• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Porti i Durrësit kalon në pronësi të kompanisë arabe, reagon opozita

Vinny nga Vinny
6 Gusht, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
138
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Porti i Durrësit ka kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Durrës Yacht&Marina. Në datën 21 korrik, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të transferojë në emër të kompanisë që do të ndërtojë portin turistik në këtë qytet të gjithë strukturën dhe infrastrukturën e Portit. Vendimi i jep investitorit 5.4 hektarë ndërtesa të portit, duke i hapur rrugë nisjes së konstruksionit të marinës turistike. Në dhjetor të vitit të shkuar qeveria kaloi të 80 hektarë truall në pronësi të kompanisë “Symphony Real Estate Development”, firmë e regjistruar në ishujt Kajman, me kapital të deklaruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Plani i qeverisë është që porti i mallrave të qytetit të transferohet në zonën e Porto Romanos, ndërtim i cili pritet të nisë pas përfundimit të projektit për strukturën e portit të ri. Projekti për marinën turistike të Durrësit do të kapë një vlerë investimi 2 miliardë dollarë dhe do të përfshijë ndërtimin e marinës turistike, ambienteve të banimit dhe do të mbajë terminalin e udhëtimeve të pasagjerëve. Në dhjetor të vitit të shkuar Komiteti i Investimeve Strategjike i dha kompanisë statusin e investitorit strategjik, vendim i cili lejon dhurimin e tokës shtet në mbështetje të projektit.

Projekti arab për portin e Durrësit

Berisha dhe Meta kundër

Brenda një muaji pritet që të fillojë shitja e apartamenteve që do të ndërtohen në kuadër të Projekti Durrës Yacht & Marina, për të cilin është deklaruar se do të ketë një vlerë totale investimi prej 2 miliardë euro. Kështu shkruan revista ekonomike Monitor. Sipas saj, punonjës të kompanisë zhvilluese po kontaktojnë me klientët potencialë dhe i kanë njoftuar se së shpejti do të bëhet prezantimi i projektit dhe do të fillojë shitja e apartamenteve, çmimi i të cilave do të bëhet publik ditën e prezantimit. Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore.

Fillimisht u deklarua se projekti do të ndërtohej nga kompania e njohur e Emirateve Arabe, Dubai, por më pas në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar si zhvilluese shoqëria offshore Symphony Real Estate Development. Paralelisht me këtë projekt, parashikohet të kryhet dhe zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano, një proces që pritet të zgjasë me vite.

Por teksa projekti është i mbuluar me mister, opozita e quan një mega-skandal. Dje, Berisha paralajmëroi qytetarët që të mos blejnë apartamente te ky projekt, pasi do jenë subjekt konfiskimi.

“E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë filluar të shesin apartamente? Edhe atë po e ndjekim. U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien viktimë e një piramide mashtrimi që po ndërtohet në port, se çdo gjë do jetë subjekt konfiskimi. Ajo është një nga aferat më të mëdha korruptive. Ftoj qytetarët e Durërsit që të mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro,” tha Berisha.

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë apartamente në projektin e Portit të ri të Durrësit dhe të mos bien pre e mashtrimit, të asaj që ai e cilëson një skemë të pastër piramidale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se për projektin e ri ka mungesë të plotë transparence dhe nuk është publikuar kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave. Sipas tij, kjo është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon të grabisë paratë e shqiptarëve. Meta u bën thirrje gjithashtu organeve të drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, që është në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

Etiketa: arabberishadurresmetaopozitaportireagon
Shkrimi Mëparshëm

Investigimi . Nga të dënuar për trafik droge në Spanjë, në biznesmenë në Shqipëri

Shkrimi Vijues

Sarandë emër i pastër shqip – Etimologji

Shkrimi Vijues

Sarandë emër i pastër shqip - Etimologji

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist