• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Mesazhi i Imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindje

Vinny nga Vinny
24 Dhjetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore
0
0
NDARJET
21
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Imzot Dodë Gjergji ka dhënë porosinë, duke theksuar se kjo nuk është vetëm një festë por një ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin.

Në porosinë e tij, Imzot Dodë Gjergji uron që kjo festë t’i mbushë zemrat e të gjithë njerëzve me dashuri, të ndritë mendjet dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë.

Lexoni të plotë porosinë e tij:

Në prag të vigjiljes së festës së Krishtlindjes, kur e festojmë lindjen e Jezusit në Betlehem, po vij përsëri para jush për t’iu përcjell porosinë time të parvjetshme.

Të gjithë janë të ftuar të kremtojnë këtë festë kaq të bukur të Kërshëndellave, mirëpo nuk duhet harruar se kjo festë nuk është thjeshtë një ditë sikur jemi mësuar të festojmë ditëlindjet tona, por një ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin. Kjo, sepse nëpërmjet lindjes së Krishtit, është përmbushur premtimi profetik, se Hyji do ta vizitojë popullin e vet. Është pra, ngjarja e pajtimit mes qiellit e tokës, arritje e përkryer e bashkëpunimit mes krijesës dhe Krijuesit, që na mbushë me fe, shpresë e dashuri.

Me mishërimin e Fjalës krijuese në kraharorin e Marisë Virgjër dhe me lindjen e tij në Betlehem, vetë Zoti ka hyrë në historinë e njerëzimit, në rrjedhën e kohërave dhe në ngjarjet e jetëve tona. Që do të thotë: Fjala krijuese e Hyjit ka fol edhe një herë “ e u bë njeri”, për të na thënë me t‘folmen tonë që na do pa masë, e ne ta duam mbi gjithçka për të shpëtuar nga mëkati, e keqja dhe vdekja.

Ungjilltarët, sidomos Mateu e Luka, na dëshmojnë se kjo ngjarje e madhe ka ndodhur në një kohë të caktuar historike, në një vend të saktë gjeografik, me trashëgimi brezash që dihen dhe në familjen e Jozefit e Marisë që i njohim. Dëshmia tjetër e Ungjilltarëve na thotë se, kjo ngjarje ishte e fshehur nga të pushtetshmit, nga të pasurit dhe nga të famshmit e asaj kohe, duke ua zbuluar barinjve të thjeshtë, të vegjël dhe të varfër, para të cilëve një kor engjëjsh këndonte këngën e gëzimit dhe të lavdit, “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paq mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!”(Lk 2,14).

Foshnja e Betlehemit na fton t’i japim lavdi Hyjit e t’i bashkohemi projektit të madh të Tij krijues për ta ripërtëri të krijumen, për të shpëtuar krijesën nga përpirja e së keqes dhe e vdekjes, dhe për të na mësuar të jetojmë denjësisht dhe shenjtërisht mbi tokë. Mbi të gjitha, të bashkëvuajmë për atë që nga mungon e ajo që posedojmë të mos i mungojë asnjërit nga ne. Kështu, do të arrijmë të jemi të vlefshëm për Zotin, kontribut dhënës për vendin tonë e të dobishëm për njëri-tjetrin.

Të thelluar në fe dhe në dritën e shpresës që kemi marrë prej Birit të Hyjit të gjallë, guxojmë të shpresojmë dhe të klithim me hare për të mirat që i gëzojmë. Po dhe të jemi mirënjohës për dhuntitë që na i ka dhanë Zoti, për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë dhe për arritjet tona, e jo të jetojmë si të pashpresë.

Ne që jemi mësuar të shpresojmë, jemi të bindur që Foshnja Hyjnore, i mbushë me shpresën gjitha hapësirat boshe, që brenda nesh i le bota. Na mëson të shpresojmë në amshim, të durojmë pa kufi, të duam pa interes deri edhe armikun; të dëshirojmë të meritueshmen, të mundshmen, të dobishmen; të japim të dhimbshmen, të sakrifikojmë të posedueshmen, ta marrim barrën e vuajtjes e të bartim peshën e kryqit.

I lutem Foshnjës së Betlehemit, që t’i mbushë zemrat e të gjithë njerëzve me dashuri, që të mund të duam njeri-tjetrin, të ndritë mendjet tona që të mund të jemi në shërbim të atyre që kanë nevojë dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, t’i ngushëllojë të pikëlluarit, të zbusë dhembjen e të sëmurëve dhe të dëgjojë vajin e çdo fëmije, që për çfarëdo arsyeje vuan, e sidomos nga pakujdesi ynë.

Për shumë mot Kërshëndellat e gëzuar e me bekime Viti i Ri 2022!.

Shkrimi Mëparshëm

183 vjet nga lindja e Haxhi Zekës, ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe prijësit të luftërave të panumërta

Shkrimi Vijues

REL: Dialogu Kosovë-Serbi që nuk po përfundon

Shkrimi Vijues

REL: Dialogu Kosovë-Serbi që nuk po përfundon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

5 Mars, 2026
Pirroja dhe Epiri: Një histori mes botës Iliro-Epirote dhe debatit modern historiografik

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist