• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kronike

Publikohet video / Momentet kur polici hap zjarr ndaj Klodian Rashës

Vinny nga Vinny
15 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
0
0
NDARJET
1.1k
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Del me video/ Momenti kur efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon për vdekje mbi Klodian Rashën, lëvizjet e fundit të 25-vjeçarit dhe vrapi për t’i shpëtuar policit

Dalin për herë të parë pamjet e vrasjes nga efektivi i policisë të 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor në kryeqytet.

Emisioni “Uniko” në Klan Plus ka publikuar regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonën e Laprakës, vetëm pak metra larg banesës së tij.

Siç duket edhe nga pamjet, i riu vrapon disa metra para efektivit, Nevaldo Hadëraj, ndërsa ndiqet hap pas hapi prej tij.

Pas shkrepjes së armës, rreth orës 01:14:50, është një person me makinë që del nga mjeti i tij, sapo dëgjon të shtënat me armë zjarri, duke u bërë një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes, bashkë më efektivin tjetër.

Para 25-vjeçarit, Rasha, në zonë kishin kaluar edhe dy vajza por nuk kishin ngjallur dyshime tek efektivët.

DINAMIKA E NGJARES:

Ora shënon 01:10:29 e mëngjesit kur Klodian Rasha qëndron i mbështetur tek pema në anë të rrugës kryesore “Dritan Hoxha”, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Pak sekonda më vonë, aty shfaqen dy vajza të cilat kalojnë në trotuar pranë 25-vjeçarit Rasha, por që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Në orën 01:11:27 mbërrin nga Lapraka një makinë private dhe pas saj direkt patrulla e policisë. Në orën 01:11:32 Klodian Rasha fillon të lëvizë pasi konstatoi praninë e policisë.

Në orën 01:11:39, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj del nga makina së bashku me kolegun e tij, ndërsa Klodian Rasha fillon të shpejtojë hapat dhe të largohet në anën tjetër të rrugës. Menjëherë, efektivi i policisë vihet në ndjekje të tij në këmbë. Ora shënon 01:11:47.

Ora 01:12:28, në anën tjetër të rrugës duket në kamera punonjësi i policisë. Nevaldo Hajdaraj vijon ndjekjen me vrap të Klodian Rashës. Në ndihmë i shkon edhe kolegu i tij i policisë.

Në orën 01:13:13 shfaqen Klodian Rasha dhe një prej punonjësve të policisë duke vrapuar.

Ora shënon 01:14:27, është momenti kur polici qëllon me pistoletë. Ai ndodhet në rrugicën pranë banesës së Klodian Rashës.

Në orën 01:14:35 shfaqet polici Nevaldo Hajdaraj që hyn në rrugicë.

Ora 01:14:50, shoferi i makinës private që kishte ndaluar para makinës së policisë, del nga mjeti për të parë çfarë kishte ndodhur pak sekonda pasi dëgjoi të shtënat me armë zjarri.

Në orën 01:15:01, në hyrje të rrugicës shfaqet kolegu i Nevaldo Hajdaraj, efektivi me inicialet E.GJ.

Efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta. Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

Shkrimi Mëparshëm

Video / Abazoviç viziton Tuzin, flet qartë për diskriminimin ndaj shqiptarëve

Shkrimi Vijues

Shqiptarët do të paguajnë një shifër të frikshme për koncesionet e qeverisë në 2021

Shkrimi Vijues

Shqiptarët do të paguajnë një shifër të frikshme për koncesionet e qeverisë në 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

3 Mars, 2026
Sa të vjetër janë realisht arvanitët në Greqi? Konstantinos Sathas: Një “rishkrim” i historisë midis sllavëve dhe shqiptarëve

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist