E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Pse Serbia dhe mësymjet e saj ligjore, po i japin drejtësi indirekte kosovarëve

17 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

“Çfarë fati për sundimtarët kur njerëzit nuk mendojnë.”

Ja ka mbërritur dita që me fatkeqësitë dhe masakrat e mënxyrshme të serbeve ndaj shqiptreve, vetë shqipëtarët në një anë tjetër të kufirit, të bëjnë propagandë partiake, për të batuar nga pozita kundërshtarët politikë….

 

Njëqind djaj s’mund të trembin, dy hamaj të çmendin

Sa e sikletshme që po bëhet sikur po harrohet historia, “Europa, e mrrutё e ndyt’” s’ka aq faj sa niveli kulturor mizerje, i atyre që duhet ti dalin per zot vendit . E ndonëse korifejtë televizivë janë të informuar, çështjen e përbashkët e ngushtojnë kaq shumë në interesat e tyre të shitblerjes, sa shqiptarisë i kanë mbetur vetëm simbolet e bukura dhe ngjyrat kombëtare si konotacione përbashkuese.

Vitet kalojnë dhe të vërtetat treten si pikselët e fotografive të dhunës serbe ndaj shqiptarëve. Ato foto përcillen gjithnjë e më të vogla, pasi cilësia u ka humbur. E megjithatë ato janë aty, siç është aty tok korrupsioni aktual i shumë zyrtarëve, që u kanë dalë nga zemra e zhgënjyer popullit.

Serbia po ndëshkon ata qe po i bëjnë keq Kosovës?!

Ështe braktisur populli deri në pikën që shumë shqiptarë të Kosovës janë të lumtur që Thaçi është para drejtësisë, qofte edhe për krime lufte, sepse dëshira për ndëshkimin e një abuzuesi, sipas tyre, është më e fortë se arsyet pse ndëshkohet ky abuzues. Pra politika e hajnave po luan një rol minues, vëllavrasës dhe përçarës.

Edhe në rastin fatlum, kur një gjykatë X apo Y do ngrihej për të gjykuar krimet hipotetike të të shkuarës, së politikanëve kryesorë në Shqipëri, sigurisht që populli do ishte në një nivel gati neutral reagimi. Pasi thellë thellë populli do që këta keqberës të sprovuar të  ndëshkohen për diçka. Të privohen nga diçka, ta ndjejnë thikën e drejtesisë në palcë dhe të kuptojnë se askush mbi dhe s’është i paprekshëm. Kjo është drejtësia poetike që kërkojnë shqiptarët. Dhe Kosovës kjo drejtësi i erdhi nga dora e armikut të betuar, që ngre pikpyetje të padrejta në veprat e mira të njerëzve tashmë të tjetersuar nga pushteti. Me një lëvizje shtazarake në diplomacinë e prapaskenave, kërkon të përmjerrë të vërtetat historike, siç ka bërë ngahera. Sepse politikëbërësit serb e dinë shumë mirë se historinë e shkruajnë te fituarët ndaj edhe konfliktin me shqiptaret Vuçiç nuk e quan të mbaruar. Sepse edhe ai është në krye të një populli që gjallon me nacionalizma të semura, me shovinizma e simbolika deri diku empirike e të padiskutueshme. Siç jetojnë shqiptarët me flamuj të ngritur me drone nëpër stadiume ku luhet futboll e jo gjeopolitikë. Por s’është ajo atdhedashuria. Atdhedashuria është t’i dedikosh jetën dhe veprën vendit tënd. Me punë të efektshme dhe afatgjatë. S’mund të rrokesh kontribute e merita si çlirimtar i një vendi, qe më pas e vjedh më keq se okupatori nga i cili e çlirove.

 

Kosova është çeshtje e humbur për Serbinë, dhe të vetmit që s’e gëllisin dot këtë, janë politikanët ekstremistë serb dhe disa krerë të klerit që nakatosin politikën me meshat e tyre të pashenjta. Vuçiç me shokë, me këto skena në arenën ndërkombëtare sigurojne elektorat dhe mbeshtetje popullore në shtëpi. Me fare pak punë dhe me një marketing shurdhues politikanët ballkanas ruajnë konstante varferinë e popujve të tyre, që të mund të shijnë lirshëm në lëmet e abuzimit.

 

“Çfarë fati për sundimtarët kur njerëzit nuk mendojnë.”

Shprehje e shëmtuar nga një personazh po kaq i shëmtuar sa Hitleri. Por kjo nuk e zbeh vërtetësinë e pohimit.

 Të vërtetat e luftës së fillimviteve ’90 në Kosovë janë përkrahëse të palës së vuajtur, dmth ajo shqiptare.  Ndonjëherë i marrim si të mirëqena faktet…. Njerëzit kanë harruar ose edhe më thjeshtë, nuk u bën më përshtypje. Ata që kanë qenë 4  vjeç në ’99-ën, sot janë 25 vjeç. Nuk dinë të definojnë dhe identifikojne lirinë, pikërisht për shkak se kanë lindur ose janë rritur në liri. Dhe falë kësaj lirie të pavetëdijshme sot jemi në një pikë indiferentizmi. Indiferentizëm popullor dhe politik, që po e zbraz si Kosovën edhe Shqipërinë, nga mungesa e theksuar e shpresës për jetë. Indiferentizëm dhe apatizëm që lejon premisat per deklarata nga më rrëqethëset, nga ana e palës që s’i intereson integriteti territorial i Kosovës.

 

 Deklarata që Vuçiç bëri duke hequr një paralele me konfliktin në Nagorno-Karabakh, duke theksuar se me shqiptarët konflikti nuk është përfunduar, por thjesht është në një fazë ngrirje, erdhi pas një takimi që presidenti serb zhvilloi me ambasadorë të Shteteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian në Beograd.

Ai paralajmëroi se “situata mund të përshkallëzohet deri në një katastrofë të vërtetë”.

Reagimet e ashpra të Prishtinës dhe Tiranës  që i bënë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të mbajnë qëndrim për këto komente, sollën si rezultat një demarsh të presidentit serb, i cili u përpoq të justifikonte fjalët e tij me parrulla paqësore.

Kësisoj ai është i balancuar me popullin serb që aspiron Europën, por edhe me atë pjesë dominante të politikës serbe, që është pro-ruse e që ngadhnjehet nga këto deklarata heroike serbomëdha. Vuçiç, nuk është thjesht një këlysh i Rusisë, siç e cilësoi Vjosa Osmani. Është një potitikan tipik ballkanas. Sqimatar i interesave kombëtare, por pa anashkaluar, ato politike e sigurisht ato personale.

Në pikpamjen time, presidenti serb, shokët e miqtë e ngjashëm i ka me shumicë në rajon. Vetëm flamujt i diferencojnë, sepse përsa i përket filozofisë, teknikave dhe taktikave politike ngjajnë së tepërmi.

Pikërisht kjo ngjashmëri e politikanëve milionerë të ballkanit, e frenon, urojmë jo përjetësisht bashkimin kombëtar të shqipëtarëve. Askush s’po kërkon të ndryshojnë kufijtë shtëtëror, por thjesht të hiqen kufijtë mes nesh. Jo detyrimisht nën një qeveri gjithëpërfshirëse, por qoftë edhe me heqjen simbolike të kufijve, të doganave, njësimin e arsimit, sportit, kulturës etj. Asnjë hap s’bëhet në këtë drejtim, dhe e vetmja pengesë është vullneti politik. Vullneti i atyre që flamuri kombëtar shpesh u ka shërbyer si mbulesë tryezash të përbashkëta, e që e kanë më të lehtë të vijojnë të ndarë në interesa por të bashkuar në nevoja./usalvision

 

Shkrimi Mëparshëm

“Gjykatën Speciale s’na e bëri Basha me Berishën” Isa Mustafa: Për ne ka qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK

Shkrimi Vijues

Amaneti i 17-vjeçares që u vra nga serbët në Kosovë

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Amaneti i 17-vjeçares që u vra nga serbët në Kosovë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist