• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Mbi serbët dhe vendin ku ata banojnë tani”, “De Administrando Imperio”: Kur Perandoria dokumentonte dyndjet sllave në Ilirik

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
21 Mars, 2026
Në Kultura
0
“Mbi serbët dhe vendin ku ata banojnë tani”, “De Administrando Imperio”: Kur Perandoria dokumentonte dyndjet sllave në Ilirik
0
NDARJET
105
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Perandori Kostandin VII ne ndergjegjen e tij mbartte prapaskenat e vendosjes së serbëve në Ballkan: një histori e diktuar nga autoriteti imperial dhe etimologjia që lidh emrin e tyre me termin latin për “shërbëtorët”.

Në mesin e shekullit të X-të (rreth viteve 948–952), Perandori Bizantin Kostandin VII Porphyrogennetos do të hartonte një nga dokumentet më të rëndësishme gjeopolitike të kohës: De Administrando Imperio (Mbi Administrimin e Perandorisë). Ky dorëshkrim, i cili shërbente si një udhëzues konfidencial për pasardhësin e tij, mbetet sot një dëshmi kyçe për të kuptuar hartën demografike të Ballkanit. Në kapitullin e 32-të të kësaj vepre, titulluar “Mbi serbët dhe vendin ku ata banojnë tani”, detajet e dyndjeve sllave marrin një ngjyrim tjetër nga ai i miteve kombëtare moderne.

Një vendosje nën autoritetin e Herakliut

Sipas tekstit të përkthyer nga R. J. H. Jenkins (të cilin e shohim në materialet e bashkëngjitura), serbët e kanë origjinën nga e ashtuquajtura “Serbia e Bardhë” (Boïki), një rajon i ndodhur përtej “Turqisë” (referencë mesjetare për Hungarinë e sotme) dhe në fqinjësi me Francinë.

Dokumenti specifikon se dyndja sllave nuk ishte thjesht një marshim i pandalshëm, por një proces i rregulluar nga autoriteti i Perandorit romak të Lindjes, Herakliut. Teksti thotë:

“…dy vëllezër pasuan atin e tyre në sundimin e Serbisë, njëri prej tyre… kërkoi mbrojtjen e Herakliut, perandorit të Romakëve, dhe i njëjti perandor Herakli e pranoi atë dhe i dha një vend në provincën e Selanikut për t’u vendosur.”

Ky pasazh nënvizon faktin se prania e tyre në Ballkan nisi si një akt i “mëshirës” ose strategjisë imperiale për të populluar tokat e shkretuara nga sulmet e Avarëve.

“Serbula” dhe etimologjia e varësisë

Një nga pikat më interesante dhe më të debatuara të këtij dokumenti është shpjegimi etimologjik që Perandori Bizantin i bën emrit “Serb”. Sipas Kostandinit VII, ky emërtim nuk ishte i rastësishëm, por pasqyronte statusin e tyre social në raport me Perandorinë.

Në faqen 32 të botimit Corpus Fontium Historiae Byzantinae, thuhet tekstualisht:

“‘Serbë’ në gjuhën e Romakëve është fjala për ‘skllav’ (slaves), prej nga rrjedh edhe fjala bisedore ‘serbula’ për këpucët e rëndomta, dhe ‘tzerboulianoi’ për ata që mbajnë veshje këmbësh të lira dhe me cilësi të dobët.”

Ky shpjegim lidhet me termin latin “Servus” (shërbëtor/skllav). Perandori vijon duke argumentuar se serbët e morën këtë emër pikërisht sepse u bënë “skllevër” ose nënshtetas të bindur të Perandorit të Romakëve. Nga këndvështrimi akademik, ky pasazh tregon se si Bizanti e shihte integrimin e popullsive të reja sllave: jo si bashkë-sundimtarë, por si një forcë punëtore dhe ushtarake në shërbim të kurorës, të vendosur në toka që ishin bërë “shkretëtirë” (desolate).

Zhvendosjet dhe kthimet: Harta e re e prefekturës së Ilirikut

Dokumenti përshkruan një proces kompleks migrimi. Pasi u vendosën fillimisht pranë Selanikut, serbët vendosën të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por sapo kaluan lumin Danub, ndryshuan mendje. Përmes guvernatorit ushtarak të Beogradit, ata i kërkuan Herakliut toka të tjera.

Si rezultat, ata u vendosën kryesisht në rajonet qe sot quhen Serbi, Paganisë, Zahumljes, Terbunisë dhe Kanalitit. Ky detaj është kritik, pasi vërteton se popullimi i këtyre zonave tej e tej Dardane u bë mbi gërmadhat e qyteteve romake (Romani) të Provincës së Ilirikut, banorët e të cilës ishin dëbuar ose masakruar më parë nga Avarët.

De Administrando Imperio mbetet një pasqyrë e qartë e asaj që akademikët e quajnë “Realpolitikë Bizantine”. Për Kostandinin VII, historia e serbëve ishte historia e një populli të ardhur, të vendosur me leje perandorake dhe të emërtuar sipas statusit të tyre si shërbëtorë të shtetit. Përdorimi i termave si serbula për të ilustruar këtë nënshtrim, tregon qasjen hierarkike të Bizantit ndaj fiseve sllave që po riformësonin Ballkanin në shekujt VII-X.

Etiketa: dokumentimidyndjeveilirikserbetsllavevendbanimi
Shkrimi Mëparshëm

Për Europën e Rilindjes dhe Barokut, Shqipëria ishte vazhdimësia natyrale e Maqedonisë dhe Epirit   

Shkrimi Vijues

Për kapedan Sali Vranishtin dhe pasardhësit e tij

Shkrimi Vijues
Për kapedan Sali Vranishtin dhe pasardhësit e tij

Për kapedan Sali Vranishtin dhe pasardhësit e tij

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

Ernesto Sabato dhe jehona arbëreshe e një universalimi njerëzor

26 Qershor, 2026
Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

Si erdhi Bajroni në Shqipëri, sipas dokumenteve Britanike!

26 Qershor, 2026
“The Albanian Files” një dokument dhe monument i pushtetit pa llogaridhënie. Si planifikohej të mbulohej Shqipëria me resorte luksi dhe komplekse vilash

“The Albanian Files” një dokument dhe monument i pushtetit pa llogaridhënie. Si planifikohej të mbulohej Shqipëria me resorte luksi dhe komplekse vilash

26 Qershor, 2026
Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur: “Në Shkodër, në vitin 1835, u blenë 28 piano, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”

Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur: “Në Shkodër, në vitin 1835, u blenë 28 piano, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”

25 Qershor, 2026

Sot në përvjetorin e ikjes së Agim Doçit, poetit dhe polemistit, artistit të fjalës së lirë dhe antikonformistit

Sot në përvjetorin e ikjes së Agim Doçit, poetit dhe polemistit, artistit të fjalës së lirë dhe antikonformistit

25 Qershor, 2026
Ernesto Sabato, shkrimtari arbëresh me famë botërore

Ernesto Sabato, shkrimtari arbëresh me famë botërore

25 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist