E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Monumente të tij ndodhen në shumë qytete të botës / 30 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

7 Korrik, 2021
Në Kryesore, Kultura
Sheshi Skënderbej: Monument of Skënderbej (1405-1468, Odhise Paskali, Andrea Mano and Janaq Paço, 1968) - Gjergj Kastrioti, the 'Dragon of Albania', was an Albanian nobleman, military commander, key figure of the Albanian National Renaissance

Share on FacebookShare on Twitter

Gjergj Kastriot Skenderbeu është heroi Kombëtar por roli dhe vepra e tij vlerësohet në çdo shtet evropian, deri në kontinentin amerikan.

Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Ja disa fakte të Heroit Kombëtar, që mbase nuk i keni ditur më përpara.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës dardane nga principata e Pollogut, sot në Malin e Zi, Voisava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9. Teoritë serbe se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, kanë zënë vend edhe mes shqiptarëve, por dëshmitë e kohës në Vatikan, flasin qartë për fizikun e gjatë, të rregullt, hijeshinë e paraqitjes dhe fuqinë e jashtëzakonshme të Skënderbeut. Shpata të cilën ai përdori, vështirë se mund ta përdorte një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, New York, Kanada, Kosovë, Tiranë etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

12. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij./Botapress

Shkrimi Mëparshëm

Integrimin e Ballkanit në BE çështje strategjike, Gjermania dhuron 3 milionë vaksina

Shkrimi Vijues

Kronikat Bizantine, që nga shekulli i katërt Qipro e banuar nga shqiptarët

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Kronikat Bizantine, që nga shekulli i katërt Qipro e banuar nga shqiptarët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist