E hënë, 15 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Krevat dopio për zyrat e drejtuesve dhe karrige lëkure origjinale. QSUT s’ka para për analiza, jep 740 mijë $ për mobilim

4 Korrik, 2022
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

News24 zbulon dokumentet teknikë të tenderit për mobilimin e zyrave të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Tenderi është zhvilluar nga agjencia shtetërore e prokurimeve të përqendruara, për llogari të QSUT dhe vlera totale ka qenë 147,8 milion lekë, rreth 1,2 milionë euro, dhe është fituara nga “RO-AL” SHPK me një ofertë sa gjysma e fondit limit. Detajet e prokurimit janë te frikshme, QSUT ka kërkuar të pajisë zyrat me krevat dopjo dhe sipas dokumenteve ai duhet të jetë i përmasave 200×180 cm, thënë ndryshe 2 metra gjatësi dhe 1,8 metra gjerësi.

Veshje laminati me rezistencë të lartë kundër gërvishtjeve dhe njollave dhe bordet të jenë të veshura me material plastik. Kërkesat e relaksit vazhdojnë me zgarën e krevatit, e cila të jetë prej drurit të staxhionuar. QSUT ka dashur të ekzagjerojë edhe me karriget për drejtuesit, të cilat nuk duhet të jenë dosido, por me tapiceri lëkure origjinale natyrale, me shpinore të lartë dhe rezistente ndaj zjarrit. Karriget duhet të kenë krahë anësore me tub inoksi dhe bazamenti duhet të jetë metalik me 5 degëzime në formë ylli. Në dokumente nuk jepet çmimi për njësi, por një krevat dopjo me zgarë druri të staxhionuar kushton mbi 500 euro, ndërsa një karrige zyre prej lëkure origjinale kushton mbi 1 mijë euro.

Në fakt këto shpenzime nuk po përdoren për te përmirësuar kushtet nëpër spitale ku pacientet janë të detyruar të marrin çarçafë dhe ndërresa nga shtëpia, apo për dhomat e reanimacionit dhe kushtet e mjekëve, por për zyrat e drejtuesve të QSUT. Madje me keq akoma, prej disa muajsh QSUT i urdhëron mjeket që të ulin numrin e analizave për të sëmurët dhe të mos japin rekomandime pasi fondi për koncesionarin nuk mjafton. Mes analizave për të sëmurët dhe karrigeve të lëkurës origjinale dhe krevate dopjo për zyrtarët, QSUT ka zgjedhur që paratë t’i përdorë për këtë të dytën.

Jo pak herë tenderat për mobilim zyrash kanë shkaktuar debate publike për luksin e ekzagjeruar, ndërkohë që bëhet fjalë për para të qytetarëve shqiptarë të cilat shkojnë për komoditetin e shfrenuar të zyrtarëve. Tenderi në fjalë ku drejtuesit e QSUT kërkojnë krevate dopjo për zyrat dhe karrige lëkure origjinale, po zhvillohet në një kohë kur qytetarët po shtrëngojnë fort rripin prej rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve dhe naftës. Ndërkohë rritja e fortë e të ardhurave nga taksat që po përfiton qeveria nga shtrenjtimi i çmimeve nuk po shkon për zbutjen e efekteve që po vuajnë qytetarët, por po shkon në drejtim tjetër, për luks zyrtarësh.

Etiketa: dopiokrevatmobilimqsut
Shkrimi Mëparshëm

Finlanda përkrah shqiptarët: Kosovës i hiqen vizat në vjeshtë

Shkrimi Vijues

Kundër hartës së re gjyqësore, juristët: Rriten kostot dhe rrezikon të cenohet aksesi në drejtësi

Të Ngjashme

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”
Kryesore

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë
Aktualitet

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën
Aktualitet

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Kundër hartës së re gjyqësore, juristët: Rriten kostot dhe rrezikon të cenohet aksesi në drejtësi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist