E shtunë, 12 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ne himarjotët jemi shqiptarë “Interviste me vetveten” nga Petro Marko

28 Dhjetor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Pra ç’jemi ne? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen? Une do te them ato qe di: Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i themi ne shqip ? Siç duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun. Erdhi koha qe Himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e mbrendshme, Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre lidhjet e gjakut dhe te fisit. Çdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve. Aty shkonin pleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte.

Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin. Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ; myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punen e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi nje delegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares delegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane. Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve : – E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje. Thahet ne vere dhe nuk na jep asgje.

I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen Spiridhoit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemi myslimane. Keshtu i thoni pashait.
Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe tha :
– Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! – Pastaj, duke qeshur : -Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj !
Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqise. Shume kapedane, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankat greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, ne Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite. Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te varur ne klase. Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin e Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicion te parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje… Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionare nacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madhe duke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike ku jane ortodokse).

Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij te nje “krahine heroike greke” me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda greke e ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, te cilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me gjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke. Spiro Miloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis Lluke Zh. e te tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te propogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mos behemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhe ne armiq te betuar te turkut.

Shume fanatike ishin fshataret e mi! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj mend une se kishte tete prifterinj. Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi, interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per ti bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeveri e Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandare dhe nuk merreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion, ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi, pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanada e gjetke. Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nuk ia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone.

Disa perçares, vete regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na perçau. U ndame ne fshat ne dy parti: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe; dhe pendebardhet, qe deshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete perçarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise.

Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thene se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga italianet per Greqine e te tjera. Deshen qe ne te linim shtepine e te shkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofte im vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene : “Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot eshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate ne ballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron”.

Etiketa: himarjotetintervistemarkopetroshqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Përgjigje Spartak Brahos nga familja Frashëri

Shkrimi Vijues

Xhubleta në pulla postare të Kosovës

Të Ngjashme

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve
Kryesore

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit
Kryesore

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt
Kryesore

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit
Aktualitet

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?
Aktualitet

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
Kryesore

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues
Xhubleta në pulla postare të Kosovës

Xhubleta në pulla postare të Kosovës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist