E premte, 24 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Nazarko: Pse Shqipëria kishte detyrim moral e politik për t’i pranuar afganët

19 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Mentor Nazarko ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar mijëra afganë në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, analisti Nazarko deklaroi se Shqipëria kishte detyrim moral dhe politik për t’i pranuar ata njerëz, që sipas tij, janë të aftë dhe kanë cilësi për t’u përshtatur me shoqëritë perëndimore.

“Ky është një operacion që Shqipëria duhet ta bënte, për shkak se është anëtar me një pozitë të caktuar në bashkësinë ndërkombëtare. Shqipëria në historinë e afërt moderne ka qenë përfituese e një bujarie ndërkombëtare, e Italisë, apo shteteve të tjera perëndimore. Kështu që kishte një detyrim moral. Ka dhe një detyrim politik, që vjen për shkak të të qenit pjesë e NATO. Ka shumë arsye që e bëjnë këtë një veprim të detyruar. Shqipëria ka kapacitetet logjistike që t’i presë afganët, sepse për pjesën financiare mendoj se SHBA dhe NATO do ta zgjidhin. Shqipëria bën mirë që e rrit prestigjin e vet ndërkombëtar, duke qenë ndër të parat shtete që i pranon këta njerëz. Disa shtete të tjera nuk kanë pranuar, për arsyet e tyre të brendshme, për shkak se janë prekur nga fenomeni i emigracionit të paligjshëm dhe mendojnë se pranimi i tyre do të ishte si sinjal për ardhje të tjera të paligjshme. Ndërkohë që Shqipëria nuk e ka një problem të tillë. Unë mendoj që njerëzit që vijnë nuk janë njerëz të pakualifikuar nga pikëpamja profesionale. Janë njerëz që kanë punuar me ushtrinë amerikane. Janë njerëz që kanë jetuar pajtueshëm me perëndimorët. Kanë zanate, aftësi, që i bëjnë të përshtatshëm për shoqëritë tona. Nuk janë njerëz që vijnë direkt nga ato malet e Afganistanit dhe zbresin në Evropë, e gjenden si peshku pa ujë. Jo, ata kanë cilësi njerëzore që i bëjnë të përshtatshëm për shoqëritë tona. Unë e besoj që ata janë të përkohshëm te ne, por edhe nëse qëndrojnë, ne nuk jemi shoqëri që na rrezikohet përbërja etnike nga ardhja e tyre”, tha Nazarko.

 

Lidhur me akuzat se pse kryeministri Edi Rama nuk ka bërë transparencë për këtë operacion strehimi të afganëve, Nazarko deklaroi se “Karta e transparencës është një kartë qesharake. Ky është një operacion, i cili është mbajtur në sekretësi të plotë nga ata që janë ideatorët, pra nga amerikanët. Për t’iu dhënë një shembull të sekretësisë, me të cilin është zhvilluar ky operacion, po marrim shembullin e Kosovës. Po të shohim në lidhje me përfshirjen e Kosovës në këtë operacion, ka tre elementë që theksojnë këtë sekretësi dhe theksojnë edhe një mënyrë të veçantë, të cilën kanë përdorur SHBA për të siguruar konsensusin e vendeve tona. E para, ata kanë zgjedhur të flasin me Presidenten, ishte Presidentja që foli dhe tha se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori Kosnet, i cili i ka thënë për strehimin e afganëve. Pra, ata nuk zgjodhën kryeministrin, por Presidenten, e cila në komunikimet e fundit me SHBA është kontakti i privilegjuar. Momenti i dytë, nuk kemi asnjë qëndrim publik të z. Kurti. Momenti i tretë, që thekson sekretësinë, është fakti që z. Rama, në daljen e tij të gjatë të dielën, thotë se nuk e di nëse i është bërë Kosovës një propozim i tillë, por sipas tij, nëse i është bërë, Kosova duhet të pranojë. Kjo do të thotë që amerikanët kanë vepruar në sekretësi të plotë dhe iu kanë thënë liderëve se ‘ne po flasim me ju, por ju nuk duhet të flisni’. Pra, SHBA i kanë kontaktuar veç e veç shtetet e rajonit, në mënyrë që të ruajnë sekretësinë. Ky është një operacion që ka brenda elementë, që lidhen me sigurinë kombëtare, duke shtuar se “SHBA krijon një lloj borxhi, që ta ndihmojë Shqipërinë në një çështje tjetër, për shkak se ishim ndër të parët që iu gjendëm pranë. Shqipëria tha “PO” ndër të parët dhe kjo është pikë force për vendin tonë. Ky është një operacion kompleks, ka pluse dhe minuse, por në lexim tërësor është veprimi i duhur, shlyerje borxhi që ne ja bëjmë bashkësisë ndërkombëtare, që ka qenë bujare me neve në shumë raste të historisë moderne”.

Më tej, analisti theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë në unison me SHBA, pasi sipas tij, nuk jemi ne në lartësinë për t’i bërë vërejtje Amerikës.

 

“Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë në unison në raport me SHBA. Aq më tepër udhëheqësit tanë duhet të kujdesen të mos thonë asgjë në publik kundër Shteteve të Bashkuara. Raporti ynë me Amerikën është një aset diferencial, historik. Kujtoj këtu shprehjen e Hilary Clinton se “Ne kemi qenë bashkë në 100 vitet e fundit dhe do të jemi bashkë edhe në 100 vitet e ardhshme”. Ne duhet të jemi bashkë me Amerikën. Nuk jemi ne në lartësinë me i bërë vërejtje Amerikës. Më duket don-kishoteske, qesharake, dhe më kujton një thënie të Harry Fultz, i cili tha “Kur erdha në Tiranë, në fund të viteve 30, në kafenetë e Tiranës diskutohej për politikën globale, me më shumë kompetencë se në Uashington”. Edhe z. Kurti duhet të dalë publikisht të flasë për këtë operacion, duhet t’i forcojë marrëdhëniet edhe me Shqipërinë. Vëllazëria që ekziston mes dy pjesëve të kombeve tona është e patundshme. Sot, Shqipëria me Kosovën duhet të jenë bashkë. Kjo që kanë bërë sot të dy vendeve, është e jashtëzakonshme. Ne duhet të jemi në krah të Amerikës”, shtoi analisti.

Shkrimi Mëparshëm

Suliotët, raca kryengritëse shqiptare, më e njohura e shek. 19, tashmë e degdisur, e asimiluar dhe tretur

Shkrimi Vijues

Osmani për BBC: Kosova i pret afganët me zemërgjerësi edhe unë kam qenë refugjate

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Osmani për BBC: Kosova i pret afganët me zemërgjerësi edhe unë kam qenë refugjate

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist