E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Krokodil Kladha, një emër i rrallë shqiptar, me një histori të rrallë trimërie pas krahëve

31 Tetor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Krokodil Kladha ishte një udhëheqës stradiot dhe luftëtar gueril kundër pushtuesve osmane.

Emblema e Krokodilit ishte ajo që njihet si emblema bizantine (ρωμαίικο romeike).

Çuditërisht Greqia e sotme ka atë flamur që ka dhe nuk mban flamurin e “perandorisë bizantine”.

Periudha bizantine ka qënë një nga periudhat më të arta të historisë sonë, madje kemi patur edhe plot perandorë dhe figura të shquara Ilire. Fatkeqësisht, për arsye politike dhe teologjike, gjatë komunizmit periudha e Bizantit u lakua pak ose u la në harresë, (edhe pse kemi kaq figura të shqura) dhe këto figura kanë një peshë të atillë që nuk mund të mbeten gjatë pa u përvetësuar nga të tjerët, që i kanë ditur vlerën tre elementeve me rëndësi stratetegjiko politike, mitologjisë, propagandës dhe historisë empirike. Duke i bërë bashkë e gërshet këto tre elemente, në qindra vëllime, përpara zgjimit të të vjedhurve e gënjyerve, mund të krijohet një vegël, ose alibi bindëse për të justifikuar këtë grabitje masive të lavdisë së një populli që duhet ende të mësojë të flasë për veten.

Krokodil Kladha, luftëtar dhe prijës i përmasave të mëdha nga fisi Kladha.

(Sipas akteve juridike bizantine) kishte zbritur nga Himara dhe ishte vendosur në Peloponez. Në vitin 1463 Republika Veneciane i shpalli luftë Turqisë, luftë e cila zgjati 14 vite dhe konfliktet mes tyre ishin të përgjakshme. Venediku ishte i detyruar të kërkonte ndihmën e luftëtarëve shqiptarë, të cilët, tashmë ishin një faktor i rëndësishëm, edhe pse këta të fundit ndjeheshin të pa vlerësuar dhe të tradhtuar prej venedikasve. Në nëntor të vitit 1479 kur venedikasit dhe pushtuesit e rinj osmanë kishin ndarë teritoret e Peleponezit si trofe lufte, pra edhe fatet e shqiptarëve që banonin atje, Krokodil Kladha, rreth 55 vjeçar, me 160 kalorës kryen sulme të përgjakshme ndaj trupave turke. Sulltan Mehmeti kërkonte me çdo kusht kapjen e këtij kryengritësi dhe t’ia shpinin të gjallë në Kostandinopojë. Mirëpo pikërisht në këtë kohë, kur turqit dhe venecianët bënin marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve, dy kryengritës të tjerë, Teodor Bua (Griva) nipi i Gjin Bue Shpatës dhe Meksi Buziqi me rreth 600 kalorës nisen nga periferia e Nafplios për në drejtim të Argosit, godasin dhe shkatërrojnë forcat turke pastaj bashkohen me Krokodil Kladhën. Venecianët i afrojnë Kladhës 1.000 dukatë flori nëse ai tërhiqej nga rezistenca e armatosur kundër forcave osmane. Mirëpo Kladha luftoi kundër forcave turke deri më 16 prill 1481, ditë në të cilën u lagua nga brigjet e San Anzolit me një flotilje të drejtuar nga veneciani Francesko Zanko, mik i besuar i Kladhës. Më 12 qershor 1481 Krokodil Kladhën e priti në audiencë personalisht Mbreti i Mbretërisë së Napolit, Ferdinandi i Parë, i cili i akordoi një titull nderi dhe i lidhi një pension mujor prej 300 dukat.

Nga arkivat mësojmë gjithashtu se Krokodil Kladha është takuar në Napoli me djalin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjonin. Mbasi kanë hartuar planin e ekspeditës ushtarake përmes detit në teritoret e Arbërisë, Gjon Kastrioti ka zbarkuar në brigjet e Durrësit, ndërsa Krokodil Kladha në brigjet e Labërisë, Vlorës dhe Himarës. Ky i fundit, në bashkëpunim me luftëtarët vendas, mori kalanë e Himarës, zuri 1000 robër bashkë me pashain drejtues, vrau forcat osmane që bënë rezistencë dhe pas kësaj mori kalanë e Sopotit. Forcat turke u larguan të poshtëruara dhe të mundura nga luftëtarët shqiptarë të drejtuara nga Krokodil Kladha. Kështu vazhdoi jeta e këtij luftëtari të paepur, kryengritës i dy popujve, rikthehet në Peloponez mes arvanitëve të tij, shkon në Dalmaci në ndihmë të venecianëve, rikthehet përsëri në Peleponez, pastaj në Himarë, në djepin stërgjyshor. Bie viktimë e pabesisë osmane, kapet prej tyre dhe trupi i tij i lodhur nga luftërat e gjata e të pandërprera, pritet në copa. S’u besohej se ky njeri vërtet mund të vdiste, aq shumë ishin tmerruar prej tij.

“Krokodil Kladha Kryengritesi i Dy Popujve” Dr. I. Koçollari

Fisin Kladha (Kadhaj) dhe Gurra (Kurra) i gjejmë edhe në Progonat të Kurveleshit.

Emblema e Krokodil Kladhës

Sipas Cheetham 1981, f. 249: “Ndër kapitenët që shërbenin nën komandën veneciane ishte një farë Krokodil Kladha, një pronar tokash me status të mjaftueshëm për t’iu dhënë prona në Lakonia kur Sulltan Mehmeti pushtoi për herë të parë Peloponezin, si një shpërblim për nënshtrimin ndaj turqve.”

Stema e Krokodil Kladhës

Simboli kuptimplotë i shqiponjës dykrenare

Le të shkruajmë këtu disa gjëra për Stradiotët. Ushtarët Stradioti kishin përgjithësisht një origjinë të ndryshme etnike. Shumica e udhëheqësve stradiotë, oficerëve të lartë dhe shumë prej ushtarëve stradiotë ishin arbëror, ose siç parapëlqejnë t’i quajnë miqtë tanë në Greqi, Arvanitas.
Këta Arbërorë, arvanitas shqipfolës, sot, për hir të represionit politik, sistematik, thuhet se kanë një ndërgjegje etnike greke/romeike.

Emblema dhe Flamuri i Mërkur Bua Shpatës

Le të marrim si shembull, fisin Bua, të më të shquarit dhe shembullin tipik të shqiptarit, Gjin Bua Shpata. Ishin një klan arbëror që edhe sot e pohojnë dhe e njohin si arvanitas.

Emblema e Merkur Bua Shpatës, kaq e ngjashme me stemën e Krokodil Kladhës por edhe me simbolet tona të sotme shtetërore është emblema e stemës romeike “greke bizantine” të dinastisë Paleologu. Është një simbol i ruajtur mes shqiptarëve ndër breza.

“Jeta e Mërkur Buas është dramatizuar në veprat e Tzanes Koronaios. Koronaios, i cili kishte qenë një stradiot me origjinë Zantiote, ishte një shoqërues i Merkur Buas. Në veprën e tij, një poemë e gjatë epike mbi bëmat e Merkur Buas, Koronaios jep origjinën e vërtetë arbërore të Buas, e cila përfshin Akilin, Aleksandrin e Madh dhe Pirron.

Poema në fjalë është gjetur në një dorëshkrim në Itali dhe është botuar pjesërisht nga C. Hopf dhe tërësisht nga K. Sathas. Është shkruar në vitin 1519, kur Koroneos ishte në Venecia dhe i referohet historisë së Buas deri në vitin 1517. Ajo përbëhet nga rreth 4500 vargje të rimuara dhe përmban informacione të vlefshme historike. Koroneos shkroi dhe i dërgoi Buas gjithashtu një poemë më të vogël (“pittakion”) me rreth 125 vargje.

Përgatiti Elis Buba/usalbanianmediagroup

Etiketa: emerhistorikladhakrokodilshqiptartrimerie
Shkrimi Mëparshëm

Pse autorja e “Fifty Shades of Grey” po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit

Shkrimi Vijues

Nafplio kryeqyteti i Republikës së Parë Helene me shumicë të hershme arbërore

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Nafplio kryeqyteti i Republikës së Parë Helene me shumicë të hershme arbërore

Nafplio kryeqyteti i Republikës së Parë Helene me shumicë të hershme arbërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist