E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Lubonja: Kriza energjetike, rezultat i abuzimeve të mëdha me pushtetin

9 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar atë që po debatohet më së shumti ditët e fundit, krizën në energjetike.  Sipas Lubonjës, ajo që po quhet krizë, është rezultati i abuzimeve të mëdha me pushtetin.

Në një intervistë për News24, Lubonja thotë se qëndrimet dhe propozimet që po bën opozita janë të drejta. Por për të, do të ishte e udhës që të kishte një tubim mbarëkombëtar, të iniciuar nga opozita.

Ai tha se shqiptarët lëvizin vetëm në momentin që i vidhen paratë në mënyrë të drejtpërdrejt, e këtu përmendi shembullin e piramidave.

Fatos Lubonja: Nëse do të nisemi nga fjala krizë, ajo ka dy kuptime, ku përfshihet edhe zgjidhja. Pse e them? E them sepse kjo është vërtetë një krizë, por a jemi përqendruar ne në këtë krizë për të gjetur zgjidhje afatgjatë? Unë mendoj që është rasti për t’u thelluar. Kjo që ne e quajmë krizë, nuk është një fatkeqësi natyrore, si tërmeti apo pandemia, por është rezultati i abuzimeve të mëdha me pushtetin. Gjithçka duhet parë në këtë fokus. Ne kemi prodhuar energji dhe gati mjaftueshëm për të harxhuar për këtë vit, por ne e kemi shitur 21 herë më lirë ose e kemi blerë 21 herë me shtrenjtë, se atë që kemi shitur.

Rama thotë që jemi të detyruar ta bëjmë përherë, sepse nuk e ruajmë dot energjinë?

Fatos Lubonja: Unë besoj më shumë opozitën këtu se sa Edi Ramën, ashtu sikurse besoj atë tjetrën që 30 % e karburanteve që na shitet me atë çmim futet kontrabandë. Kjo e “Pandora Paper” është e njohur. Këtë punë duhet ta zgjidhë drejtësia, por drejtësinë e kanë kaluar këta dhe jemi në një rreth vicioz. Ka dhe kriza të tjera që janë më të thella, për të cilat kemi folur vazhdimisht. Personalisht kam folur herët që përvojat e krijimit të metropoleve të mëdha- se ka pasur dhe ide për të bashkuar Durrësin dhe Tiranën në një super metropol- krijojnë probleme të mëdha. Janë ndjekur politika të gabuara që ne do i paguajmë edhe në këtë formë. Ashtu sikurse ndërtimet e larta, që dërgohet uji me pompa nga lart, ku harxhohet shumë energji, e në 30 vite nuk është bërë asnjë investim. Ndërkohë kemi një qeveri që thotë fajin e ka bota, Evropa, opozita, e ajo asnjëherë.

Opozita çfarë duhet të bëjë?

Fatos Lubonja: Vërejtjet e opozitës janë me vend dhe qëndrojnë. 30% e karburanteve janë kontrabandë. Ata (qeveria) ka kapur pushtetin politik, drejtësinë, e çdo të bëj opozita më? Këtu kthehemi te kriza dhe në këtë drejtim, opozita duhet të ngrejë popullin për të zgjidhur këto probleme. Opozita duhet të shkonte te ambasada amerikane e të thoshte se korrupsioni ka 8 vite që është prezent. Këtë duhet të bëjë opozita.

Ne sot kemi kryeministrin që akuzohet nga kolegët e tij të opozitës që është zëdhënës i oligarkëve. Asnjëri prej këtyre nuk propozojnë mënyrat se si ndryshohet ky model?

Fatos Lubonja: Një nga parullat e Berishës është që do të rikthejmë pluralizmin në Shqipëri. Pluralizëm nuk do të thotë bandat dhe oligarkët. Pluralizëm i vërtetë do të thotë ide dhe përfaqësim. Të tre partitë kryesore,- që po shkrihen në një- dhe një nga arsyet është sepse kanë pasur të njëjtën model ekonomik, privatizim të gjithçkaje. A keni parë një nga këto parti të flitet për problemet ekologjike? Ku ne jemi kampion, sepse nëse do të ishim 200 mln, do ta kishim mbytur Evropën në këtë drejtim. Asnjë nga partitë tona nuk flasin për ide, për arsye të ndryshme. Këtu futet izolimi kulturor. Ndjeshmëria ndaj ambientit, e majta, e djathta që gjithsesi kanë evoluar dhe kanë ruajtur disa qëndrime të ndryshme. Këto ide mungojnë te ne. Ne vijmë dhe nga një përvojë që nuk kemi zhvilluar dialogun e të kundërtave, ka dhe një arsye që i vihet si presioni i madh fakti që partitë tona, janë të kapura nga oligarkia.

Kryeministri tha që ekspertët mendojnë që kjo krizë do të zgjasë deri në mes të 2022. Mendoni që një situatë e tillë do të ketë efekte negative në elektoral?

Fatos Lubonja: Për hir të stabilitetit dhe fuqisë së shqiptarëve për të reaguar, me një opozitë që i bërit ë gjitha mënyrat e forta, por pa qenë e fortë, sepse s’kishte të gjithë popullin me vete. Kjo që thoni ju, se sa mund të ndikojë kriza në elektorat, unë them se do të ndikojë padyshim, por varet se si do të shkojnë punët. Shqiptarët mund të lëvizin vetëm kur i vjedh lekët direkt në mënyrë arrogante dhe të madhe, si në rastin e piramidave.

Shkrimi Mëparshëm

Kriza e energjisë / Çfarë do të ndodhë nga sot në Shqipëri

Shkrimi Vijues

Sa parashikohet të zgjasë kriza sipas Ramës?

Të Ngjashme

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë
Aktualitet

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash
Aktualitet

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike
Kultura

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

19 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”
Aktualitet

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit
Aktualitet

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Sa parashikohet të zgjasë kriza sipas Ramës?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh

Bajronizmi arbëresh

19 Dhjetor, 2025
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh

Bajronizmi arbëresh

19 Dhjetor, 2025
Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

19 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist