• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Kush e pagëzoi sheshin “Skënderbej”?

Vinny nga Vinny
22 Prill, 2021
Në Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
239
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sheshi “Skënderbej” e ka marrë këtë emërtim në vitin 1937 edhe pse, monumenti i heroit kombëtar u vendos aty shumë vite më vonë, në janarin e vitit 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Fillimisht, vendosja e monumentit të Skënderbeut ishte parashikuar të ishte një nga eventet e rëndësishme të programit të ‘Kremtimeve të 25-vjetorit të Vetqeverimit’, që u shtri në periudhën 20-28 nëntor të vitit 1937. Pika 7 e programit parashikonte zbulimin e monumentit të Skënderbeut.

Gazetari Gjergj Bubani, në një artikull kushtuar kremtimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë, e trajton me sarkazëm çështjen e mosvendosjes së shtatores së heroit kombëtar në sheshin e ‘pagëzuar’ nga kryeministri Pandeli Evangjeli, me këtë emër, sikur e sjell dokumentin Scan.

“Sheshi i Bashkisë, i cili pasnesër do të pagëzohet prej Xhaxhait (Pandeli Evangjelit) “Sheshi Skënderbeg” është bërë një bukuri. Splendidi u shemb dhe bashkia po mundohet të mbulojë pak shëmtimin që doli që prapa perdes, në mes të sheshit aty ku ishte fjala të ngrihej shtatorja e Skënderbeut, dora-dorës na doli një shatërvan. Dje mbrëma u bë provimi i parë; një shumicë populli ishte mbledhur rreth e përqark dhe hapte gojën duke u habitur. Uji kërcente herë me forcë, herë me ngadalë, nga të pesë vrimat; një shigjetë drejt përpjetë dhe katër tërthorazi.

Humori, nuk mungonte nga ana e popullit;

-Ore, po si kështu? Ne prisnim shtatore dhe na doli Shatërvan?!

-Jo vëlla, por kur deshin të shtinin themelet e shtatores, kërceu uji përpjetë.

-Ç’thua?! E thonë pastaj që Tirana s’paska ujë!” shkruan Gjergj Bubani në një reportazh të publikuar me 20 nëntor 1937 në gazetën ‘Drita’.

Deri në vitin 1968, ku u pozicionua përfundimisht monumenti i Heroit Kombëtar, në atë vend kanë qenë vendosur monumente e shtatore të ndryshme, edhe pse emërtimi mbeti i njëjtë.

Fillimisht, aty ka qenë një nga monumentet e 25 vjetorit të Pavarësisë, pastaj një Shqiponjë dykrenare me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. Pas Luftës së Dytë Botërore aty u vendos shtatorja e Stalinit, për t’i lënë më pas vendin monumentit të Heroit Kombëtar, vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paçon./konica.al

Shkrimi Mëparshëm

100 vite Parlament Shqiptar ⁄ Diskutimi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë! Ekspozohen dokumentet e Seancës I Plenare

Shkrimi Vijues

Termi “Shqipëri e madhe” është fabrikacion serb

Shkrimi Vijues

Termi "Shqipëri e madhe" është fabrikacion serb

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

4 Mars, 2026
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist