E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Në emër të artit, në emër të artistëve shqiptarë me gjuhën e notave, Lambert Jorganxhi sjell “Melodi”

1 Shkurt, 2021
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

A është e bukura  sinonim i sipërfaqësores? Në thelb të replikave të shumta që më kanë vënë shpesh në kontrapunt me mikun tim të talentuar, instrumentistin, këngëshkruesin, kompozitorin pinjoll të një familje me zemër artistike, artistin e përkushtuar Lambert Jorganxhi.

 Shumë epitete për një njeri! Vërtet, por sa e vështirë është të jesh së pari njeri…me cilësi dhe së dyti artist, këtu, mes lupave orkestrale dhe vokaleve të shterruar që kushtojnë shtrenjtë në show-bizin e shqiptarëve që s’shkunden dot nga provincializmat.

 Diskurs dhe pyetje me vend -më tha një ditë në mes të bisedës sonë të përhershme, filluar qëkurse njihemi-  plot herë e kam kaluar në mendje idenë se nuk dua të bëj më asgjë në Shqipëri as punë, as intervista, as programe, as koncerte, asgjë. Më pas e kam ndëshkuar veten me pagjumësi dhe mendime plot, që më kanë shoqëruar për ditë e netë.

 Kur dëgjoj të flasin njerëz kaq të përfshirë në botën e tyre artistike ngri në kohë, bashkë me reflektimin tim.

 Nuk ka meritokraci në skenën dixhitale të televizioneve muzikore shqiptare, në skenat mediokre të mejhaneve luksoze të ahengjeve. Flas për masën dhe jo për të gjithë. Por kjo masë eklipson të gjithë dhe të gjithën, mbi të gjitha përpjekjet e pakta për krijimtari reale dhe dëshirën për art.

 

Bëhesh i famëm nëse kërkon burrë apo grua në tv, ose nëse ke takim me drejtorin e tv, ose nëse i jepesh burrit të martuar, kriminel, ose nëse je enjtur aq shumë me silikon, sepse ky është stereotipi i bukurisë, që i ka bërë të ngjasojnë kaq shumë të gjithë me të gjithë.

 U përmenda, nga mendimet e mësipërme që më kushtuan vetëm një fragment sekondi dhe po dëgjoja.

 Estetikja sot merret si gjithçka. Si një dallgë edhe pse e cekët që s’shkakton dot asnjë përmbysje. Ndaj edhe gati automatikisht u ula një ditë dhe nisa punën për projektin që u finalizua me titullin “Melodi.” Si një kumt, si një rekuiem e gëzueshëm, një thirrje për të kujtuar vlerat, një ngasje për të mos heshtur para përgjunjies së artit ndaj komecialitetit.

 Është e vërtetë, artistët janë të keqpaguar, por ata të vërtetët, s’janë të varfër, përkundrazi. Ata kanë një pasuri që e ruajnë me fanatizëm e që s’mund të blihet apo shitet. S’mund të trafikohet dhe të shkëmbehet.

 E dua vendin tim Shqiperinë, edhe pse aty zotëron vetem intriga, ka ende thjeshtësi por edhe thellësi dhe në këtë dëshirë për rebelim vuri rrënjë projekti ynë i ri.

 Idea e videoklipit është që ta mbajmë fortë dhe ta çojmë me tej muzikën e vërtetë shqiptare.

Jo më kot kam vënë figura të ndritura të muzikes së njëmendët shqiptare.

Zhvillimi i mëtejshem i kësaj trashëgimie do të na bëjë që ne të sjellim një krijimtari që mbi të gjitha përcjell emocion.

Besoj dhe shpresoj se edhe videoklipi “Melodi” ja ka arritur sa do pak këtij qëllimi.

Bashkë me dy instrumentistët e talentuar Ergi Papadhimitri, violine dhe Ervin Telo, kitarë realizuam këtë klip në ambjentin e hotel Mondial të cilin e falenderojmë për këtë bashkëpunim.

Operator Enea Mema, ka sjellë këndshëm planet dhe ngjyrat e nostalgjisë që Elton Vogli i ka përmbledhur me mjeshtëri në post-produksion.

Fotografitë e artistëve janë melodi më vete në video. Sherif Merdani, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Irma dhe Eranda Libohova, Luan Zhegu, Alida Hisku, Çesk Zadeja,

Agim Krajka, Agim Prodani, Tish Daia, Kujtim Laro, Ferdinad Deda, Vaçe Zela, Rozmari Jorganxhi, Rikard Jorganxhi, Robert Radoja dhe Avni Mula, kanë qenë konstant në punën tonë përgjatë rritjes profesionale, kanë qenë figura stoike të rritjes së muzikës shqiptare dhe janë themelet e frymëzimit për projektin tonë “Melodi”.

Settings

Shkrimi Mëparshëm

“Kosovë-Serbi zgjidhje që pajtohen të dyja palët”/ Macron flet para takimit me Vuçiç

Shkrimi Vijues

“Anulon aeroportin e Vlorës”, 36 organizata letër Ramës: Ja pse kjo zonë ka rrezik

Të Ngjashme

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare
Kultura

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

“Anulon aeroportin e Vlorës”, 36 organizata letër Ramës: Ja pse kjo zonë ka rrezik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist