E enjte, 18 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Kongresi i Durrësit dhe konflikti deri në vdekje i Konicës me Gurakuqin!

19 Qershor, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapi një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.

Ekspozita paraqet një ndërthurje të dokumenteve origjinale dhe materialeve të digjitalizuara, që hedhin dritë mbi kontributin e Gurakuqit në formësimin e shtetit shqiptar, nga Rilindja Kombëtare deri në përfshirjen e tij në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit. Ky aktivitet është pjesë e një serie të ngjeshur ngjarjesh që DPA ka zhvilluar në Itali, përfshirë Konferencën IX Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shën Mitër, vizitën në komunitete arbëreshe në Kalabri dhe Pulja, si dhe bashkëpunime me institucione si Universiteti i Kalabrisë, Dioqeza e Rosanos dhe Arkivi i Barit. Përmes kësaj ekspozite, Gurakuqi nuk përkujtohet vetëm si një figurë historike, por si një simbol i lidhjes së fortë kulturore e historike midis Shqipërisë dhe Italisë.

I përpirë nga fryma e Lidhjes së Prizrenit dhe idetë nacionaliste vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Nis shkrimet me pseudonimet Marosh Ujka, Jakin Shkodra, Lek Gruda, Pjetri dhe Pali, Hamidi. Me veprën Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim botuar në Napoli më 1906, bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet e në Napoli Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja etj. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár». I dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh. Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Sipas një shkrimi përkujtimor nga Harapi, interesat kulturore të Gurakuqit shtriheshin nga kultura klasike romake e latine, historia e vendit dhe ajo botërore, arkeologjinë, shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë pedagogjike kombëtare dhe europiane.Zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme. Është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit shqiptar. Si krijues Gurakuqi pati marrëdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtës, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e përkushtime nga Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, “S’kndôn bylbyli”. Gjergj Fishta i dedikon atij vepren “Pika e voeset”.

Me Konicën nuk shkonte mirë që në kohën e Kongresit të Durrësit, gjë të cilën nuk ia fali as pas vrasjes së Gurakuqit, duke shkruar më 12 nentor 1925 “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar dhe i kuptimit modern të shtetit, intrigant, prapanik dhe i errët”. Miqtë e tij do ta kujtonin në mënyra të veçanta, Noli do t’i kushtonte poezinë elegjiake me titull “Syrgjyn vdekur”, ndoshta më e ndjera ndër poezitë shqiptare. Në publicistikë kanë shkruajtur për të P. Harapi, P. Shllaku, S. Vinjau, F. Fishta e Dom L. Shantoja. «Tjetërkund, njerzit e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni. Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen? Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?» Fjalët e P. Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor për përvjetorin e vrasjes. Miku i tij, piktori dhe fotografi Kel Kodheli, i kushtoi një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit pas shpalljes së kushtetutës osmane me 2 korrik 1908. Pas zbarkimit te moloja e qytetit, anës pajtonit, të cilit në çast turma që shtyhej t’i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Miletbahçe. Piktura u ekspozua në shtëpinë e Gurakuqve kur u shndërrua në shtëpi muze më 19 shkurt 1964.

Mbrëmjen e 2 marsit 1925, në restorantin e hotelit “Cavour”, Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke thënë: do t’shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.” Duke dalur nga restoranti i hotelit u pa me Balto Stamollën, i cili i zbrazi tri plumba. Në xhepat e shqyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat. Kuestura lajmëroi koloninë shqiptare që ceremonia nuk mund të zhvillohej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezës. Drejt Barit rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, Ll. Fundos, B. Valterit etj. Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: “Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës.” Në çastet e përgatitjes së varrimit, miku i afërt i Gurakuqit, Gjon Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte veshur kur u vra. Më 27 nëntor 1957 qeveria komuniste që në dukje mbështeste Lëvizjen e Qershorit, solli në Shkodër eshtrat e tij të cilat u rivarrosën te varrezat e dëshmorëve. Regjimi komunist i dha titullin Hero i Popullit./ Panorama 

Etiketa: durresitgurakuqikonfliktikongresikonicaluigj
Shkrimi Mëparshëm

Më 18 qershor 1904 u nda nga jeta Sami Frashëri (1850-1904)

Shkrimi Vijues

“Shtatë burra nga Lajthiza e Oroshit nuk e lëshuan Dedë Gjo Lulin, në vitin 1915, kur ai u rrethua nga forcat pushtuese serbe, por u vranë bashkë me të…”/ Reportazhi i publicistit të njohur nga Mirdita

Të Ngjashme

Gërmimet arkeologjike në Antigone – rinis misioni shqiptaro-italian, objektiv kryesor gjetja e teatrit antik
Aktualitet

Gërmimet arkeologjike në Antigone – rinis misioni shqiptaro-italian, objektiv kryesor gjetja e teatrit antik

18 Shtator, 2025
Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…
Kryesore

Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…

18 Shtator, 2025
Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur
Aktualitet

Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

18 Shtator, 2025
Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!
Kryesore

Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!

18 Shtator, 2025
Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…
Kultura

Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

17 Shtator, 2025
Kalabria dhe Programet në Gjuhen Arbëreshe të RAI-t: Një Hap i Ri për Mbështetjen e Pakicave Gjuhësore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Gërmimet arkeologjike në Antigone – rinis misioni shqiptaro-italian, objektiv kryesor gjetja e teatrit antik

Gërmimet arkeologjike në Antigone – rinis misioni shqiptaro-italian, objektiv kryesor gjetja e teatrit antik

18 Shtator, 2025
Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…

Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…

18 Shtator, 2025
Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

18 Shtator, 2025
Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!

Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!

18 Shtator, 2025
Gërmimet arkeologjike në Antigone – rinis misioni shqiptaro-italian, objektiv kryesor gjetja e teatrit antik

Gërmimet arkeologjike në Antigone – rinis misioni shqiptaro-italian, objektiv kryesor gjetja e teatrit antik

18 Shtator, 2025
Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…

Lasgush Poradeci: Gjuha nuk ka faj, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë…

18 Shtator, 2025
Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

18 Shtator, 2025
Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!

Ia hodhën eshtrat në lumin Osum/ Iljaz Vrioni, një ish-kryeministër pa varr!

18 Shtator, 2025
Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

17 Shtator, 2025
Kalabria dhe Programet në Gjuhen Arbëreshe të RAI-t: Një Hap i Ri për Mbështetjen e Pakicave Gjuhësore

Kalabria dhe Programet në Gjuhen Arbëreshe të RAI-t: Një Hap i Ri për Mbështetjen e Pakicave Gjuhësore

17 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist