• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Vinny nga Vinny
8 Dhjetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
0
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
0
NDARJET
19
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh.

Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore, emocionoi në Vatikan, ku Ambasada Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë mblodhi komunitetin Arbëresh, i cili shpërfaqi gjithë kulturën e vyer dhe të lashtë shqiptare.

Që nga veshjet shumëngjyrëshe, me motive florale e dekore të larmishme, deri te këngët që morën me vete katërqind vjet më parë dhe që i këndojnë edhe sot.

Nën kujdesin dhe kurimin e ambasadores shqiptare pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Majlinda Frangaj, ky event i rëndësishëm, aq sa kulturor dhe shpirtëror, bashkoi nën një çati ambasadorë të vendeve evropiane, ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, kryebashkiakë të komunave ku jetojnë arbëreshët, konsuj, studiues, albanologë dhe përfaqësues të politikës së vendit fqinj, të cilët në më shumë se katër orë ndoqën me vëmendje ajkën e historisë arbëreshe të më shumë se 5 shekuj trashëgimi.

“E rëndësishme pjesëmarrja e dy ministrave, sepse në prezencën e të gjithë të pranishmëve ishte kujdesi i institucioneve shqiptare. Ishte një kënaqësi e veçantë duke dëgjuar ambasadorët që morën pjesë, kështu që kjo pjesë e historisë e cila u vlerësua dhe nga trupi diplomatik dhe ngjalli shumë interes, për mua ishte një kënaqësi e veçantë”, u shpreh Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në Vatikan.

Një histori që mbahet gjallë dhe akoma më e rëndësishme që do të mbetet e tillë duke pasur pranë tokën amë. Ky takim nxori në pah pikërisht lidhjen e arbëreshëve me vendin e të parëve.

“Unë çdo vit kam promovuar historinë, kulturën arbëreshe, e për këtë vit mendova të bëjmë një konferencë mbi folklorin. Nuk mund të mos vendosja një koncert. Në këtë mënyrë lindi ideja e sfilatës me kostume arbëreshë, e nuk mund të mungonin prodhimet shqiptare”, shtoi Frangaj.

Eventi nisi me konferencën kushtuar zgjimit të Kulturës Identitare Arbëreshe gjatë shekullit të 18-të, ku pjesë e panelit ishin figura të shquara që kanë dhënë një kontribut të madh në ruajtjen dhe promovimin e folkorit, muzikës, letërsisë Arbëreshe, si dhe përfaqësues të politikës së dy vendeve.

“Për mua është një nder i madh të jem këtu, për të festuar bashkë këtë trashëgimi kulturore, shpirtërore dhe humane, me vlerë të jashtëzakonshme. Memoria e gjallë që buron nga Shqipëria, Italia dhe Kisha Katolike. Ngjarja e sotme bashkon njohjen, traditën, artin dhe shijen, e demonstron në mënyrë të jashtëzakonshme se si kultura i mbijeton kohës”, u shpreh Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në Vatikan.

“Domëthënëse të vihet re se teksti i veprave të apostujve nuk flet në mënyrë të përgjithshme për një grup të formuar nga popuj të ndryshëm, por i përmend një e nga një të gjitha traditat e veçanta kulturore. Kisha lind polifonike. Ajo nuk përpiqet të reduktojë gjithçka në një zë të vetëm, por mban së bashku zëra të ndryshëm”, u shpreh Federico Fiore, përfaqësues i Dikasterit për Kulturën dhe Edukimin pranë Selisë së Shenjtë.

“Në vitet e fundit, komunat arbëreshe kanë promovuar projekte kulturore, muzikore, gjuhësore dhe turistike, duke risjellë në qendër të vëmendjes identitetin tonë. Dhe, është kënaqësi që të gjitha projektet e mëdha do të zhvillohen së bashku me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, sepse kemi ende shumë për të bërë”, u shpreh Anna Madeo, konsulle nderi e Kalabrisë në Shqipëri.

“Eventi i sotëm shënon rolin e rëndësishëm që ka luajtur komuniteti italo-shqiptar në historinë kulturore dhe në atë letrare e politike të Shqipërisë, veçanërisht ajo e zgjimit të kulturës identitare gjatë shekullit të XVIII, të cilën e kemi propozuar ta quajmë ‘Rilindja e Parë’”, u shpreh Francesco Altimari, profesor i Albanologjisë, Universiteti i Kalabrisë.

Prezenca e dy ministrave të kabinetit tonë qeveritar në këtë event ishte padyshim shenjë pozitive dhe angazhimi që ky bashkëpunim ka nisur të marrë jetë me punë konkrete.

“Mënyra se si ata e ruajnë historinë, e mënyra se si respektohet në Itali, për të gjithë atë ndërveprim që po bëjmë tani deri në nivelet e një koncepti e cila shumë shpejt do të realizohet për një muze arbëreshë, në viset ku ndodhi dhe eksodi, por edhe shumë iniciativa të tjera që kanë të bëjnë me UNESCO…”, tha Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Të ruajmë lidhjet, të ruajmë produktet të cilat ne i kemi sjellë dhe sot këtu të përbashkëta, produktet tona autoktone, por edhe shkëmbimet që ne mund të kemi midis qeverisë italiane por edhe Shqipërisë”, u shpreh Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Etiketa: arbereshekulturaprezantohetshqiptarevatikan
Shkrimi Mëparshëm

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Shkrimi Vijues

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Shkrimi Vijues
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist