• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
15 Janar, 2026
Në Kultura
0
Përkujtohet Ernest Koliqi, misionari i dijes që solli shkollën shqipe në Kosovë
0
NDARJET
18
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së Ernest Koliqit (1903–1975), njërit prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX dhe një figure qendrore të kulturës shqiptare në Shqipëri dhe në diasporë.

Ernest Koliqi ishte shkrimtar, poet, eseist, përkthyes, studiues dhe botues shqiptar, i konsideruar së bashku me Mitrush Kutelin themelues i tregimit modern shqiptar. Ai la gjurmë të rëndësishme në letërsi, studime albanologjike dhe në jetën kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Lindi në Shkodër në një familje të njohur qytetare. Shkollimin e mesëm dhe universitar e kreu në Itali, ku u formua në frymën e kulturës evropiane, duke u njohur me letërsinë, filozofinë dhe filologjinë klasike. Në vitet ’20 dhe ’30 u shqua si shkrimtar novator në prozë, me përmbledhjet “Hija e Maleve” (1929), “Tregtar flamujsh” (1935) dhe “Pasqyrat e Narçizit” (1936), vepra që sollën një qasje të re tematike dhe stilistike në prozën shqipe, shkruan KultPlus.

Gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, Koliqi u emërua Ministër i Arsimit (1939–1941), periudhë që mbetet më e diskutueshmja e jetës së tij për shkak të bashkëpunimit me regjimin fashist. Pas Luftës së Dytë Botërore ai u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Itali, ku jetoi deri në fund të jetës.

Në mërgim, Koliqi u shndërrua në një nga figurat qendrore të ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës shqiptare jashtë vendit. Në Romë themeloi dhe drejtoi revistën kulturore “Shêjzat”, e cila për gati dy dekada u bë tribunë e rëndësishme për letërsinë dhe mendimin shqiptar në diasporë. Ai drejtoi gjithashtu Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Romës, e cila më vonë u shndërrua në Institut të Studimeve Shqiptare.

Krahas krijimtarisë letrare, Koliqi dha një kontribut të madh në përkthim, duke sjellë në shqip autorë të mëdhenj italianë si Dante, Petrarka, Ariosto dhe Tasso, si dhe në studime mbi folklorin dhe letërsinë shqiptare. /kultplus

Etiketa: ernest koliqikosoveshkolleshkrimtarshqip
Shkrimi Mëparshëm

Homazh për Reçakun/ Hapet Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″

Shkrimi Vijues

“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

Shkrimi Vijues
“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

“Travel and Tour World”, ja arsyet pse Berati është destinacioni i përsosur për vitin 2026?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

9 Shtator, 2026
Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

8 Shtator, 2026
Pasivizimi i adresave në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Pasivizimi i adresave në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

7 Shtator, 2026

Çelësi shqiptar i poemave Homerike: Një dokument i shekullit XIX që rishkroi historinë

Çelësi shqiptar i poemave Homerike: Një dokument i shekullit XIX që rishkroi historinë

7 Shtator, 2026
Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

3 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist