• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Përkujtohet 93 vjetori i lindjes së akademikut ilirolog, Aleksandër Stipçeviç

Vinny nga Vinny
12 Tetor, 2023
Në Kultura
0
Përkujtohet 93 vjetori i lindjes së akademikut ilirolog, Aleksandër Stipçeviç
0
NDARJET
83
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi me rastin e 93-vjetorit të lindjes, historianin e Antikitetit, ilirologun dhe akademikun Aleksandër Stipçeviç (Aleksandar Stipčević).

Stipçeviç lindi në Arbënesh të Zarës në një familje shqiptare më 10 tetor 1930. Studimet e larta i kreu për arkeologji dhe u diplomua në Universitetin e Zagrebit në vitin 1954. Në vitin 1957 filloi punën në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Zagrebit. Stipçeviç u bë drejtor i Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë në Zagreb në vitet 1974–1983.

Në fillim të viteve ’70 dha kontributin pedagog i arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime albanologjike” për 15 vjet. Në vitin 1977 kreu doktoratën dhe një vit më pas fitoi titujt: “Këshilltar i lartë në bibliotekari” dhe “Këshilltar shkencor në fushën e shkencave shoqërore”. Kryeredaktor i “Leksikonit Biografik Kroat” në vitet 1983–1987.

Stipteviç u bë profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik (katedra e bibliotekarisë) të Universitetit të Zagrebit. Është autor i shumë studimeve në fushën e ilirologjisë, si: “Gli Illiri” (Ilirët), në vitin 1967; “Arte degli Illiri” (Arti i Ilirëve), në vitin 1967; “Bibliographia Illyrica”(Bibilografi për Ilirët) në vitin 1967; “Kultni simboli kod Ilira” (Simbolet e kultit te Ilirët), në vitin 1983; “Problemi i vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe aktualizimi i tij politik sot” etj., si dhe në fushën e albanologjisë: “Interpretime albanologjike”, “Etnogjeneza e Shqiptarëve”, “Albanologjia në Kroaci” etj.

Gjithashtu ka botuar monografitë: “Historia e librit” në vitin 1988, “O savršenom Censoru” (Censori i përsosur), në vitin 2003 dhe një varg artikujsh shkencorë. Ka kontribuar si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prof. Stipçeviç ka lënë një trashëgimi të pasur rreth 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht. U nga nga jeta më 1 shtator 2015 në Zagreb.

Katër vite pas largimit nga kjo jetë, rreth 1100 tituj librash me vlera të jashtëzakonshme studimore, kryesisht për studimet ilire e albanologjike, përmes një testamenti të lënë nga ai vetë, i janë dhuruar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, gjest që dëshmon për dashurinë e rrënjosur thellë te Stipçeviç për shqiptarët si pasardhës të ilirëve.

Etiketa: Aleksandër Stipçeviçilirologperkujtohetstudiues
Shkrimi Mëparshëm

U dënua me vdekje dhe më pas u lirua me kusht, çfarë iu kërkua Abdyl Frashërit në këmbim të lirisë

Shkrimi Vijues

Onufri, misteri i se kuqës së tij

Shkrimi Vijues
Onufri, misteri i se kuqës së tij

Onufri, misteri i se kuqës së tij

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

2 Shkurt, 2026
Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

2 Shkurt, 2026
“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

2 Shkurt, 2026
Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

2 Shkurt, 2026
Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

2 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist