Mblusesa e kokës, plisi tek shqiptarët është një veshje pellazgjike dhe ilirike siç është fustanella që sot shqiptarët e veshin si paraardhësit e tyre.
Duke u kthyer 2000 vjet prapa, këtë qeleshe e gjejmë në shumë monedha, në shumë statuja dhe piktura; siç janë statujat e Uliksit që pothuajse gjithmonë shfaqet me këtë lloj kapele në kokë, duket se kjo është veshja e tij tradicionale. Uliksi nuk është i vetmi që ka veshur këtë ornament që sot është vulë e shqiptarëve.
Uliksi në veshjet e tij pasqyron dhe mbart kulturën pellazgjike, të njëjtën kulturë të trashëguar tek ilirët dhe që shqiptarët e ruajnë sot.
Historia e heronjve të lashtësisë i ngjan asaj të heronjve të revolucionit të 1821, arvanitasve që përmenden si heronj grekë edhe pse ishin shqiptarë. Veshjet me fustanella e famshme shqiptare, u bënë veshje kombëtare greke me dekret mbretëror, u bënë më tej veshje e gardës presidenciale greke, po në mënyrë arbitrare.
Në vitin 2010, historianët grekë pranuan se fustanella është një veshje tradicionale shqiptare. Plisi shqiptar vishej gjithmonë me të. Fustanella dhe plisi i kanë gjurmët shumë të lashta dhe kanë përcjellë popullsinë autoktone të Ballkanit prej fillimit të kohërave.
Disa imazhe të qeleshes shqiptare.