Në një shkrim të janarit 1901, Konica bën një analizë të thukët të mendësisë dhe qëndrimeve socio-politike të shqiptarëve. Me dhimbje e me ironi ai shpreh zhgënjim, hakërrimë por edhe ngre kushtrimin dhe nxjerr mësime. Që populli ynë i shumëvuajtur të dalë nga terri. Aktualiteti i këtij shkrimi, që ne po e përcjellim me gjuhën e autorit, është thelbi i arsyes pse po e ndajmë me ju sot. Pasi edhe sot po jetojmë në një shoqëri ahengjesh e fasade, të pazonjën për veten e për vendin – që ka harruar identitetin, ka harruar nga vjen, ku është, por ka të qartë se ku do të shkojë … sa më larg vendlindjes.
Albania — Numri 1 — Viti 5 — 31 Janar 1901 — Bruksel
Shciperia me 1801 e me 1901
Si ish vendi yn nje cint vjet me pare, si eshte sot? Ndryshim i math te tsilin do t’a rrefejme ne pake fjale.
Ahere Shciperia, sundimerisht, ish po thua me vete. Kara Mahmuti siper, Ali Tepeleni poshte, e sundojin Shciperine pa kerkuar urdhera nga Stambolli. Ata vete i emerojin ghithe nen-urdherit (memuret) e guvernes, te tsilet ishin te ghithe Shcipetare.
Sot kemi mi krye tsa Anadollake ci nuke kane tjater mendim e tjatrepune pervech te vobesojne vendin e te shuajne kombesine t’one.
Ahere, emeri shcipetar ish i njohur kudo n’Evrope si i nje popullit me ghuhe, me zakone, me mendime, te veta. Librat e shkronetoreve t’asaj kohe jane plot me deftime te tilla.
Sot, per kundre, eresia ku na ka lidhur Stambolli e ku na mban poshtresia e karakterit t’one, u dhane sy e fortse kombeve fcine te na kllasin djallezit e tyre e t’i japin te besoje botes se komp shcipetar nuke ka. Ashtu, ne ci nje cint vjet me pare ishim kombi m’i ghall e m’i fucishm i Ballkanikut, jemi sot per sot kombi m’i semur e m’i dobeti.
Ahere ghuha shcipe flitej kudo ne Shciperi: rreth vatres, ne trek, ne shtepi te guvernes (hucumet); edhe sikur te kishin patur ment te paret t’ane, pa fare veshtiret kishin bere cindera shkolla ne ghuhe shcip. Tani, prape shumitsa e Shcipetareve te ndershem shcip flasin e Shcipetare mbahen. Po tsa harbute, tsa zuzare, te lindur prej nenesh shhqiptare po prej atesh a Anadollake a fare te panjohur, bejne sikur e harman shcipen, kerkojn me pa-hir te na kllasin ghuhen e mundesit edhe i ndihin armikut te na e shuaje ghuhen t’one.
Nuk u ndryshua vetem puna e sundimit e e ghuhes. U ndryshua ace, dhe me teper, puna begatimit.
Ne cint vjet me pare, tregeria, bulcia, ishin ne lulezim te bukur. Te maredhenat ishin te lira, — jo si sot ce Anadollaku i ndalon shume tregetare te ven e te vijne, duke renduar pagat e bakshishet, duke kerkuar passeport-e e tezcerera, duke pyetur ku vete e pse vete e mas ke ndonje mendim te pshehte.— Bota e punonin dhene; i varferi kish token e tija e e shtrengote t’i ndzjere grur e buke. Sot nje mij shkake, nje mij ndalime, e shkretuan bulcine; Shcipetari nuke punon mee dhen e tija; arat jane kudo te shkreta, e nje ere perjashtimi po fryn ci i shtyn perjashte Shciperise, ne vise te huaja, me te miret punetore.
Me 1801, Shciperia kish nj’a pese-dhjete shtepi bejleresh te vjeter e disa oghake te krishtere, ci kishin dashurin e vendit jetojin ne Shciperi, e mbajin kudo si nje vatre rreth e rreth se tsilles mblidheshin e ngroheshin te varferit edhe te tjeret. Tani, oghakesia u prish e u shua. Te paka shtepi te vjetera kane mbetur. Zuzaresia edhe harbutesia i largon bejte e i hec ne Stamboll. U vjen me mire te vene t’u lepijne kembet Anadollakeve, te bejne poshtresira edhe te fitojne tsa erghent, se te rojne ne Shciperi te vobeke po me nder e me hie.
Ashtu ka cene. Keshtu eshte.
Ne, Shcipetaret e anes kombetare, nuke kemi tjater mendim pervech t’a hecim Sheiperine nga balta. Kerkojme te jetoje kombi yn me ghuhe te tij, me mendime e me nder te tija.
Sa Shcipetare jane te ndershem, do te mbajne te ghithe me anen kombetare. Ata ci jane zuzare, shpirtrober. e bij kurvash, le te mbajne me anet e tjera.
— Faik be Konitza
/usalbanianmediagroup


