E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Ramaland

26 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Edmond Tupja

Nga Iliria, pra nga koha e ilirëve, paraardhësve tanë, deri sot, pra në Republikën feudalo-socialiste te Shqipërisë, emri apo emërtimi i vendit tonë është shfaqur në disa forma sipas epokave dhe ngjarjeve që janë zhvilluar gjatë atyre. Kështu, kemi Arbëri, Shqypni, Shqipni apo Shqipëri në gojën e shqiptarëve, por Albania sipas italianëve, Allbenia sipas anglo-amerikanëve, Albani sipas francezëve, Arbania në gojën e kinezëve etj., etj. (Këtu lista do të ishte fort e gjatë dhe, rrjedhimisht, po mjaftohem me kaq).

Ka shumë të ngjarë që lexueset dhe lexuesit e mi të kulturuar ta kenë lexuar Faik Konicën, këtë mendimtar, publicist e kritik letrar, i cili ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, por që, në një moment të caktuar, e quajti Shqipërinë Zululand, pra me emrin e një treve në Afrikën e Jugut të banuar pikërisht nga zulutë, një ndër fiset autoktone që banonin atje. Duke lundruar në Internet për të mësuar diçka më tepër për këtë fis fatkeq, u kujtova se, prej disa vitesh tashmë, shtetin e sotëm shqiptar e cilësoj si të vetmin shtet afrikan të Europës. Atëherë iu ktheva, në Internet, figurës së Faik Konicës, mendimeve të tij lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët e kohës së vet, dhe u trondit kur vura re sa vlejnë ato edhe për Shqipërinë e tanishme, edhe për ne, shqiptarët bashkëkohorë. Befas pata një si ndriçim në mendje dhe pyeta veten: “Po sot, si do të mund ta quanim Zululandin shqiptar?”. Në çast më shkrepi një ide dhe hapa fjalorin e gjuhës shqipe për të parë se mos kishte ndonjë të dhënë për zulutë; mjerisht, rashë tek fjala “zullum”, e cila përkufizohet si vijon: “1. Dëm […] 2. Të këqija, shkatërrime e padrejtësi” dhe, aty për aty, pyeta veten: “Kush, këto vitet e fundit, i ka bërë e po vazhdon t’i bëjë të këqija, shkatërrime e padrejtësi popullit tim?”. Por le t’i kthehemi Internetit: Atje gjeta disa mendime të Faik Konicës, të gjitha aforizma, një pjesë të të cilave do ta komentoj sepse më ndihmuan të identifikoja emrin e kryezullumqarit tonë kombëtar të kohëve të fundit. Ja, pra, mendimet e Faik Konicës që ruajnë tërë aktualitetin e tyre lidhur me atë çka po ndodh sot në Shqipërinë tonë fatkeqe sa s’bëhet më:

“Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshëm, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë  ku ndodhen”. Oh, sa e vërtetë është kjo sot në Shqipëri, ku dita mavi e Edi Ramës është gati më e errët se bloza, katrani e qymyri të marrë së bashku!

“Ata që do të donin  t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve”. A nuk na ka të ngopur, që prej gati tetë vjetësh, Edi Rama me retorikë boshe plot premtime në erë si, për shembull, hapja e 300 mijë vendeve të punës, lufta kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme dhe ngritja e vendit në një nivel mirëqenieje për t’u pasur vërtet zili nga vendet e Bashkimit Europian?

“Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer dhe ata që e mbajnë mbi zverk e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndiejnë njëfarë urrejtjeje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit”.

A nuk është kjo e vërtetë për gjithë ata e ato që kanë votuar për Partinë Socialiste të Edi Ramës? A nuk është kjo nga ana e tyre një simptomë e frikshme mazohizmi apo një shfaqje e lemerishme e sindromës së Stokholmit?

“Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe kamorrën, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; kamorrën e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë”. A nuk kemi edhe ne tani kamorrën, pra mafien kombëtare që i ka shtrirë tentakulat në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë?

“Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë”. A nuk është vallë kjo e vërtetë që nga koha e firmave piramidale dhe deri sot me koncesionet e allishverishet e tjera në kurriz të popullit tonë që, kryesisht, sidomos dhe në veçanti këto tetë vitet e fundit, po ushqehet me lugë të zbrazët por pa u ngopur, ta pret mendja, a thua se jeton në  Zululandin e para disa shekujve?

Apo ndoshta tani po e kupton se vendi i tij është kthyer në një Zullumland të neveritshëm? Oh, fjalë e rëndë kjo, Zullumland, por si ta quajmë Shqypninë apo Shqipërinë me një emër të ri? Një përgjigje e kam për këtë pyetje aspak retorike: Ndoshta mund ta quajmë… mund ta quajmë… Ramaland, o lexueset e lexuesit e mi të shqetësuar për fatet e atdheut tonë që, me sa duket, po jep shpirt jo në duart e zuluve, por të zullapëve të përbindshëm që na qeverisin!

Shkrimi Mëparshëm

Shtetet myslimane bojkotojnë produktet franceze, për hir të karikaturave të Muhamedit

Shkrimi Vijues

Rama: Do ta votojmë sërish pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor, askush s’mund ta verë në diskutim vullnetin e Parlamentit

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Rama: Do ta votojmë sërish pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor, askush s’mund ta verë në diskutim vullnetin e Parlamentit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist