Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar këtë ngjarje disa ditë më parë, ajo u realizua më 30 janar të këtij viti në mënyrën më të respektuar në shenjë mirënjohje për Presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane apo Lobit Shqiptar në SHBA, i vetmi i regjistruar për lobim.
Prezenca e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, njeri i fuqishëm dhe autoritativ i kësajë lamie, pastaj, Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, zoti Ferid Hoxha, Ambasadori i Republikës së Dardanisë(Kosovës), në Uashington, zoti Ilir Dugolli, Konsull Gjeneral të Republikës së Dardanisë(Kosovës) në New York, zoti Frymëzim Isufaj, historiani i ynë i shquar dhe i respektuar, Jusuf Buxhovi, i dhanë tonin më të respektuar të një personaliteti i përkrahur, në rend të parë nga populli amerikan në cilësinë e Kongresistit jo anonim, por shumë aktiv si ligjvënës duke botuar edhe libra bashkë me ish-Kryetarin e Dhomave të Përfaqësuesve, zotin Newt Gingrich lidhur me problemet ekonomike si ekspertë i kësaj lëmie i cili, e përfitoi respektin dhe përkrahjen e kolegëve Ligjvënës si shihet edhe në historinë e përshkruar në ketë libër nga autori, Dr. Faton Bislimi, njëherit edhe anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane apo Lobit Shqiptar në SHBA.
Se zoti DioGuardi, edhe në cilësinë e Kongresistit e në veçanti në cilësinë e Kryetarit të Lobit Shqiptar-Amerikan në SHBA, e ka gëzuar reputacionin si askush më parë e posaqërisht kur në historinë e demokracisë prezentuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë e kemi një Kongresmen me origjinë shqiptare respektivisht një pinjoll nga trungu Arbëresh i Kalabrisë, vend i banuar kryesisht me shqiptarë si dhuratë e Mbretit të Napolit si dhe ushtarëve shqiptarë të cilët e fituan luftën kundër rebelëve francez, dhe ua ndau rrafshëlartën e Catanzaros ku u themeluan 58 fshatra, ndër të cilat edhe fshati Greqi (Katundi), vendlindja e babait të zotit DioGuardi.
Është për çdo respekt, lavdatë dhe mirënjohje ndaj Senatorit Bob Menendez i cili, në rrethanat aktuale politike shtetërore të SHBA-ve, si në aspektin problemeve të brendshme po ashtu ato të jashtme, posaqërisht gjendja e acaruar para shpërthimit në mes të Rusisë dhe Ukrainës, në përgatitje për invadimit nga ana e Rusisë, Senatori Bob Menendez, gjen kohë për të marr pjesë në këtë ngjarje më karakter historik, i cili merreni me mend e merr trenin për t’u kthyer për Uashington sepse e ka të caktuar takimin më Presidentin Biden, rreth situatës së krijuar, Rusi-Ukrainë, dhe takimi i tij me përfaqësues të shtetit të Katarit.
A nuk flet kjo mjaftë për autoritetin e zotit DioGuardi dhe rolin e tij në politikën dhe demokracinë Amerikane.
A nuk është kjo, njëherit edhe mirënjohje edhe për neve, Bordin e lobit Shqiptar i cili për 32 vite pa ndërprerë ishte pranë edhe me zotin DioGuardi, për kauzën kombëtare dhe problemet e imponuara nga regjimi i Millosheviqit, të asaj Dardane( Kosovare).
Senatori Menedez, edhe njëherë e shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që të bashkëpunojë më Lobin Shqiptar, ani pse, në ndërkohë u paraqitën temat dhe problemet me të cilat duhet të merret në mënyrë imediate por, assesi të lihen pas dore çështjet tona, posaqërisht ajo rreth bisedimeve Dardani(Kosovë)-Serbi ku po trajtohen tema të rëndësishme por edhe të rrezikshme për fatin e shtetit të Dardanisë(Kosoves) siç është çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, çështja e kishave dhe manstireve të imponuara nga Serbia dhe të përkrahura nga ish klasa politike, fatkeqësisht duke nënshkruar dokumente të dëmshme të cilat po e komplikojnë çështjen rreth marrëveshjes përfundimtare.
Se, libri kushtuar zotit DioGuardi, që nga Senatori Bob Menendez, parafolësit dhe autori i librit, u shprehën me një respekt, mirënjohje dhe përkrahje ndaj zotit DioGuardi për kontributin e tij historik në sensibilizimin e qytetarëve amerikan përmes perfaqësuesve të tyre në Kongres e Senat, për, internacionalizimin e çështjës shqiptare, me theks të veçant asaj Dardane(Kosovare) në momentet e kthesave historike pas suprimimit të Autonomisë së vitit 1974.
Në inkorporimin e çështjës shqiptare në politikat prioritare amerikane dhe informimi i popullit dhe politikës e udhëheqësve Amerikan rreth një vendi të vogël i quajtur Dardani (Kosovë-emer serb) i cili është dashur të lypset në hartën gjeografi të Evropës dhe botës dhe në bazë të aktualitetit të saj gjeopolitikë, zuri vend në agjendat e politikave prioritare të këtij shteti.
Fati i kombit shqiptar ishte se, në politikën Amerikane, lindi si zeniti një Skenderbe i shekullit tonë i cili, përderisa ai luftoi 27 vjet kundër Turqisë Otomane, zoti DioGuardi që 32 vite dhe në vazhdim, punon për çështjën shqiptare ende tërësisht të pa zgjedhur duke hasur në kërcënime me apetite kolonialiste gllabëruese, në rend të parë nga Serbia dhe aleatët e saj, Rusia, por edhe Kina e të tjerë.
Të gjithë folësit ishin të mendimit të përkrahur edhe nga masa prezente në sallë se, zotit DioGuardi, duhet t’i ngritet Përmendorja në Prishtine dhe Tiranë si dhe të dy shtetet ta dekorojnë me mirënjohjen më të lartë kombëtare.
Këto propozime u përcollën me duartrokitje dhe ovacione, duke e thirrurr emrin e zotit DioGuardi.
Siç e ceka edhe në fillim, për herë të parë në një eveniment të këtillë, morën pjesë tre Ambasadoret e nderuar qe simbolizonte një unitet, bashkëpunim dhe koordinim në hapat e mëtejmë diplomatik për mirëvajtjen e punëve shtetërore nga të dy anët e kufirit formal.
Senatori Menendez, me prezencën e Diplomatëve shqiptar, u ndje i respektuar, ai personalisht, e fitoi përshtypjen e një uniteti kombëtar për çka ia vlen të angazhohet.
Kombi shqiptar në përgjithësi e ai Dardan(Kosovar) në veçanti, i shpreh mirënjohjën më të lartit çiftit DioGuardi, zotit Josef dhe Sherley Cloys-Dioguardi për kontributin e tyre i cili do të zë vend në faqet më të ndritshme të historisë sonë kombëtare, ndërsa, me respekt dhe pietet do të gjendet edhe në Arkivat shtetërore të Dardanisë(Kosovës) dhe Shqiperisë.
Një falënderim dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit të cilët edhe pas përkeqësimit të motit, pas anulimit të shumë fluturimeve, pas pengesave në komunikacion, morën pjesë në numër aq të madh i cili, sipas deshirës së shumë të të lajmëruarëve, do të ishte edhe më i madhe po mos të ishte pengësë moti ndërkohë i përkeqësuar.
Për hërë të parë kishte edhe aktivistë të vjetër dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme të komunitetit si shenjë mirënjohje dhe përkrahje për punën e Lobit Shqiptar dhe udhëheqësve të tij, Joe dhe Shetley DioGuardi dhe Bordi drejtues.
Do të pasojë libri i II-të i vëllimit më të gjerë për periudhën në vazhdim të cilën do ta kenë lexuesit dhe Arkivat shtetërore, dhe biblioteka e qendrave më të njohura ndërkombëtare.