• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia

Vinny nga Vinny
17 Dhjetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
0
Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia
0
NDARJET
21
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në Parkun Antik të Finiqit vijojnë punimet, që sipas projektit për “restaurimin dhe konsolidimin e murit rrethues”, parashikohen të përfundojnë në 17 dhjetor.

Por, për historianët dhe arkeologët, përdorimi i mjeteve të rënda për restaurimin e murit rrethues po shkatërron parkun arkeologjik.

“Është kriminale, po shkatërrohet historia. Të fusësh ekskavator pa asnjë specialist është skandaloze. Kam 40 vite që punoj në site arkeologjike, por në Finiq site po dëmtohet!”, tha restauratori Edmond Haxhiraj.

Duke përmendur projekte të tjera sukesshme të Institutit të Trashëgimisë Kulturore, punën aktuale në Finiq, arkeologu Gjerak Karaiskaj e cilëson problematike.

“Instituti i Monumenteve i dikurshëm ka patur një përvojë të gjatë dhe të sukseshme në restaurimin e mureve antike në Lezhë dhe në shumë vende të tjera. Këto punime nuk kryhen as me buldozer dhe as me vinça gjigandë. Më parë gërmohet vendi ku ndodhen gurët e rrëzuar me metoda arkeologjike, identifikohen, më pas u gjendet vendi, ngrihen mbi krikë dhe punohet me dorë si në antikitet”, deklaroi historiani dhe arkeologu Prof. Gjerak Karaiskaj.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve ka kontraktuar firmën private “Jogi shpk”, por ky vendim, thotë Prof. Neritan Ceka për Top Channel rrezikon seriozisht rrënojat arkeologjike të qytetit antic Foinike.

“Nuk mund të punohet me firma private pa specialistë. Firma private me tenderim shkon bën punime pa asnjë bazë shkencore, është njësoj si të operohesh te dentisti kur ke probleme me zemrën. Praktika e Ministrisë me ndërhyrjet diletante që po bën, është e rrezikshme. Është i njëjti shtet që i ka të dyja duart, por punon me këmbë. Shkon punon me firma private. Nuk është serioze për një shtet që synon të hyjë në BE. Në site, po përdoren praktika primitive, nuk mund të gërmosh me skrep në monument. Akademia e Shkencave ka dërguar ekip me përvojë atje, por ana tjetër, te pjesa më delikate shkojnë e fusin mjete private”, u shpreh historian-arkeologu, Prof. Dr. Neritan Ceka.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në një reagim publik, u shpreh se duke konsideruar peshën e rëndë të gurëve ciklopikë të rrëzuar, në raste të tilla, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, në përputhje me ligjin dhe gërmimet i quan pjesë e procesit të dokumentuar të restaurimit.

Duke pohuar se projekti ka arritur në 80% të realizimit ministri Gonxhe publikoi fotot para dhe pas ndërhyrjeve. Por, pikërisht këto foto sipas studiuesit Auron Tare dëshmojnë degradimin e shkencës së restaurimit në Shqipëri. “Ajo që po i ndodh trashëgimisë sonë nuk është vetëm një turp, por edhe një krim ndaj së shkuarës dhe së ardhmes”, shton Tare.

Foinike ka luajtur një rol strategjik në pikëpamjen administrativo-politike në rajonin e Epirit, fillimisht si kryeqendër e Kaonëve dhe më pas si kryeqyteti i Koinonit Epirot (168 para Kr). Gërmimet arkeologjike që kanë nisur prej 1926 kanë zbuluar një sërë monumentesh.

Etiketa: finiqitparkupunimetstudiuesit
Shkrimi Mëparshëm

Zbulohet letra e panjohur e 15 dhjetorit 1942, për Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve

Shkrimi Vijues

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

Shkrimi Vijues
Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist