• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Lord Bajroni, poeti që gjeti frymezim edhe tek Shqipëria e shqiptarët

Vinny nga Vinny
23 Janar, 2025
Në Kryesore, Kultura
0
Lord Bajroni, poeti që gjeti frymezim edhe tek Shqipëria e shqiptarët
0
NDARJET
35
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

George Gordon Byron, i njohur si Lord Bajroni, ishte poet romantik anglez i shquar, i lindur më 22 janar 1788 në Londër, në një familje aristokrate që kishte humbur pjesën më të madhe të pasurisë së saj. Me vdekjen e xhaxhait në vitin 1798, Bajroni, në moshën dhjetëvjeçare, trashëgoi titullin “Lord” dhe pronat e familjes, përfshirë Newstead Abbey, një çiflig i madh në Nottinghamshire.

Arsimi i tij fillestar u zhvillua në Harrow School (1801-1805), ku studioi gjuhët klasike greke dhe latine, historinë dhe letërsinë angleze. Në moshën 18-vjeçare, Bajroni u regjistrua në Trinity College, Universiteti i Kembrixhit, ku u dallua për talentin letrar dhe mendimin e tij të pavarur. Këtu nisi të shkruante poezi dhe të shfaqte pikëpamjet e tij liberale që do të përshkonin gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij.

Në vitin 1809, pas marrjes së vendit të tij në Dhomën e Lordëve, Bajroni nisi një udhëtim të gjatë nëpër Evropë, i cili do të ndikonin thellësisht në veprën e tij letrare. Gjatë kësaj periudhe, ai vizitoi Spanjën, Portugalinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Në Shqipëri, ai qëndroi në Janinë, ku u mirëprit nga Ali Pashë Tepelena. Gjatë kësaj vizite, Bajroni u mahnit nga kostumi tradicional shqiptar, të cilin e mbajti si kujtim. Ky kostum u bë i famshëm në portretin që piktori Thomas Phillips realizoi në vitin 1813, me titullin “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”. Ky portret, që ndodhej fillimisht në Royal Academy, sot ruhet në ambasadën britanike në Athinë.

Ndër veprat më të njohura të Bajronit renditet poema “Childe Harold’s Pilgrimage” (1812-1817), e cila pasqyron përvojat dhe përshtypjet e poetit nga udhëtimet e tij në Evropë, përfshirë Spanjën, Greqinë, Shqipërinë, Zvicrën dhe Italinë. Në këtë vepër, Bajroni përshkruan me patos traditat dhe virtytet e popujve të shtypur, duke i kushtuar vargje të veçanta shqiptarëve, për të cilët ai shprehte admirim të thellë. Kjo ndjenjë pasqyrohet edhe në letrën e tij të 12 nëntorit 1809, dërguar nënës së tij, ku shkruan: “I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aqe të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frengj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më rodhën gjësende, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”

Bajroni kishte një respekt të thellë për traditat, virtytet dhe guximin e shqiptarëve, të cilët i shihte si simbol të lirisë dhe dinjitetit. Ndjenja e tij e vlerësimit pasqyrohet edhe në përmendjen e figurës së Marko Boçarit, heroit të Revolucionit të 1821 me origjinë shqiptare. Bajroni e admironte Boçarin për trimërinë dhe përkushtimin ndaj lirisë, duke e parë atë si mishërim të idealeve të tij për lirinë e popujve të shtypur.

Përkushtimi i Bajronit për çështjet e lirisë arriti kulmin në vitin 1823, kur ai u bashkua me revolucionin qe shpertheu ne ate qe sot njihet si shteti Grek, kundër Perandorisë Osmane. Ai kontribuoi financiarisht dhe personalisht në organizimin e forcave revolucionare për të fituar lirinë. Fatkeqësisht, Bajroni nuk arriti të shohë pavarësinë e Greqisë pasi vdiq nga ethet në Mesolongji më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare.

Veprimtaria letrare dhe politike e Lord Bajronit la një trashëgimi të pasur, duke ndikuar ndjeshëm në letërsinë romantike dhe lëvizjet kombëtare të shekullit të 19-të. Për shqiptarët, figura e tij mbetet simbol i një shkrimtari që jo vetëm që e përjetësoi kulturën dhe virtytet e tyre, por edhe qëndroi si një zë i fuqishëm për lirinë dhe drejtësinë./usalbanianmediagroup.com

Referenca dhe lexime te mëtejshme:

  • Byron, George Gordon. Childe Harold’s Pilgrimage. 1812-1817.
  • Marchand, Leslie A. Byron: A Biography. Alfred A. Knopf, 1957.
  • Phillips, Thomas. “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”, 1813.
  • Byron’s Letters and Journals, edituar nga Leslie A. Marchand. Harvard University Press, 1973.
Lord Byron in Albanian Dress is an 1813 portrait painting by the English artist Thomas Phillips.
Byron’s Albanian dress, Ioannina, Albania, ca. 1809. Bowood House, Wiltshire
Etiketa: byrondashurialordrespektishqiptaret
Shkrimi Mëparshëm

Sot, në 109 vjetorin e ekzekutimit të një legjende/ Kush e vrau Isa Boletinin dhe si e përshkruan Millovan Gjillas masakrën e 23 janarit 1916 në urën Ribnicës?

Shkrimi Vijues

Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë do të restaurohet

Shkrimi Vijues
Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë do të restaurohet

Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë do të restaurohet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist