E diel, 3 Dhjetor, 2023
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Në paçi perëndi ju të sotmit, hiqeni atë portret të Ismail Qemalit, në paçi perëndi hiqeni atë portret të Isa Boletinit!

16 Janar, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Kujt i hapët rrugën e pavarsisë o burrat të këtij dheu? Sa i vlen vepra e shqiptarëve shqiptarisë?

Dy fjalë i kam shkruar vërtet me lotë në sy. Jo më larg se dje qe data e lindjes së atij që thoshte se “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipnia”. Burrit të këtij dheu, Isa Boletinit. Sakaq dje kujtuam me pezm masakrën e Reçakut. Ndërsa sot, kemi datën e lindjes së babait të shtetit shqiptar Ismail Bej Vlora dhe një atdhetari të patrembur si Bajram Curri. Kushdo që i rikthehet veprës së tyre dhe mbi të gjitha fundit të tyre, “i shkojnë lotët prru” siç shprehen në Fushë Krujë dhe bie në mendime. Thonë për ne se jemi popull i vogël e pa rëndësi. Jo!!! Jo, jemi një popull i madh e me rrënjë të thella sa s’thuhen, në të gjithë gadishullin. Na kanë zhbërë e po na zhbëjnë. Jemi sot dy shtete të vogla shqiptare, sepse vuajmë të ndërtojmë shtet, pasi na e shqyejnë hajdutë të brendshëm e të jashtëm. Kemi vuajtur e derdhur gjak për shekuj me rradhë. Vuajmë e dergjemi në varfëri edhe sot, dhe shqiptarët s’meritojnë më vuajtje. Bëhuni shqipe o shqiptarë, burra të vërtetë. Merreni jetën tuaj në dorë e shijoheni atë me nder në dheun e nënës e babës.

 

Një ëndërr e trishtë e shqiptarëve dhe e lumtur e tradhtarve, kështu u bë Shqipëria

Një ëndërr e trishtë e shqiptarëve dhe e lumtur e tradhëtarve, kështu u bë Shqipëria.

Si nuk u rrëfyen kurrë para drejtësisë vjedhjet e të mirave dhe e jetëve nga “Pushteti Popullor” i viteve 1941 – 1985?! Gjithë ato gënjeshtra që u thurën gardh në këtë ëndërr të së keqes e makth të popullit, sepse aty s’mbeti vend për të vërtetën, por vetëm për ç’thoshte çobani e që duhet të zbatonin delet. Një vend i krimbur në ar u bastis rregullisht mot pas moti dhe populli brohoriste “Lavdi…”mendjeblerë si sot. Kur e kupton edhe vetë se si asokohe edhe tashmë janë të vjedhur, të keqtrajtuar, të pambështetur e papërfaqësuar.

Edhe sikur të ishin në çifligun e trashëguar nga etërit e tyre këta, mender burra, të politikës së sotme, nuk do e trajtonin zyrën dhe postin e tyre në këtë mënyrë. Sepse do u dhimbsej, si pronë e familjes. Por me fakte e kanë treguar se nuk u dridhet as mjekra e as mustaqet për Shqipërinë e shqiptarët. E prap bustet dhe portretet e rilindasve të vërtetë i mbajnë pas shpinës së tyre plot mëkate. Si diktatori i vjetër edhe diktatorët e rinj. Figura e Ismailit dhe Isës është përdorur e përdoret bashkë me plotë figura të tjera si detergjent në përpjekje të dëshpëruar për të pastruar sado pak papastërtinë e figurave të tyre të neveritshme në shumë nivele.

 

Indiferenca, pasiviteti, varfëria dhe bleria e njerëzve është terreni më i mirë për rritjen e korrupsionit

Shqipëria ka vetëm një Rilindje Kombëtare, rilindjet e tjera janë fazada politike tepër të sfumuara tashmë e tepër toksike për një të ardhme të shëndetshmë kaq shumë të uruar nga populli ynë. Rilindja Demokratike, Rilindja Socialiste kanë një emërues të përbashkët. E kaluan Shqipërinë nga një diktature moniste në një diktaturë multilaterale, shumëpartiake edhe diktatorët vetëm sa u shumuan, dhe mbollën farën e hajdutërisë edhe në mendjet, së pari të pasuesve të tyre e më pas të të gjithë shqiptarëve.

 

Na keni premtuar Europën që para se të mësonim të ecnim e flisnim europianisht, e po përfundojmë në Anadoll! E keni përdorur emrin europë nëpër fushata blerjesh pushteti dhe prap përfunduam me sy nga Azia. Me disa palo vizita të nxirosura, të një udhëheqësi shqiptar, që do i kishte zili edhe Enveri me mendësine e vitit  1946! Formalisht, më e pakta që duhet të bëhet sapo të kthehej shefi i shtetit, duhet të zhdukej fotoja e Ismail Qemalit, pasi nga varri do mallkonte fort!

Sepse shumë vjedhje të mëdha I janë bërë Shqipërisë nga shqiptarë, në 30 vite demokraci. Vodhi ky, vodhi ai, flitet me të madhe po para drejtësisë po shkojnë vetëm “Tiret” që pastrojnë nevojtoret e spitaleve dhe xhepat e të sëmurëve. Kur trokasin zgjedhjet një aureolë shenjtërie u ndizet edhe djajve që gjejnë të drejtën të flasin për drejtësinë.

Anatemojnë me pikpamjen moniste një ish monark të arratisur por koha e tregoi se edhe Zogu qëndron më lart se këta dhjetoristat e viteve 90’. Enver Hoxha krijoj rezervë të madhe valute, thonë kronikat e kohës, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe e la trashëgim për këta politikanë me prirje aventurierësh, të paturpshëm antipopull. Disa injorantë periferie me intelekt dhe vetëdijë të pështirë, shpirt e mendje të kompromentuar duhen të tregojnë kush e vodhi valutën në Krrabë, në Bankën Qendrore, në Fabrikën e Pasurimit e Rafinimit të cilesisë së lartë në Laç, në Gardën e Republikës në vitin 1997, në Uzinën e Bakrit, Rubik dhe këtu nuk është fjala vetem për një njëri me nofkë Floriri. Pasi këtu nuk është folur asnjëherë për Florinjtë e tjerë. Koha ka treguar se janë më shumë së tre duar figurash nevralgjike, krerë të partive kryesore sot, që janë future në valutën shqiptare e më pas është inskenuar një shkatrrimin me dashje i pasurisë së popullit për të humbur gjurmët e bëmave famëkeqe antishqiptare.

Sakaq bustet dhe portretet e heronjve i mbajnë mbi kokë, si për t’i justifikuar vetes gjumin e natës.

Trashëgimia e atëhershe e hajdutërisë vijon edhe sot. Ndaj le të flasim konkretisht pasi do na marrë rrota e historisë si populli parafabrikat, më i përshtatshëm në rajon, për instalimin e diktaturave të njëpasnjëshme.

Në darkën e famshme të Dubait janë vulosur pazaret, për ndarjen e përqindjeve në kullat, zonat ekonomike dhe portet që do të ndërtohen në pronat publike. Ndaj, si në çdo pazar tjetër, që nga vjedhja e 50 milionë eurove me impulset telefonike 20 vjet më parë deri tek afera 400 milionë euro me fabrikat e djegies së plehrave të muajve të fundit, nuk mund të mungonte Arben Ahmetaj.

Pazari ka nisur në Tiranë që në vjeshtë të vitit 2020. Fillimisht janë hartuar dy ligje, njëri për zgjatjen e afatit “të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe tjetri për bashkëpunim ekonomik me qeverisë Rama dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Me anë të këtyre dy ligjeve, kokat e politikës dhe oligarkisë së Tiranës do të ngrenë bizneset e tyre të radhës në pronat publike, nën maskën e investime strategjike, ku qeveria lehtëson procedurat dhe shmang garën.

                                                                …

Historia s’ka të sosur e mund të vijojë sa gjatë-gjerë, por në thelb duhet kuptuar pakgjë. Trojet etnike shqiptare janë hapërdarë në sajë të disa elementeve të thjeshta. Lënia në injorancë të plotë dhe terr të opinionit publik dhe lënia në varfëri të vazhdueshmë të masave. Kësisoj kanë përfituar politikisht dhe financiarisht hajdutët e brendshëm dhe kanë uzurpuar dhe abuzuar fqinjët shovinistë e grabitqarë.

Popullit i ka mbetur vetëm të bëhet mik i cinizmit e arrogancës. I pakulturë e i paedukatë, pasi standardin ja kanë dhënë të pushtetshmit.

Avokati uron që të përfundosh në telashe, mjeku uron që të sëmuresh,polici uron të të kapë në shkelje ligjore. Mësuesi uron që të zgjasë injoranca jote, një pronar shtëpie uron që mos bleshë kurrë shtëpi si ai, kurva uron që mos martohesh kurrë, dentisti uron të të bien dhëmbët. Mekaniku uron të të prishet makina, pronari i agjensisë funerale mezi pret fatkeqësinë tënde. Vetëm hajduti uron që ti të pasurohesh. Dhe emëruesi i përbashkët, pse urojnë kështu është paraja.

Të gjithë vetes u thonë shqiptarë dhe i varin flamujt, figurat e simbolet kombëtare anembanë botës, sepse shtëpinë e tyre, dheun e babës e nënës s’e ndërtuan dot për së gjalli.

O pushtetarë, në paçi perëndi ju të sotmit, hiqeni atë portret të Ismail Qemalit, në paçi perëndi hiqeni ate portret të Isa Boletinit, ose akoma më mirë ikni vetë!

O shqiptarë! Nuk ka shurdh më të keq se ai që nuk dëshiron të dëgjojë, nuk ka të verbër më të keq se ai që nuk dëshiron të shohë, dhe nuk ka njeri më të marrë e të çmendur se ai që nuk dëshiron të kuptojë.



Shkrimi Mëparshëm

Heroizmat historike të Bajram Currit dhe raportimi i rrallë për vdekjen e tij

Shkrimi Vijues

553 vjet më parë, mbylli sytë për gjithnjë, nderi i derës bujare të Kastriotëve

Të Ngjashme

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur
Kultura

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’
Kultura

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”
Aktualitet

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023
Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!
Aktualitet

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

29 Nëntor, 2023
Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër
Aktualitet

Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër

28 Nëntor, 2023
Pena e artë e Pavarësisë dhe 40 firmëtarët që ende nuk i njohim kush ishin
Kultura

Pena e artë e Pavarësisë dhe 40 firmëtarët që ende nuk i njohim kush ishin

28 Nëntor, 2023
Shkrimi Vijues

553 vjet më parë, mbylli sytë për gjithnjë, nderi i derës bujare të Kastriotëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

29 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist