E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

“Open Balkan” bëhet ligj, botohet në Fletoren Zyrtare!

18 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Memorandumi që do të zyrtarizojë “Ballkanin e hapur” është botuar në fletoren zyrtare, duke i dhënë formë ligjore kësaj marrëveshjeje të firmosur nga Kryeministri Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, “Open Balkan”, Kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një Memorandum ,i cili përcakton kuadrin ligjor të arritjes së një Ballkani të hapur për vendet që e firmosin atë e që bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Preambula është ajo ku është koncentruar gjithçka mbi mesazhin që vendet duan të hapin për rëndësinë e bashkëpunimit mes kombeve në Ballkan.

Palët shprehin gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë. Qëllimi është themelor për përmirësimin e jetës së qytetarëve, progres ekonomik, tregtar, financiar, social dhe kulturor të palëve. Në Memorandum theksohet se i gjithë bashkëpunimi do të bëhet në frymën e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke i respektuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme që vendet pjesëmarrëse kanë. Madje, Memorandumi respekton dhe një marrëveshje të kohës së ish-Jugosllavisë. “…duke rikujtuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë për Ndihmën e Ndërsjellë në Parandalimin, Hetimin dhe Luftimin e Veprave Penale Doganore dhe Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë Federale të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim Doganor dhe Ndihmë të Ndërsjellë..”, thuhet në Memorandum.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit. “Autoritetet doganore të Palëve bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e transitit ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje, që nxit rritjen e qarkullimit të mallrave ushqimore dhe industriale. Palët nënshkruese të Memorandumit bien dakord që të lehtësojnë shkëmbimet mes tyre, por dhe të bindin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e tij.

“Me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë, për të kontribuar në progresin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të zgjeruar objektin e shkëmbimit të ndërsjellë tregtar; duke vendosur të eliminojmë pengesat në tregtinë e përbashkët të mallrave dhe për të forcuar në mënyrë progresive marrëdhëniet tregtare, jemi gati të ftojnë pjesëmarrësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Memorandumit të Mirëkuptimit nën frymën e përfshirjes, bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim përmirësimin e jetës brenda të gjithë rajonit dhe do të kontaktojmë secilin për t’i inkurajuar ata dhe për t’i përgatitur për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit; duke pasur parasysh që përmirësimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet autoriteteve kompetente, përgjegjëse për doganat dhe kontrollet dhe procedurat e tjera, do të kontribuojë në interesat ekonomikë, tregtarë, financiarë, socialë dhe kulturorë të Palëve”, thuhet në Memorandum.

Ky dokument do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftesën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të “Open Balkan”, për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit. Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja dhe Gjermania, e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Ndërsa SHBA-ja u bëri thirrje udhëheqësve në rajon të reduktonin pengesave tregtare dhe të ndërtonin ekonomi të integruara.

Shkrimi Mëparshëm

Kriza, importe, tarifa, ç’po ndodh me energjinë, pse preket edhe Shqipëria

Shkrimi Vijues

“Rekord në rajon” / Eurostat: 700 mijë shqiptarë kanë ikur që nga 2008

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

"Rekord në rajon" / Eurostat: 700 mijë shqiptarë kanë ikur që nga 2008

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist