Elena Kocaqi
Ilirët, kohë para se Roma të forcohej dhe gjatë kohës që ajo ishte perandori, kanë banuar
edhe në gadishullin Italik. Ata kanë zënë pjesën më të madhe të tij, përveç zonës së Toskanës së
sotme që ishte një popullsi e përbashkët nga ana etnike me ilirët, por që quhej si etruske dhe afër
saj kanë banuar edhe një popullsi që quhej pellazge që është shtrirë deri në Francën jug-lindore
me fisin e aborigëve.
Etruskët
Etruskët edhe sot nga disa historianë, konsiderohen si një popull i mistershëm, i cili nuk
dihet se nga e ka origjinën. Ky popull ka patur një kulturë tepër të lashtë, por që sot nuk i vihet
emri se cilit popull i përket. Studiuesit që nuk njohin asnjë kulturë tjetër veç asaj greko-romake,
kanë provuar që të përkthejnë gjuhën e etruskëve me latinishten, greqishten apo me gjuhë të tjera
aziatiko-afrikane dhe nuk kanë mundur t’i përkthejnë shkrimet e tyre. Ata i kanë vënë një kapak
sipër, ashtu siç i është vënë të gjithë qytetërimit etnik të vjetër evropian dhe mbi të kanë vënë
emrin mister.
Në fakt ata studiues që në pjesën e madhe të tyre, janë evropianë, në një farë mënyre, i
kanë vënë kapak kulturës së tyre më të lashtë.
Kështu, lidhur me origjinën e etruskëve ka pasur disa ide kontradiktore.
- Një grup historianësh mbështet idenë se etruskët janë me origjinë nga Azia e Vogël,
pra nga fiset Trojane. Ata mbështeten tek Herodoti, i cili tek libri “Historia” thotë se: “Lidët dhe
pellazgët e Lemnosit emigruan për në Itali”. Edhe Straboni thotë se pellazgët ishin të parët që
banuan ishujt Lemno dhe Imbro dhe disa prej tyre kaluan për në Italik me Tyrrenin të
birin e Atit”. (Gjeografia, Straboni lib. V f.4) Pasi erdhën në Itali, ata e ndryshuan emrin e tyre
nga Lidë në Tirren pasi kështu quhej njëri nga prijësit, që i priu për në Itali.
Nga ana tjetër Tyrrenët quhen edhe si pellazg. Helleniku i Lesbosit që ka shkruar në
shekullin e V p.k. përmend gjithashtu një grup pellazgësh që mbërritën në Itali dhe që atje e
kthyen emrin e tyre në Tyrren.
Burimet e tjera i lidhin etruskët ngushtë me pellazgët e ishujve të Lemnosit. Tukididi
thotë se etruskët ishin një degë e pellazgëve”(Z.Manjani, Fundi i misterit Etrusk, Tiranë 1973,
f.25)
Edhe Plini thotë se: “Umbret kanë qënë përzënë këtej prej pellazgëve, këta prej
lidëve të quajtur tyrren nga emri i mbretit të tyre të cilët më vonë në gjuhën greke u
thirrën tusk, sipas riteve të tyre të flijimit”.(Plini Secundi, Naturalis Historie, Lib. II.f.8)
Herodoti në lidhje me tyrenët, pra etruskët thotë se: “… ata janë thesaliot të vendosur
në Lidi prej nga ku shkuan në Itali”(Herodoti I. 57, VI, 137-139)
Pra, të dhënat që japin disa autor antik, tregojnë se etruskët ishin me origjinë nga Lidia e
Azisë së Vogël, pra trojan. Herodoti e pranon se janë nga Lidia, por ai thotë se janë me origjinë
nga Thesalia që historikisht ka qënë banuar nga raca pellazge. Tarkuinia ishte një qytet i
themeluar nga Tarkuini, i vëllai i Tyrrenit dhe bir i Telefit. Por ky i fundit është pasardhës
i Lykaonit të birit të Pellazgut(Pauzania, VII, 4,1) Atëherë edhe Etruskët që ishin nga Lidia apo
nga Thesalia nuk ishin gjë tjetër veçse pellazg.
Straboni (lib.V) vë në dukje gjithashtu se “nuk është për t’u habitur nëse gjen në
Italinë e lashtë legjenda që përkojnë njëherazi me pellazgët dhe Trojanët, sepse këta tre
popuj (edhe etruskët) rridhnin nga i njëjti trung”
Briquel, vë në dukje se shkrimet e Helanikut, Hekateut, Thukidit dhe Sofokliut i
konsiderojnë pellazgët si etrusk. Tradita e origjinës pellazge të etruskëve ishte e gjallë tek ata
deri në shekullin e IV p.k.(D.Briquel, 1984, f.628)
2 – Në shekullin e parë p.k. Dionisi i Halikarnasit i quan etruskët si autokton pra si popull
që nuk ka emigrua nga zona pellazge e Egjeut Lindor.
3 – Një teori tjetër thotë se ata kanë zbritur nga retët, pra nga një fis tjetër ilir në veri të
Italisë së sotme.
Të gjitha këto teori të çojnë në të njëjtin drejtim, tek origjina pellazgo-ilire e etruskëve.
Pse?
Nëse etruskët janë nga ishujt e Lemnosit nga Troja dhe kanë emigruar, ata janë pellazgë
ashtu siç është thënë nga autorët antik. Nëse etruskët, janë nga Retia, atëherë sërisht janë ilirë,
pasi retët ishin një fis ilir sipas Apianit. Nëse janë autokton, atëherë sërisht janë ose ilirë ose
pellazgë, pasi gadishullin Italik edhe gjatë kohës që Roma dardane ishte superfuqi, banohej nga
ilirë.
Tosko epirotët me tosko etruskët.
Toskët e Epirit në antikitet, janë quajtur pellazgë, po kështu shpesh janë quajtur edhe
etruskët, që tregon se ka lidhje etnike midis toskëve shqiptarë dhe toskëve etruskë. Gjuha e
toskëve në Shqipëri, është gjuha zyrtare si gjuha e toskanës në Itali. Fakti që sot shqiptarët i
kuptojnë shumë lehtë gjuhët latine si ajo italiane, spanjolle apo portugeze tregon lidhjet e qarta
etnike midis pasardhësve të këtyre kombeve, me paraardhësit e shqiptarëve.
Latinishtja e vjetër dhe e re, ka një ngjashmëri të madhe gjuhësore me shqipen. Në të
ndodhen fjalë që shqipja nuk i ka huazuar ashtu siç mund të thuhet, pasi ato, shpjegimin e kanë
vetëm me anën e gjuhës shqipe.
Në një kohë kur spanjolli shkon në Itali dhe flet spanjisht, italianët nuk e kuptojnë, ashtu
dhe anasjelltas, nëse të dy vijnë në Shqipëri, pjesa më e madhe e popullsisë i kupton menjëherë
se çfarë duan të thonë. Pra latinët nuk kuptojnë njëri-tjetrin, ndërsa shqiptarët që flasin shqip i
kuptojnë shumë mirë ata. Çfarë tregon kjo?
Kjo tregon, se këto gjuhë kanë patur për bazë një gjuhë që ka qënë folur në Evropë para
krijimit të kombeve, por që atë gjuhë për shkak të natyrës kokëforte dhe maleve, e ruajtën vetëm
shqiptarët. Ajo gjuhë është baza e gjuhëve latine, por edhe e gjuhëve të tjera evropiane.
Kur bëhet historia dhe kur dëshiron që të tregosh se kujt i ka përkitur ky apo ai shkrim, së
pari shikohet se cili popull ka banuar aty. Shikohet se cila gjuhë apo cili popull është sot më afër
nga ana etnike me këtë popull dhe merret gjuha e tij për ta provuar. Padyshim, kjo, shumë pak
studiuesve iu ka shkuar nëpër mendje dhe atyre që njohin shqipen. Kështu disa autorë francez, që
kanë patur njohuri për shqipen, kanë shpjeguar një numër të madh shkrimesh nga etruskishtja me
anën e shqipes. E thënë më qartë, të vetmet fjalë që njohim nga etruskishtja, janë përkthyer
vetëm me anën e gjuhës shqipe. Pra, nga pikpamja etnike, etruskët janë pellazgë ose ilirë. Edhe
tek etruskët, varrimet kanë qënë në disa periudha me tuma si në të gjithë Evropën, gjithashtu
mbizotëron sëpatën dytehëshe tipike ilire.
Disa fjalë etruske që janë shqip, të nxjerra nga Z.Manjani (Z.Manjani, Fundi i misterit
Etrusk f.419)
Dionisi i Halikarnasit thotë se: “… disa nga pellazgët, banonin në të quajturën tani
Thesali, të detyruar të lënë vendin e tyre, u vendosën pranë Oborigëve dhe së bashku me
këta luftonin kundër Siciliotëve. Aborigët i pranuan ata me shpresën se do të përfitonin
nga këta, por sipas mendimit tim i pranuan se ishin të afërt.”(Dionis Halikarnasi,
Antiquitatum Romanarum, lib I f.17) Madje një pjesë e tyre janë vendosur deri në Francën
juglindore.
Venetët janë quajtur si venet. Homeri përmend enetët të cilët kanë marrë pjesë në luftën e
Trojës përkrah trojanëve. Enetët apo venetët nga burimet antike dalin si ilirë dhe ndonjëherë si
koloni e trojanëve. Autorët si P.Althajm, J.Pokornidhe H.Krahe i konsiderojnë venetët si një
degë të trungut ilir.(Z.Manjani, f.28).
Venetët gjenden edhe në detin Baltik, në gjirin e Dancigut. Ky emër u trashëgua nga
sllavët që u vendosën në këto toka. Ato gjenden pranë tribalëve thrako-ilir, ku në Paflagoni kemi
henetët që janë thjesht ilir(Z.Manjani, f.28) Venetët e quanin veten e tyre vend që lidhet me
fjalën vend të shqipes.
Mesapët ishin një fis ilir, që banonin në pjesën jugore të Italisë së sotme. Me emrin
Mesap ka disa emra. Në Kretë, nga mendon Herodoti se ata kanë ardhur, ka një lumë me emrin
Mesap, në Peloponez edhe sot në Shqipëri ka një vend të quajtur Mesaplik.
Dauni, Mesapi e Peuketi janë bijtë ilir Lykaon, birit të Pellazgut. Dauni me vëllezrit e tij
në krye të një ushtrie ilire u hodh në Italinë e Jugut, përzuri auzonët dhe në vendin e tyre formoi
tre mbretëri të daunëve, mesapëve dhe të peuketëve.(Ovidi, Fastes, IV.76).
Sipas një varianti tjetër ata janë ilir, por kanë emigruar nga fiset pellazgo-ilire që
banonin në Kretë. Plini e konsideron Japiksin si kretas dhe bir të Dedalit e të një gruaje nga
Kreta. Straboni e bën Japyksin heroin eponim të fisit të ilirëve të japigëve, vëlla të Daunit dhe të
Peuketit.(Straboni, lib. VI, 3,2)
Ira ose Oria ishte qyteti më i vjetër i Mesapëve dhe ka një zhvillim e kulturë të lartë, që
është e një niveli me atë etrusk apo trojan, me qytete dhe ndërtime madhështore. Kjo tregon qartë
se ilirët kanë qënë një popullsi me kulturë të lartë. Qyteti i Veretos, është quajtur edhe me
emrin Hyria që përdoret edhe sot në shqip, në emra vajzash. Në Mesapi gratë kishin të drejta të
barabarta me burrat, pothuajse edhe më tepër se sa burrat.
Japigët, një fis i rëndësishëm ilir, kanë patur kultin e quajtur Jupiter Mezana. Ata i
flijonin mëzat për nder të Jupiterit dhe sot në këtë formë fjalën “mëz” e ruan shqipja.
Kaoni, që vijnë gjithashtu nga iliria, po në të njëjtën kohë, kaonët janë edhe në Trojë. Ajo
që është interesante është fakti se kaonët e Epirit me të Italisë mbanin marrëdhënie të mira, pasi e
dinin që ishin nga një fis i përbashkët.
Kalabrit, që studiuesit i quajnë me origjinë nga dardanët e Ilirisë apo Shqipërisë së
sotme.
Umbret, Plini i quan si një fis të vjetër Pellazg(Plini lib.III. f.19.1)
Ligurët, Hesiodi i përmend se banonin afër Skithëve Hypomologian. Aristoteli flet
për ligur në Thrakë dhe një pjesë e tyre jetojnë në Kapadoki të Azisë së Vogël(Herodoti
Lib.VII f.72) Pra, ligurët e Italisë, kanë banuar në Skithi apo edhe në Thrakë e Azi të Vogël para
se të dalin në Itali. Kjo do të thotë se ligurët janë një popullsi, që ose ka emigruar nga zonat e
Skithis, Azisë së Vogël, Thrakës në kohë të hershme prehistorike dhe janë vendosur në Itali, ose
ata të Italikut janë emigruar në Lindje. Dy qytete të rëndësishme të ligurve kanë qënë Alba dhe
Albia.
Oenotria ku banonin jukanët dhe bretianë shtrihej nga Posedonia deri në
Taranto. Oentori është i biri i Lykaonit të birit të Pellazgut.
Pisa më parë është quajtur me emrin Teuta, të cilët ishin me origjinë nga Elida, që e ka
marrë këtë emër nga Pintinët fis ilir (M.Sakellario, 1977, f.86)
Retët, sipas Apianit, që është i vetmi autor që ka shkruajtur një vepër të plotë për ilirët,
janë ilirë. “Romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre edhe retët, edhe
norikët i quajnë ilirë”(Apiani, Ilirike, f.6)
Fjalë rete
retia nga fjala re e shqipes dhe ky fis banonte një pjesë në Alpe
barga kasolle me bar nga fjala bar
ber në lombardisht i thoshin deles që në shqip është edhe fjala ber
criu ngriu pra ftohtë
lopë fjalë nga savoja dhe zvicra që lidhet me fjalën lopë të shqipes
palta në Lombardi është balta në shqip
Dardanët e Romës. Burimet historike tregojnë se Ene Dardanidi princi trojan pas luftës
vendoset në Itali dhe pasardhësit e tij, themeluan Romën dhe e bën atë një perandori. Pra në
antikitet Roma është banuar nga dardanët e Trojës si dhe nga fise të tjera pellazgo-ilire. Dardanët
e Trojës janë dardanët e Ilirisë, sepse për këtë dëshmon Straboni dhe autorët romak.
Pra, me fjalë Japigët jetojnë në Kroaci dhe në Italinë jugore, Galabroit në afërsi të
Dardanisë dhe në Kalabri, dardanët e Mesisë së Epërme bëhen dardanët e Italisë, kaonianët e
Epirit vendosen pjesërisht në Lukani, liburnët e pjesës veriore të Adriatikut i gjejmë në Itali,
piçensave të Paionis iu përgjigjen picenumi.(Z.Manjani, f.42).
Edhe emrat deti Adriatik dhe Jon i kanë marrë nga fiset ilire të adrianëve dhe emri i një
princi ilir, Jon.
Sipas një varianti Joni është biri i Dyrrahut. Ai është vrarë aksidentalisht nga Herkuli.
Kufoma e tij është hedhur në detin Jon që mban emrin e tij. (Appien, Bell, Civ. II, 39)Joni, emri i
detit Jon, është biri i një mbreti ilir, Adrit, emrin e të cilit mban deti Adriatik (Scholie a
Apollonios de Rhodo, Argonautiques, IV, 308).
Pra në antikitet, por edhe gjatë periudhës kur Roma u shndërrua, nga një qytet dardan në
një perandori të dytë me rrënjë dardane, elementi ilir, ishte mbizotërues ose e thënë më qartë
romakët apo vet italikët ishin ilir. Ajo, që në histori njihet si kultura romake, nuk është gjë tjetër
veçse kultura e krijuar nga toskët, dardanët dhe fiset e tjera ilire. Gërmat e alfabetit, i sollën në
Lat pellazgët.(Plini, Lib. VII, f.57) Pra ata janë të parët kudo që zbuluan qytetërimin, shkrimin.
Në kohën antike Italiku ka folur të njëjtën gjuhë me Iberikun dhe Galinë. Në atë kohë ata
merreshin vesh me njëri tjetrin. Meqë Italikët siç dhe do shohim edhe latinët e tjerë flisnin një
gjuhë pellazgo-ilire, ajo ka shumë nga gjuha shqipe brenda saj.
Madje italishtja e sotme e toskanës dhe toskërishtja e shqipes kanë shumë ngjashmëri me
njëra-tjetrën.
Meje, thotë se gjuha latine ishte krijimi i një kaste të pasur shfrytëzuesish bujqësor, të
cilët pushtuan Romën pasi kishin dëbuar prej aty etruskit. Romakët për t’u dalluar nga
paraardhësit e tyre, duhet të kenë krijuar këtë dialekt, i cili më pas u bë gjuha zyrtare e Romës,
pastaj rajonale dhe më pas kombëtare me atë prestigj që pati në të gjithë Evropën.
Dionisi Halikarnasit thotë se romakët flisnin një gjuhë, e cila nuk është as
krejtësisht barbare as plotësisht greke, por një përzierje e këtyre të dyjave, u mbizotruse
është gjuha eoliane, por ajo ishte pellazgjisht. Këtu vërtetohet edhe njëherë se fiset helene kanë
folur të njëjtën gjuhë si fiset e tjera ilire pasi ato edhe mund të kuptoheshin.
Megjithëse latinishtja mund të ketë qënë një gjuhë e krijuar, ajo ka pasur si bazë shqipen,
pasi fjalët e saj nuk kanë kuptim pa shqipen. Këtë do e shikojmë tek kapitulli ku do flasim për
gjuhën Italiane.
Kultura etrusko-romake, është një kulturë pellazgo-ilire, pasi etruskët ishin pellazg dhe
fiset e tjera Italike ishin me origjinë ilire dhe sigurisht ishin ato që krijuan këtë qytetërim dhe
kulturë të lartë.
Po të shikosh qytetet e vjetra në Italik, para-romake të ndërtuara nga Ilirët, nuk bëjnë
dallim nga ndërtimet madhështore dhe qytetet e mëdha, nga bota tjetër e zhvilluar pellazgo-ilire.
Roma dardane arriti që të bëhej një perandori e fuqishme, e cila mbajti të pushtuar pjesën më të
madhe të botës së atëhershme për pesë shekuj dhe ishte e vetmja superfuqi mbi tokë.
Roma, për të drejtën, arriti majat dhe sot pothuajse pjesa më e madhe e sistemeve juridike
të vendeve më të zhvilluara, janë mbështetur tek e drejta romake, sidomos Evropa me sistemin
romano-gjermanik të së drejtës.
Pra origjina e etnisë, gjuhës dhe kulturës romake antike është pellazgo-ilire.