• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Onufri, misteri i se kuqës së tij

Vinny nga Vinny
12 Tetor, 2023
Në Kultura
0
Onufri, misteri i se kuqës së tij
0
NDARJET
91
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Asgjë nuk është e krahasueshme me të kuqen e tij. Se si e përgatiste ai të kuqen me të cilën pikturonte, akoma ka mbetur mister për gjithë piktorët botërorë dhe specialistët e ikonografisë. Por, kur dikush lind gjeni, në çdo kohë dhe në çdo vend, qoftë dhe në vendin më të humbur do të shkëlqejë me karakteristikat e tij. I tillë ishte dhe Onufri ynë i madh. Ai jo më kot quhet piktori më i madh i ikonografisë shqiptare.

Vepra e tij do të zbulohej në vitet 40-të të shekullit të kaluar nga shkencëtarja bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i së cilës u lidh me vendin tonë për shkak të revolucionit rus. Ajo u dashurua marrëzisht pas piktorit shqiptar dhe i bëri ato të njohura në botë.

Onufri u lind në shekullin XVI në Shqipërinë e mesme. Mendohet që ai ka lindur në Berat, por disa të dhëna thonë se mund të ketë lindur në kishën e vogël të Valshit, ku ka një varr të paidentifikuar. Shqipëria e asaj kohe ishte në një kaos total. Skënderbeu kishte vdekur dhe Osmanët kishin pushtuar të gjithë Shqipërinë. Turqit kishin marrë fatet e Shqipërisë në dorë, po rregullonin administratën dhe po mendonin të konvertonin shqiptarët. Thuhet se deri në vitin 1547, ai pikturoi në Berat. Por, në fakt ka të dhëna se ai punoi dhe në Kostur dhe në Maqedoni. Onufri krijoi dhe shkollën e tij të famshme në Berat.

E veçanta që ai solli në pikturat e tij të ikonave është një veçanti shumë e madhe. Ai solli figura shqiptarësh por dhe peizazhe, qytete, fshatarë, barinj shqiptarë dhe kalorës. Nga karakteristikat që ai ka duhet theksuar fakti që ai ka shumë përafërsi me Rilindjen Evropiane. Ishte mjeshtër i portretit duke u futur në botën e brendshme të karaktereve të tij. Dhe gjithashtu tek ai gjendet fillesa e pikturës realiste të peizazhit.

Tipari më karakteristik i tij është e kuqja, që ai e aplikoi jo vetëm në ikona por dhe në afreske që sot është e njohur si e kuqja e Onufrit. Misteri i kësaj të kuqeje do të mbesë një nga misteret më të mëdha shqiptare. Kryevepra e Onufrit është Deisis. Pikërisht për veprën e tij më të mirë ka mendime të shumë kritikëve të cilët e krahasojnë Onufrin tonë me Mikelanxhelon. Dihet që Mikelanxheloja është një nga talentet më të mëdha të të gjitha kohërave. Por më shumë se për veprat e tij, ai përmendet për faktin se ka afreskuar kapelën Sistine. Afresket e Mikelanxhelos janë madhështore. Skena kur Zoti At, zgjat dorën e djathtë për të prekur dorën e Adamit, konsiderohet si një vepër e patjetërsueshme.

Kemi të bëjmë me një filozofi kozmogonike të Krishterimit. Por pikërisht ky portret i Mikelanxhelos ngjan me Davidin e Onufrit. Pikërisht këtë fakt kaq magjik do ta analizojnë shumë kritikë të huaj duke u shprehur kështu për këtë paralelizëm: Vinkelman është analogji, Bergson e quan intuitë, Klark një paralele pikturike. Puzanova ngre pyetjen e drejtë: A e ka pikturuar Onufri Davidin e tij para kryeveprës së Mikelanxhelos? Mikelanxhelo e përfundoi punën e tij më 1510-ën Davidi i Onufrit është bërë në vitin 1554. Ky fakt historik duket një argument i qëndrueshëm. Ajo që thuhet nga specialistët është fakti i padiskutueshëm se Onufri është piktori i Rilindjes Evropiane, madje ithtari më i famshëm i Mikelanxhelos. /Hejza

Etiketa: e kuqamisterionufritij
Shkrimi Mëparshëm

Përkujtohet 93 vjetori i lindjes së akademikut ilirolog, Aleksandër Stipçeviç

Shkrimi Vijues

Kur Faik Konica krahasonte Shqipërinë e 1801 me atë të 1901, në gazetën atdhetare Albania

Shkrimi Vijues
Kur Faik Konica krahasonte Shqipërinë e 1801 me atë të 1901, në gazetën atdhetare Albania

Kur Faik Konica krahasonte Shqipërinë e 1801 me atë të 1901, në gazetën atdhetare Albania

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

2 Shkurt, 2026
Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

2 Shkurt, 2026
“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

2 Shkurt, 2026
Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

2 Shkurt, 2026
Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

2 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist