Familja e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u vra nga një punonjës policie, ka pritur sërish kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë vjen pas vendimit të qeverisë për të lidhur një pension të veçantë për familjen Rasha. Ndihma do të jetë sa tetëfishi i pensionit social.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimin financiar thuhej se vrasja e të riut ishte aksidentale.