Media e njohur greke, “Protothema” në një artikull të gjatë ka futur në lojë, në atë që e quan “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, pas vizitave të kryeministrit Rama në Greqi dhe Turqi javën e shkuar.
Me 25 janar Greqia dhe Turqia rifillojnë sërish negociata, por mediat greke nuk kanë hezituar të përmendin rolin e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në rikthimin e dialogut mes palëve.
Ministri turk Mevlut Çaushoglu foli për takimin e tij me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë pas përfundimit të raundit të parë të hetimeve, i cili nxori në sipërfaqe “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, shkuran e përditshmja greke.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, studiuesi Panajot Barka, deklaroi se Rama ka mbajtur një qëndrim agresiv ndaj Greqisë.
“Greqia mban të njëjtin qëndrim, atë të 2003-it që u vendos në Selanik dhe nuk ka ekuivoke në politikën e jashtme të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe po të shihni Greqia toleron.
Me qëndrimet agresive që ka mbajtur Rama ndaj Greqisë, duke vendosur dhe flamurin turk mbi Akropolin, atëherë nuk do ta qasnin, por shikoni që Greqia përsëri tregon nivelin e saj evropian.
Pozicioni I Shqipërisë mbetet vazhdimisht I vështirë dhe nuk është hera e parë kjo, jo vetëm me Greqinë, por edhe në raport me të tjerët, aq më tepër që Rama tregoi edhe një fjalor agresiv ndaj BE-së”, deklaroi Barka!