E shtunë, 27 Korrik, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

“Mos guxo të vesh dorë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit” Presidenti kërcënon kryeministrin

Meta “kërcënon” Ramën

Menjëherë pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se po kontakton “viktimat e OFL-së” që t’i kandidojë në zona të ndryshme, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje Ramës që të mos guxojë të prekë marrëveshjen e arritur mes palëve politike në 5 qershor, pasi në të kundërt do të ndeshet me protesta të vazhdueshme.

Sipas Metës, Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm sa Rama.

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.”

Sa i përket deklaratës së bërë nga Rama sot në Kuvend se Meta përdori një gjuhë fyese dhe shantazhuese në takimim me homologun e tij të Bosnje Hercegovinës, kreu i shtetit iu përgjigj duke i thënë se: “Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.”

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist