E shtunë, 14 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Nxorri informacionin gjerman për një grup trafikantësh, GJKKO merr vendimin për numrin dy të OFL-së

1 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të drejtuesit të OFL-së, Artan Shkëmbi.

Ai akuzohet për korrupsion dhe dekonspirim të një operacioni, ku marrin pjesë edhe autoritetet gjermane.

Ndryshe nga se ishte parashikuar zhvillimi i seancës, Gjykata e ka shtyrë atë për ditën e sotme, duke i vënë palës së akuzuar në dispozicion materialin e Prokurorisë.

Seanca e djeshme ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi Shkëmbi, nëpërmjet avokatit të tij Artan Broci, i kërkoi Gjykatës që t’i lihej kohë e mjaftueshme për t’u njohur me dosjen. Kjo kërkesë e bërë nga numri dy i OFL-së është pranuar nga Gjykata, e cila vendosi ta zhvillojë seancën për komunikimin e masës së pezullimit nga detyra ditën e sotme, në orën 09:00. “Klienti im do të flasë pasi të njihemi me aktet. Nuk dimë asgjë sot, Gjykata na pranoi kërkesën të njihemi me aktet dhe shtyu seancën. Unë nuk kam parë asgjë, sot kërkova mbrojtjen.

Do njihemi me aktet dhe do bëjmë mbrojtjen”, tha avokati Broci ditën e djeshme. Zv.drejtori i OFL-së është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion. Autoritetet gjermane informuan SPAK-un se një oficer i lartë i Policisë Shqiptare kishte nxjerrë sekretin. Për këtë arsye, SPAK-u i kërkoi Gjykatës së Posaçme pezullimin e zëvendësdrejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Vendimi i është komunikuar Shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Akuza e ngritur nga SPAKu është “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”, ndërsa hetimi po vijon dhe masa e marrë është paraprake, për t’i hequr oficerit të Policisë çdo kontakt me informacionet sensitive.

ARTAN SHKEMBI

Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror, që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë.

Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të TaskForcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj. Në vendimin e zbardhur të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që konfirmon në detyrë Artan Shkëmbin, në konkluzionet për “Kontrollin e Figurës” theksohet se: Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me shkresën nr. * prot, datë 10.07.2019, konfirmon se shtetasi Artan Pajo Shkëmbi është i pajisur me certifikatë sigurie CSP, niveli “Tepër Sekret”, me vlefshmëri nga 25.09.2018 deri 24.09.2023; Institucioni ligjzbatues me shkresën nr. ** prot, datë 5.8.2019, e klasifikuar sekret, informon Komisionin se pas verifikimeve të kryera për Artan Pajo Shkëmbin dhe lidhjes së tij familjare të përmendura në shkresë nuk disponon të dhëna; Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën nr.** prot, datë 11.7.2019, niveli i klasifikimit “Sekret”, informon Komisionin se pas verifikimeve të kryera rezulton se për shtetasin Artan Shkëmbi dhe personat sipas lidhjes familjare nuk janë të regjistruar për veprimtari kriminale./Panorama

Shkrimi Mëparshëm

Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë grevën e urisë: Nuk kemi marrë asgjë…

Shkrimi Vijues

Sot hapen ambjentet e brendshme të bareve dhe restoranteve, Eugena Tomini tregon a do përdorin maskë klientët

Të Ngjashme

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)
Aktualitet

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore
Aktualitet

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë
Aktualitet

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

Sot hapen ambjentet e brendshme të bareve dhe restoranteve, Eugena Tomini tregon a do përdorin maskë klientët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist