E shtunë, 2 Dhjetor, 2023
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Rama, për “The Guardian”: Dua t’u jap afganëve të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri

17 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mikpritur qindra shtetas afganë përkohësisht në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes “The Guardian”, e cila ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Rama.

Ky i fundit ka treguar se  Shqipëria i ka ende të memorie vuajtjet e diktaturës. E  teksa shton se Shqipëria si vend i vogël nuk mund të zgjidh problemin në Afganistan, Kryeministri thotë se të paktën të mos bëhemi problem dhe të solidarizohemi me njerëzit në nevojë. Më tej, ai ka shprehur keqardhjen për pamjet që kanë ardhur nga mediat ndërkombëtare dhe duke pasur kompetencat thotë se do t’u japë njerëzve që do të mikpresë Shqipëria mundësinë e frymëmarrjes.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të  jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për  ata që jemi, është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, tha Kryeministri, Edi Rama, për “The Guardian”. Më tej, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk i kupton vendet e pasura, të cilat kanë refuzuar që të strehojnë afganët përkohësisht.

“Nuk e kuptoj sesi vendet e pasura kthejnë shpinën. Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij”, u shpreh më tej Rama. Më tej në shkrimin e saj, “The Guardian” thotë se rënia e Kabulit ka rihapur debatin për ndarjen e emigranteve në vendet evropiane, ndërsa udhëheqësit e qeverive po përgatiten për një rritje të pashmangshme të refugjatëve. Mijëra afganë, mes tyre Presidenti Ashraf Ghani nxituan në aeroportin e Kabulit në përpjekje për të ikur nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit. Tri persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e kaosit në aeroport.

REPLIKAT ME QYTETARËT

Por më herët kreu i qeverisë gjatë ditës së djeshme ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjete sociale, të cilët kërkonin llogari se përse e  ka marrë vendimin pa konsultuar me askënd. Qytetari përmes një komenti në  “Facebook”, i thotë Kryeministrit që të mos e trajtojë Shqipërinë sikur e ka pronën e vetë. “O Edi, ti po sillesh sikur ta kesh çliruar ti këtë vend dhe po e përdor sikur të jetë pronë e jotja. Nuk jam kundër emigrantëve, po jam kundër sjelljes tënde.

Të duket vetja se je baba i gjithë kombit dhe i merr vendimet vetë pa e diskutuar me njeri, mos harro se nuk ashtë pronë e jotja Shqipëria, kanë luftuar të tjerë, ti e gjete gati prandaj çdo vendim që ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve mos e merr me kokën tanë”, shkruan Qemal Pirra. Por pa shumë argumentim, kreu i qeverisë i kujtoi qytetarit se ai sapo ka marrë miratimin e shumicës së qytetarëve për të marrë të  tilla vendime. “Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit që na dha për të tretën herë besimin që të bëjmë pikërisht ketë, të marrim vendime e të bëjmë më të mirën për Shqipërinë!”, i kthehet Rama.

Ndërsa duke  iu përgjigjur një tjetër komentuesi që sipas deklaratës së qytetarit vetë prej  30 vitesh jeton në emigrim, Rama sqaron se personat që  do të strehohen në Shqipëri nuk do të qëndrojnë për shumë gjatë këtu, por derisa  të bëhen verifikimet e dokumenteve për t’u larguar në  SHBA. “Ata nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, po do të  largohen për në SHBA pasi  t’u jetë bërë i gjithë dokumentacioni për të jetuar  atje”, shkroi Rama në “Fa- cebook”, duke iu përgjigjur qytetarit.

“Shkalla e papunësisë në Shqipëri është më e ulëta në rajon thotë Banka Botërore. Sa për emergjencën sociale pa precedent, Shqipëria s’ka qene asnjëherë më mirë dje se sa sot dhe shumë më mirë duhet e do të bëhet. Këto janë  faktet, të tjerat janë opinione”, shton Rama.

SA DO STREHOJË SHQIPËRIA

Ndërkohë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Twitter”, tregoi se Shqipëria është e  gatshme të presë disa qindra afganë që të strehohen  përkohësisht në Shqipëri. Ndërsa shpërndau një postim të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Xhaçka deklaron: “Shqipëria është e gatshme  të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët  tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe  mirëqenien e tyre”. Në deklaratën e Blinken-it thuhet:  “SHBA-ja pajtohet me komunitetin ndërkombëtar në  pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe të ruhet qetësia”.

Shkrimi Mëparshëm

Shehaj: Zjarri në Saraje është vënë me leje të Veliajt

Shkrimi Vijues

Një leksion shqiptar për dështimin e amerikanëve në Afganistan

Të Ngjashme

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”
Aktualitet

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023
Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!
Aktualitet

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

29 Nëntor, 2023
Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër
Aktualitet

Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër

28 Nëntor, 2023
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Lorik Cana përuron statujën e Skënderbeut në fshatin arbëresh të Italisë
Aktualitet

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Lorik Cana përuron statujën e Skënderbeut në fshatin arbëresh të Italisë

28 Nëntor, 2023
Gjermania “rrëzon” Greqinë për Belerin: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet
Aktualitet

Gjermania “rrëzon” Greqinë për Belerin: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet

27 Nëntor, 2023
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Shqipja standarde dhe zbatimi i rregullave të saj
Aktualitet

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Shqipja standarde dhe zbatimi i rregullave të saj

27 Nëntor, 2023
Shkrimi Vijues

Një leksion shqiptar për dështimin e amerikanëve në Afganistan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

29 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist