• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kosova s’ka më udhërrëfyes turistikë pa dokumenta nga shteti, licencohen 12 të parët

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
11 Korrik, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
Kosova s’ka më udhërrëfyes turistikë pa dokumenta nga shteti, licencohen 12 të parët
0
NDARJET
3
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter
Kosova ka licencuar për herë të parë udhërrëfyesit turistikë. Dymbëdhjetë udhërrëfyes kanë marrë licencat zyrtare në një proces që synon të vendosë standarde profesionale dhe t’i japë fund praktikës së udhërrëfyesve të palicencuar, të cilët shpesh kanë interpretuar historinë e vendit sipas këndvështrimeve të tyre. Të premten paradite në hapësirën e Muzeut Etnologjik i prerë ka qenë mesazhi se nuk ka më guida pa licencë

Pas kërkesave shumëvjeçare për rregullimin e profesionit të udhërrëfyesve turistikë, 12 licenca zyrtare janë dhënë për herë të parë nga shteti.

Operatorët turistikë dhe vetë udhërrëfyesit kishin ngritur shqetësimin se mungesa e një sistemi licencimi kishte lënë hapësirë për udhërrëfyes të palicencuar, të cilët jo rrallë kishin interpretuar historinë, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Kosovës sipas këndvështrimeve të tyre.

Të premten, në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ky proces ka marrë formë institucionale me ceremoninë e ndarjes së licencave të para për udhërrëfyesit turistikë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Në ceremoninë ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të turizmit dhe profesionistë të fushës, licencimi u cilësua si moment historik për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Përtej një dokumenti administrativ, ai u vlerësua si themel për ngritjen e standardeve profesionale, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ndërtimin e një sektori më të organizuar e më të besueshëm për vizitorët vendas e të huaj.

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e ka konsideruar dhënien e licencave të para si fazë të re për sektorin e turizmit.

“Kjo shënon një etapë të re të zhvillimit të turizmit në Republikën e Kosovës. Për herë të parë turizmi ka marrë vendin që i takon në nivelin ministror duke reflektuar rëndësinë e tij si sektor me potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e imazhit të vendit tonë. Sot po ndërmarrim një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi më profesional dhe më të besueshëm të turizmit në Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ka theksuar se licencat vendosin standarde të reja për një profesion që ka ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si perceptohet shteti nga vizitorët.

“Me dorëzimin e licencave të para për udhërrëfyes lokalë dhe ndërkombëtarë po vendosim një standard të ri për një profesion që ka rol të veçantë në mënyrën sesi prezantohet vendi ynë te vizitorët. Licencimi i udhërrëfyesve turistikë nuk është vetëm një procedurë administrative, por një reformë që synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, vendosjen e standardeve të qarta dhe krijimin e besimit te vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion”, ka thënë Bogujevci në krye të institucionit i cili prej prillit të sivjetmë u riorganizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Ministri të Kulturës dhe Turizmit dhe Ministri e Sportit dhe Rinisë.

Prej vitesh, mungesa e licencimit ishte parë si një nga boshllëqet më të mëdha të sektorit. Përfaqësues të industrisë së turizmit kanë argumentuar vazhdimisht se një vend që synon të ndërtojë reputacion si destinacion kulturor dhe turistik duhet të garantojë se historia e tij prezantohet nga profesionistë të trajnuar dhe të autorizuar.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e institucionit që ai drejton.

“Unioni i Turizmit të Kosovës ka ngritur këtë shqetësim që sa vjet që Kosova të ketë guida të licencuara, sepse e shohim që çdo ditë kemi pasur guida nga shtete të ndryshme, të cilat e kanë elaboruar historinë, kulturën, traditën e Kosovës ashtu siç kanë dashur dhe nuk i ka penguar askush. Nga sot, Kosova ka guidat e licencuara dhe gradualisht ky numër do të shtohet”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, mungesa e kontrollit kishte sjellë pasoja të drejtpërdrejta për mënyrën se si vendi prezantohej para të huajve.

“Kjo i ka bërë dëm Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ndërsa për të ardhmen, ai e ka dhënë mesazhin të prerë: ”Nuk ka më guida që veprojnë pa licencë”

Edhe Muhamer Hasani, udhërrëfyes në “GuideKS” ka qenë ndër zërat që kanë kërkuar rregullimin e kësaj çështjeje. Ai ka thënë se licencimi është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të komunitetit të udhërrëfyesve. Vetë ai është njëri prej 12 udhërrëfyesve turistikë tashmë të licencuar bashkë me: Naile Çekajn, Orhan Ramadanin, Fitim Bunjakun, Fatjona Bajrën, Adriana Pllanën, Akil Çekun, Muhamet Çekun, Ilir Sopjanin, Enes Toskën, Mirjeta Shatrin e Fisnik Thaçin.

“Është rezultat i një presioni të pandalshëm që ne si ‘GuideKS’ e kemi bërë vitet e kaluara duke e parë gjendjen në terren, ku për vite të tëra guida ilegale të huaja në Kosovë kanë ardhur, kanë operuar, duke deformuar dhe keqinterpretuar grupet e turistëve që kanë qenë në Kosovë. Nganjëherë me qëllim, nganjëherë pa qëllim, por dëmi është bërë. Me licencimin e guidave, kjo veçse rregullohet me ligj dhe informimi e prezantimi i Kosovës do të bëhet prej profesionistëve, por në të njëjtën kohë të licencuar prej vetë shtetit”, ka thënë ai.

Vitet e fundit, destinacionet kulturore, monumentet historike, shtigjet malore dhe gastronomia kanë tërhequr gjithnjë e më shumë turistë. E të premten në ceremoninë e dhënies së licencave, institucionet kanë paralajmëruar se synojnë ta zhvillojnë turizmin si një prej sektorëve me potencialin më të madh ekonomik.

Thirrja për aplikim për licencim të udhërrëfyesve ishte hapur me 24 qershor. Në njoftim shkruhej se janë ftuar të gjithë personat që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e udhërrëfyesit turistik. Thirrja shkruhej të jetë bazuar edhe në Ligji për Turizmin të miratuar më 2022, i cili e përcakton çështjen e udhërrëfyesit turistikë.

“Për ushtrimin e veprimtarisë, udhërrëfyesi turistik duhet t’i plotësojë këto kushte: të ketë kualifikim universitar ose profesional për udhërrëfyes turistik apo në fushën e turizmit, të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale të kryera me dashje; të ketë njohuri dhe të ushtrojë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në pajtim me kodin e etikës, të ketë njohuri të njërës nga gjuhët zyrtare dhe të paktën një gjuhë të huaj që do të përdoret në kryerjen e shërbimeve të udhërrëfyesit turistik”, shkruhet ndër të tjera në nenin 29. Neni 30 e përcakton se “për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, kandidati duhet të bëhet pjesë e Regjistrit të Turizmit”.

Etiketa: ciceronedokumentakosovalicencohenturistikudherrefyes
Shkrimi Mëparshëm

Epiri shqiptar dhe fantazma e “Vorio Epirit”: Ekspansionizmi grek dhe e drejta e pronës çame sipas Alexis Heraclides

Shkrimi Vijues

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, shoqërohet me deformime historike. Mungon transformimi digjital i premtuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
James Pettifer: Asimetria mes Çamërisë dhe “Vorio Epirit”. Çfarë thotë shkenca për dy çështjet e hapura të Ballkanit

James Pettifer: Asimetria mes Çamërisë dhe “Vorio Epirit”. Çfarë thotë shkenca për dy çështjet e hapura të Ballkanit

11 Korrik, 2026
Administratë dhe nxënës shkollash, BIRN: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

Administratë dhe nxënës shkollash, BIRN: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

11 Korrik, 2026
Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, shoqërohet me deformime historike. Mungon transformimi digjital i premtuar

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, shoqërohet me deformime historike. Mungon transformimi digjital i premtuar

11 Korrik, 2026
Kosova s’ka më udhërrëfyes turistikë pa dokumenta nga shteti, licencohen 12 të parët

Kosova s’ka më udhërrëfyes turistikë pa dokumenta nga shteti, licencohen 12 të parët

11 Korrik, 2026
James Pettifer: Asimetria mes Çamërisë dhe “Vorio Epirit”. Çfarë thotë shkenca për dy çështjet e hapura të Ballkanit

James Pettifer: Asimetria mes Çamërisë dhe “Vorio Epirit”. Çfarë thotë shkenca për dy çështjet e hapura të Ballkanit

11 Korrik, 2026
Administratë dhe nxënës shkollash, BIRN: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

Administratë dhe nxënës shkollash, BIRN: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

11 Korrik, 2026
Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, shoqërohet me deformime historike. Mungon transformimi digjital i premtuar

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, shoqërohet me deformime historike. Mungon transformimi digjital i premtuar

11 Korrik, 2026
Kosova s’ka më udhërrëfyes turistikë pa dokumenta nga shteti, licencohen 12 të parët

Kosova s’ka më udhërrëfyes turistikë pa dokumenta nga shteti, licencohen 12 të parët

11 Korrik, 2026
Epiri shqiptar dhe fantazma e “Vorio Epirit”: Ekspansionizmi grek dhe e drejta e pronës çame sipas Alexis Heraclides

Epiri shqiptar dhe fantazma e “Vorio Epirit”: Ekspansionizmi grek dhe e drejta e pronës çame sipas Alexis Heraclides

10 Korrik, 2026
Berati i `një mbi një dritareve`, 18 vjet në UNESCO

Berati i `një mbi një dritareve`, 18 vjet në UNESCO

10 Korrik, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist