E premte, 24 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Pse hesht Serbia në lidhje me Betejën e Dytë të Kosovës më 1448

19 Tetor, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter
Serbia “me të drejtë” ka lidhje të pashqitshme shpirtërore me Kosovën. Sot është dita kur “Serbia heroike” ia shiti Ballkanin Turqisë në Betejën e Dytë të Fushë-Kosovës, më 1448.
 
Ballkani ra në ferrin otoman në tri data madhore, që do të kishin qenë me shumë gjasa të shmangshme po të ishte për fqinjë më të mirë. Në 1453, ra Bizanti i madhërishëm, pasi perëndimi e mendoi të paarsyeshme kërkesën e Skënderbeut për një kryqëzatë kundër turkut të drejtuar prej tij. Të gjithë mbajtën zi dhe vajtuan për Bizantin më pas.
 
Më 1448, Krajl Brankoviçi i serbëve e pa të padenjë për veten kërkesën e prijësit hungarez Huniadi për t’iu bashkuar forcave të tij kundër turqve që po qaseshin në Fushë-Kosovë. Ishte e padenjë për Brankoviçin të kalëronte si i dyti pas Huniadit në ushtri.
 
Ky krajl e pa të arsyeshme dhe më krenare të bënte aleancë me turkun, duke i bllokuar Skënderbeut hyrjen dhe kalimin nëpër territoret serbe për t’i shkuar në ndihmë miqve të tij Huniadit, rumunëve dhe kryqtarëve të tjerë. Krajli e bëri gjithashtu shumë të vështirë edhe ecjen e ushtrisë hungareze dhe aleatëve të tjerë drejt Fushë-Kosovës, duke i dhënë përparësi të madhe forcave turke, të cilat tashmë kishin tashmë avantazh të madh në numra dhe artileri.
 
Tri ditë zgjati beteja, dhe forcat kryqtarë u mposhtën, sigurisht. Sot Serbia nuk e mban mend mirë këtë, dhe valëvit në çdo forum flamurin e ortodoksisë. Përvoja historike tregon se, të kish qenë edhe Skënderbeu në atë betejë, rezultati do të kish qenë krejt ndryshe. Por qe e thënë t’u jepej shkas turqve për ndonjë skenë “epike” e “heroike” nëpër telenovelat e tyre “heroike”, si dhe Serbisë për të shtuar pa turp ndonjë nga ato thirrjet patetike “Kosovo je Srbija”. Çdo komb ka faje të mëdha, por shitjet ndaj pushtuesve si kjo janë pothuajse të pafalshme.
 
Ah, se për pak harrova! Krajl Brankoviçi gjithashtu i kaloi trupat e tij në mbështetje të sulltanit. Ishte më e denjë për të të ishte vasal i turkut se i dytë ndaj hungarezit.
Përveç të dhënave për epilogun, janë ruajtur hollësi dhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi kishte marrë rrugë për në jug jo larg Fushë-Kosovës, u ndesh me Skënderbeun, që ishte nisur ti bëhej shok lufte Huniadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vushtrrisë, u përpoq me duk Bogdanin, një stërgjysh i Pjetër Bogdanit. 
 
Kur më në fund Skënderbeu arriti në vendin e luftimeve, beteja ishte humbur dhe koalicioni i krishterë ishte thyer keqas. Në zemërim të kësaj mynxyre, ai dhe ushtria e tij u kthyen kundër serbëve dhe dogjën e shkatërruan ç’i panë sytë nga territoret e “Viçit”. Nuk thonë kot për të që është kampion i Krishtit dhe shpatë drejtësie hyjnore.
 
Në pranverën e vitit vijues, sulltani u kthye vendçe kundër Skënderbeut tashmë të lënë pa aleatë të afërt. Nuk ia mori mendja sulltanit se do t’i duheshin edhe 30 vjet të tjera që ta vinte poshtë këtë pëllëmbë tokë shkëmbore në brigjet e Adriatikut e Jonit. Ky vend nuk kishte një Viç në krye.
 
Ballkani ra përfundimisht në ferrin otoman (ende të ndjeshëm) në 1478 me rënien e Shkodrës. Perdja e errët u tërhoq dhe Ballkani – sidomos ne, nën kujtesën e mirë e zemërake të turkut – ra në gjumë-mort për 500 vjet.
 
Po, vërtet, Kosova është Shqipëri.
Prezantim arti otoman i një ushtari të turqve që rrëzon me lak dhe mposht një kalorës hungarez nga Beteja e Kosovës, 1448. Vihen re tiparet mongoloide të turkut të hershëm para përzierjes me evropianët.

/reclaimthemiddleages

Shkrimi Mëparshëm

Politizimi i trashëgimisë kulturore / Europa Nostra censuron çdo diskutim për Manastirin e Deçanit

Shkrimi Vijues

Boiken Abazi flet për herë të parë pas dorëheqjes nga drejtimi i Vetëvendosjes

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Boiken Abazi flet për herë të parë pas dorëheqjes nga drejtimi i Vetëvendosjes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist