E hënë, 27 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Besim Muhadri

Pjetër Bogdani (1625–1689) është ndër figurat më të ndritura të historisë, kulturës dhe shpirtit shqiptar. Sot, në këtë 400-vjetor të lindjes së tij dhe në këtë vend të bekuar të Hasit, ku po i ngrihet shtatorja, ne nderojmë një burrë të madh të fesë, dijes dhe kombit, një emër që lidhi përjetësisht Arbërinë me Evropën e qytetëruar.

Ai lindi në Gur të Hasit më 1625, nga Tade Gjon Bogdani dhe një nënë bijë e Mazrekut të Hasit, pra i afërm i prelatit të njohur Pjetër Mazreku. Emri i vendlindjes së tij, siç shkruan vetë Bogdani, mbetet ende i diskutueshëm në historiografi. Studiuesit e lidhin me disa fshatra të Hasit, Gjonaj, Kishaj, Pogaj, Gjinaj, por gjithnjë brenda kësaj krahine, ku Bogdanët lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën shpirtërore dhe arsimore të popullit tonë. Në këtë dritë, ka studiues, ndër ta edhe unë, mendojnë se Guri i Bogdanit mund të jetë Guruzhupi i sotëm, që në gjuhën e popullit ruan kuptimin e “Famullisë së Gurit”, siç përmendet edhe në burimet e hershme.

Kjo hapësirë, pra Hasi i lashtë, ishte djepi ku u rrit e u formua një prej figurave më të mëdha të shqiptarëve, siç është Pjetër Bogdani, të cilin jemi mbledhur për ta përkujtuar dhe nderuar me ngritjen dhe pëurimin e shtatores së tij, mu në qendër të Zymit të Hasit, në krahun e majtë të Shtjefën Gjeçovit, një tjetër atdhetar dhe kolos i dijes dhe i kulturës kombëtare. Mësimet e para Pjetri i mori nga i ungji, Ndre Bogdani, ipeshkëv i Kosovës, i cili ishte përkujdesur për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe pranë kishave të Hasit dhe Gashit. I dalluar për zgjuarsi, Ndreu e çoi nipin në Kolegjin e Françeskanëve në Çiprovec, e më pas në Romë, ku më 1650 kreu studimet dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Ai mori doktoratën në teologji dhe në vitet që pasuan shërbeu me përkushtim në trojet shqiptare, në Gash, në Pult, në Shkodër e në Tivar.

Në vitin 1677, pas një rruge të gjatë shërbimi dhe përndjekjeje, u emërua Arqipeshkv i Shkupit, duke pasuar të ungjin e tij. Ishte koha kur në viset shqiptare përplaseshin dy botë: ajo e errësirës osmane dhe ajo e dritës evropiane. Bogdani zgjodhi dritën, arsimin, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Në Padova, në vitin 1685, botoi kryeveprën “Çeta e Profetëve” (Cuneus Prophetarum), librin që përbën themelin e prozës shqipe. E shkroi në shqip dhe latinisht, e përktheu vetë në italisht, duke e bërë kështu një vepër të përbotshme. Në këtë libër, Bogdani bashkoi dijen biblike me filozofinë, historinë e kulturën e popullit të vet. Përfshiu toponime, shprehje dhe fjalë të lashta të Hasit, duke ruajtur kështu thesarin gjuhësor të shqipes. Ai u bë mbrojtësi më i hershëm i fjalës shqipe, që në atë kohë rrezikohej nga pushtimi dhe asimilimi.

Në një letër të vitit 1651, dërguar në Propaganda Fide, Pjetër Bogdani kërkonte libra në gjuhën shqipe dhe mësues për shkollat që donte të hapte në Gash e në Shkodër. Ai kërkonte “Doktrina shqipe”, “Gramatikë ilirike” dhe “Fjalorë të gjuhës së popullit”, duke e dëshmuar qartë se arsimi në shqip ishte misioni i tij i parë. Në shumë letra drejtuar Selisë së Shenjtë, ai kërkon hapjen e shkollave në Barbullush, Rrjoll e Mirditë, për të mësuar fëmijët “në gjuhën e nënës së tyre”. Në fund të jetës, ai iu bashkua kryengritjes së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, në krah të gjeneralit Pikolomini, duke udhëhequr me flamur kryqi pesë mijë shqiptarë të krishterë. Por në Prishtinë, gjatë epidemisë së murtajës, u sëmur dhe ndërroi jetë në dhjetor 1689.

Pas tërheqjes së ushtrisë austriake, pushtuesit e zhvarrosën dhe përdhosën trupin e tij, por vepra dhe emri i tij mbetën të pavdekshëm. Sot, katër shekuj më vonë, ne e kujtojmë Pjetër Bogdanin jo vetëm si klerik të urtë e dijetar të madh, por si një themeltar të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Ai na la mësimin e përjetshëm se:

DIJA, GJUHA DHE FEJA E NDRIÇUAR JANË SHTYLLAT MBI TË CILAT NGRIHET NJË KOMB.

Në këtë ditë solemne, kur shtatorja e tij ngrihet në Zym, aty ku tingëllon ende gjuha e tij dhe frymon shpirti i Hasit, ne përkulemi me nderim para këtij kolosi që ndriçoi shekujt. Emri i tij është një dritë që nuk shuhet, dhe “Çeta e Profetëve” mbetet dëshmi se fjala shqipe është po aq e lashtë sa edhe vetë dashuria për lirinë.

Lavdi Pjetër Bogdanit, birit të Hasit, dijetarit të Evropës dhe themeluesit të prozës shqipe!

Etiketa: besimbogdanimendimitmuhadripjetershpirtishqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Shkrimi Vijues

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Të Ngjashme

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës
Kultura

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj
Kultura

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së
Aktualitet

Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

27 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist