E mërkurë, 18 Shtator, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Qeveria garanci sovrane për furnizimin me produktet bazë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, ku theksoi se qeveria në kuadër të përpjekjes për të minimizuar pasojat e krizës do t’i mbështesë ata me garancinë sovrane.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama tha se garancia sovrane do të ndihmoj furnizuesit e ushqimeve të marrin kredi me garanci të plotë të shtetit në mënyrë që të marrin edhe më shumë furnizim për ta pasur për çdo rast në afatgjatë.

“Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo rezervë ekstra është dhe shtetërore në të njëjtën kohë, ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet për shkak të mbi furnizimit do ta marrë shteti, është e garantuar. Nuk ka asnjë diskutim që ju nuk do të humbisni asnjë qindarkë në këtë operacion”, tha Rama.

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist