• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Prof Përparim Kabo: Kush e shiti interesin publik…???!!!

Vinny nga Vinny
23 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
0
0
NDARJET
42
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Prof . Përparim Kabo

Kush e shiti interesin publik, dhe si kaloi ai nga publiku te privati? Po sigurisht shteti në këta 30 vite duke e kaluar pronën shtëterore dhe atë publike në proneësi private. Ministrat dhe ministritë, stafet teknike dhe ato juridike, ata që kanë përgatitur kontratat, dhe firma është e ministrit apo ministreshës së rradhës, dhe vendimi është i qeverisë dhe miratimet janë të parlamentit.

Çfarë ndodhi me rafinerinë e naftës në Ballsh? Kur u ble në Rumani në vitet 80-të ajo ishte e teknologjisë më të mirë të kohës dhe përpunonte naftën e jepte nënprodukte të saj për tregun e brendshëm dhe atë të huaj. Ca kohë atje punuan edhe teknologët dhe specialistët kinezë. Në fund te viteve 80-të,  pata fatin një muaj të isha atje, të shihja nga afër atë vepër dhe punën që bëhej, të takoja njerëzit e shkëlqyer të asaj zone. Atje takova inxhinerin Nako Petro që drejtonte. Pas 1990-atje nisën abuzimet dhe u tha, më mirë ta privatizojmë se atje vidhet. Dhe ashtu u bë, u shit dhe u rishit nga të gjitha palët gjoja investitorëve stradegjikë, por që në fakt paraqiteshin në procesionet e firmosjes së kontratave me xhonglerë shqiptarë, të cilet bënë si deshën me këtë pasuri kombëtare; dhe si njeri dhe tjetri; miq kryetarë partish politike, i mbetën shtetit jo pak, por nga 20 milionë euro akcizë të papaguar secili, kjo shifër sipas revistës “Monitor”.

U bënë pothuaj dy vjet që shohim falë medias se si përpëliten për pagat punëtorët e atij sektori. Kryefamiljarë që prej pothuaj një viti nuk shpien rrogë në shtëpi, ka raste kur janë dhe burrë e grua, pra familje pa të ardhura. Shtet heshti, heshti gjatë, deri sa një ditë kryeministri zoti Edi Rama tha: “Nuk e kane punën me mua, e kanë me privatin.”

Po mirë more zoti kryeministër atë kontratë që bëhet mes palëve dhe që ka kushte dhe penalitete, detyrime dhe përgjegjësi reciproke ; mes atij që e shet dhe atij që e blen veprën, kush e bëri? E bënë naftëtaret që u vjen turp të shkojnë në shtëpi sepse janë të pafuqishëm para vetes, fëmijëve dhe prindërve?  Një i papunë hyn  në krizë të thellë personaliteti sepse i duket vetja i pavlerë dhe i padobishëm. Ministri që e firmosi dhe ata që e këshilluan, a menduan për këta njerëz që nuk janë privatë por janë publikë, janë qytetarë të republikës, janë njerëz që kanë të drejtën e jetës, janë shqiptarë që duan atdheun dhe familjen, janë zgjedhës që votojnë?! Po këtë a e mendoni ju zoti Kryeministër, apo kjo s’ka rëndësi për ju dhe qeverinë tuaj? Nëse ajo kontratë shitje është bërë e tillë që pas dy apo tre vjetësh njerëzit të lihen edhe pa paga dhe vepra mos punojë më, kjo është falje e pasurisë kombëtare. Kam një pyetje për ju qeveritarët dhe deputetët e këtij vendi. Pasurinë kombëtare që ju e keni shitur te privati kush ua la si pasuri që e bëtë rrush e kumbulla? Si ka mundësi që atje ku ka dhe nxirret krom, ka varfëri? Si ka mundësi, që atje ku ka naftë dhe nxirret e shitet naftë, ka varfëri dhe nuk jepen pagat? Po si ka mundësi që ato subjekte që shfrytëzojnë këto pasuri i janë debitore shtetit shqiptar, taksave dhe tatimeve në miliona euro?

Nëse i thua popullit tënd shko zgjidhe me privatin, ke pohuar se ti nuk drejton më shtetin, por tregun, se ti s’je më qeveri, po ortak me tregun dhe operatorët e tij, do të thotë se ty nuk të intereson qytetari dhe populli,  por alibia dhe xhepi yt. Zoti Edi Rama, kur more pushtetin në 2013 iu drejtove njerëzve të nesërmen e asaj dite të fitores së zgjedhjeve me këto fjalë: ” Pushteti është i juaji mos e harroni këtë, ne do administrojme atë, votën tuaj.” Tani në 2020  u thua njerëzve meruni me privatin, jo me mua….Çfare digresioni…! Zonjëza Balluku zgjidhe çështjen dhe mos u fsheh pas gishtit, populli fisnik i Ballshit kërkon rrogën dhe jo luksin që u ka mbuluar trupin, sytë dhe shpirtin. Njerëz të bëhemi solidarë me popullin që nëpërkëmbet….rasti është sot me gratë e Ballshit që kanë hyrë në grevë urie, …mos heshtni se janë motrat tona, janë shqiptarë të ndershëm, janë atdhetarë dhe fisnik në varfërinë e tyre. Të jemi me ata dhe me fëmijët e tyre…Sot, jo neser, nesër është shumë vonë.

Shkrimi Mëparshëm

Provat janë paraqitur. Yuri Kim: Detyrë e SPAK të hetojë inceneratorët

Shkrimi Vijues

Duhet të plotësoni edhe 15 kushtet e tjera. Ambasadori gjerman: Nuk ka integrim të Shqipërisë, pa Gjykatë Kushtetuese

Shkrimi Vijues

Duhet të plotësoni edhe 15 kushtet e tjera. Ambasadori gjerman: Nuk ka integrim të Shqipërisë, pa Gjykatë Kushtetuese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Fëmijët e heshtjes”: Studiuesi Eleftherios Alexakis theu heshtjen për prejardhjen, gjuhën dhe trashëgiminë e arvanitasve

“Fëmijët e heshtjes”: Studiuesi Eleftherios Alexakis theu heshtjen për prejardhjen, gjuhën dhe trashëgiminë e arvanitasve

20 Qershor, 2026
“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

20 Qershor, 2026
Shqipëria fiton mandat në Unesco, zgjidhet në komitetin që vendos për trashëgiminë kulturore

Shqipëria fiton mandat në Unesco, zgjidhet në komitetin që vendos për trashëgiminë kulturore

20 Qershor, 2026
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike

Zëri i identitetit shqiptar në Kalabri, heroi Vincenzo Stratigò de’ Coronei: shqiptarët që i thanë lamtumirë Epirit, me lotë në sy

Zëri i identitetit shqiptar në Kalabri, heroi Vincenzo Stratigò de’ Coronei: shqiptarët që i thanë lamtumirë Epirit, me lotë në sy

19 Qershor, 2026
Kontraditat ne vepren e Sarantos I. Kargakos: Arvanitasit: Një popull që e shtynë të harrojë emrin e tij

Kontraditat ne vepren e Sarantos I. Kargakos: Arvanitasit: Një popull që e shtynë të harrojë emrin e tij

19 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist