• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Lufta e UÇK-së e drejtë dhe e domosdoshme për liri”, Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
18 Shkurt, 2026
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0
“Lufta e UÇK-së e drejtë dhe e domosdoshme për liri”, Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve
0
NDARJET
14
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve në Ditën e Pavarësisë, duke u ndalur edhe te Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, me temë “Nga lufta në rimëkëmbje”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, duke e cilësuar atë si përpjekje çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kreu i qeverisë së Kosovës u ndal edhe te pretendimet për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri, duke deklaruar se ajo nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikim organesh nga pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas Kurtit, kjo çështje është pjesë e një narrative hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, me synim dëmtimin e luftës çlirimtare dhe imazhit të shqiptarëve.

“Nuk ka simbolikë më të fuqishme se sa ta lidhim Ditën e Pavarësisë me përgjegjësinë tonë për reflektimin shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës dhe rrugën e rimëkëmbjes sonë. Përtej një aktiviteti akademik, konferenca e dytë ndërkombëtare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës “Nga lufta në rimëkëmbje” është pjesë e procesit të gjerë shtetëror dhe shoqëror për përballje me të kaluarën, për dokumentim të së vërtetës dhe drejtësi. Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka forcuar ndjeshëm kapacitetet e tij dokumentuese dhe arkivore. Sepse një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid. Seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë nuk mund të vënë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. E ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Shtëpi të Verdhë” nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi e fakte se ka pasur “Sarajevo Safari” ku rol thuhet të ketë pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, me ç’rast për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjak civilë me snajperë në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar e gjykuar krimet e “Sarajevo Safari” do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, ka shkruar ai./TCH

Etiketa: albin kurtidomosdoshmeriliriluftashtepia verdheuck
Shkrimi Mëparshëm

TTW: Turistët amerikanë zbulojnë Shqipërinë: Destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

Shkrimi Vijues

Grekët që dikur flisnin shqip: Paradoksi i identitetit helenist dhe “mirazhi romantik” i Winckelmann-it

Shkrimi Vijues
Grekët që dikur flisnin shqip: Paradoksi i identitetit helenist dhe “mirazhi romantik” i Winckelmann-it

Grekët që dikur flisnin shqip: Paradoksi i identitetit helenist dhe "mirazhi romantik" i Winckelmann-it

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Epiri shqiptar dhe fantazma e “Vorio Epirit”: Ekspansionizmi grek dhe e drejta e pronës çame sipas Alexis Heraclides

Epiri shqiptar dhe fantazma e “Vorio Epirit”: Ekspansionizmi grek dhe e drejta e pronës çame sipas Alexis Heraclides

10 Korrik, 2026
Berati i `një mbi një dritareve`, 18 vjet në UNESCO

Berati i `një mbi një dritareve`, 18 vjet në UNESCO

10 Korrik, 2026
106 vjet nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

106 vjet nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

10 Korrik, 2026
Doktor shkence në moshën 17-vjeçare! Historia dramatike e gjeniut shqiptar Karl Gega

Aristidh Kola, studiuesi që ia kushtoi jetën studimeve mbi arvanitasit

Aristidh Kola, studiuesi që ia kushtoi jetën studimeve mbi arvanitasit

9 Korrik, 2026
Shkodra, qyteti i parësive të përkatësisë së identitetit dhe krenarisë sonë kombëtar

Shkodra, qyteti i parësive të përkatësisë së identitetit dhe krenarisë sonë kombëtar

9 Korrik, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist