtet e pamundësisë financiare për të miratuar projektin e inceneratorit të Sharrës. Megjithatë, siç rezultoi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dha viston që Ministria e Mjedisit, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, të nënshkruante kontratën koncensionare me Klodian Zoton.

Po ashtu, në propozimin e kompanisë private “Integrated…”, i mbështetur edhe nga Ministria e Mjedisit, nuk ishte përfshirë kosto e shpronësimit të tokave private pranë landfillit, të cilat arrinin në një shifër rreth 214 milionë lekë të reja ose 2 milion euro. Në rastin e inceneratorit të Sharrës, vlera e shpronësimit të rreth 400 mijë metra katrorë tokë private nuk është përfshirë në studimin e fizibilitetit. Vlera financiare e shpronësimeve, që llogaritet në rreth 2 milionë euro, duhej të ulej në çmimin që përfituesit e shërbimeve të inceneratorit do të paguajnë për kompaninë koncensionare. Por kjo nuk ndodhi. Por, ndërkohë që Ministria e Financave ka përgjegjësi për miratimin “symbyllur”, nga ana tjetër Ministria e Mjedisit e drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka, ka përgjegjësi që ka propozuar një projekt të paplotë dhe të pastudiuar, me kosto shumë të larta për buxhetin e shtetit në vitet e ardhshme. Ministria e Financave, në kundërshtimet e saj për gjetjet e KLSH, argumenton ndër të tjera se projekti i inceneratorit është përkrahur edhe nga përfituesi i kontratës, Bashkia e Tiranës.

Në këtë pikë, KLSH ka konstatuar problematika edhe në rolin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas dokumenteve zyrtarë, Veliaj rezulton se është shprehur në parim dakord për studimin e fizibilitetit dhe ky fakt është përdorur nga Ministria e Financave në argumentet e saj mbrojtëse. Por, sipas projektit, të shndërruar tashmë në kontratë koncensionare, përfituesit e shërbimeve nga inceneratori i Sharrës janë njësitë vendore të Qarkut Tiranë. Bashkia e Tiranës, megjithëse më e madhja e qarkut, është vetëm një prej përfituesve. KLSH konstaton përgjegjësi edhe tek Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri. Në studimin e fizibilitetit, është projektuar sigurimi i të ardhurave nga shitja e energjisë së prodhuar nga trajtimi i mbetjeve në shumën 133,546,693 euro me çmimin e parashikuar për t’u shitur prej 70 euro/MëH. Në dokumentacionin shoqërues të paraqitur për miratim nuk disponohet asnjë evidencë që justifikon aplikimin e çmimit të shitjes prej 70 euro/MëH dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë marrje konfirmimi nga autoritetet publike përgjegjëse për politikat e energjisë.

Shkrimi Mëparshëm

Kundër mësimit online, studentët edhe sot në protestë

Shkrimi Vijues

Dy naftëtare greviste përfundojnë në spital: Qeveria nuk dëshiron ta zgjidhë problemin tonë

Të Ngjashme

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera
Aktualitet

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

15 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë
Aktualitet

Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

14 Nëntor, 2025
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt
Aktualitet

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane
Kryesore

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë
Aktualitet

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

Dy naftëtare greviste përfundojnë në spital: Qeveria nuk dëshiron ta zgjidhë problemin tonë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025
“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

15 Nëntor, 2025
Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist