Halil RAMA – Mjeshtër i madh
Festivali i 22- të, i Forumit “Imazh & Media”, jo vetëm ngjarje kulturore, por akt kujtese, vetëdijeje dhe qëndrese kombëtare
Në këto kohë të globalizmit, kur politika e mbrapshtë shqiptare e ka njollosur skajshëm, është Forumi Imazh & Media, që në kuadër të jubileut 30- vjetorit të krijimit dëshmon lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë e punën, me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here.
• Me këtë event, ky Forum ka tejkaluar kufijtë e një aktiviteti ceremonial, duke u shndërruar në një hapësirë bashkimi për intelektualë, artistë, studiues dhe veprimtarë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora
• U vlerësuan me “Çertifikatë Mirënjohjeje” dhe me titullin “Ambasador i Imazhit Shqiptar” : Dr. Ibradhim Rugova – Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; Heroi legjendar i UÇK-së Adem Jashari; Dr. Arian Starova, ish Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të vitit të mbrapshtë 1997; Drejtori për Ballkanin i Federatës Universale të Paqes Gani Rroshi, Kryetari i FPU Shqipëri Defrim Methasani, si dhe 50 personalitete tjera akdemike e të letrave nga hapësira mbarëshqiptare në botë…
Në një epokë kur globalizimi rrezikon të zbehë identitetet kombëtare, ky Forum me vizion, përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ka realizuar misonin e tij historik: ruajtjen dhe promovimin e vlerave shqiptare.
Festivali i 22-të Ndërkombëtar që ky Forum organizoi para disa ditëve, në prag të festave të fundvitit, për vetë praninë e më shumë së 200 personaliteve nga hapësira mbarëshqiptare në botë ishte ngjarja më kulmore e 2025-ës.
Me këtë event, ky forum ka tejkaluar kufijtë e një aktiviteti ceremonial, duke u shndërruar në një hapësirë bashkimi për intelektualë, artistë, studiues dhe veprimtarë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora.
Organizatori i këtij festivali ka një emër. Ai është Prof. dr. Astrit Memia, një nga ata personalitete që ka ditur ta shndërrojë trashëgiminë historike në një mision kulturor të gjallë, duke i dhënë figurës shqiptare zë dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare. Dhe po me këtë vizion, Prof. Memia, (nip i Haxhi Xekës, një prej figurave themelore të Rilindjes Kombëtare) e konceptoi dhe realizoi këtë festival mbresëlënës sipas një programi që konsistonte në hapjen e fototekspozitës “Fotoimazhi Shqiptar”, promovimin e veprës së tij enciklopedike “Ambasador i Imazhit Shqiptar në botë”, shfaqjen e dokumentarit “Lufta e Kosovës në masmedian perëndimore” dhe ceremoninë e Ambasadorëve të rinj të Imazhit Shqiptar në botë.
Në këto kohë të globalizmit, kur politika e mbrapshtë shqiptare e ka njollosur skajshëm, është Forumi Imazh & Media, që në kuadër të jubileut 30- vjetorit të krijimit dëshmon lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë e punën, me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here.
Në një epokë kur globalizimi rrezikon të zbehë identitetet kombëtare, ky Forum me vizion, përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ka realizuar misonin e tij historik: ruajtjen dhe promovimin e vlerave shqiptare.
Festivali i 22-të Ndërkombëtar që ky Forum organizoi para disa ditëve, në prag të festave të fundvitit, për vetë praninë e më shumë së 200 personaliteve nga hapësira mbarëshqiptare në botë ishte ngjarja më kulmore e 2025-ës.
Me këtë event, ky forum ka tejkaluar kufijtë e një aktiviteti ceremonial, duke u shndërruar në një hapësirë bashkimi për intelektualë, artistë, studiues dhe veprimtarë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora.
Organizatori i këtij festivali ka një emër. Ai është Prof. dr. Astrit Memia, një nga ata personalitete që ka ditur ta shndërrojë trashëgiminë historike në një mision kulturor të gjallë, duke i dhënë figurës shqiptare zë dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare. Dhe po me këtë vizion, Prof. Memia, (nip i Haxhi Xekës, një prej figurave themelore të Rilindjes Kombëtare) e konceptoi dhe realizoi këtë festival mbresëlënës sipas një programi që konsistonte në hapjen e fototekspozitës “Fotoimazhi Shqiptar”, promovimin e veprës së tij enciklopedike “Ambasador i Imazhit Shqiptar në botë”, shfaqjen e dokumentarit “Lufta e Kosovës në masmedian perëndimore” dhe ceremoninë e Ambasadorëve të rinj të Imazhit Shqiptar në botë.


EKSPOZITA FOTOIMAZHI SHQIPTAR
Jo më kot, Kozeta Zavalani, një zë i spikatur i medias, poete dhe prozatore e mirënjohur, e vlerëson Festivalin e XXII Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar” si një dritare drite dhe dinjiteti ku fjala, fotografia dhe kujtesa u bënë një frymëmarrje e vetme kombëtare në moderimin e mrekullueshem të ikonës së gazetarisë sportive dhe dokumentarit televiziv Defrim Methasani. Sepse qoftë dhe vetë Ekspozita “Fotoimazhi shqiptar” në çelje të këtij festivali ishte një leksikon enciklopedik i kujtesës dhe mirënjohjes, ku historia nuk rri e heshtur, por flet me emra që kanë lënë gjurmë drite. Është historia në qindra e mijëra foto, sintezë e një aktiviteti të dendur 30 vjeçar për promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë.
Një fotoekspozitë gjeniale ku është Kombi ynë me imazh të unifikuar, që vizitohet me kureshtje e interesim të jashtëzakonshëm nga qindra pjesëmarrësit në këtë festival të veçantë për nga forma, idea, konceptimi e përmbajtja.
Një ekspozitë që pasqyron me madhështi bardhësinë e imazhit shqiptar dhe dy perla nga ekspozita e Vlorës e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Breda saj bashkohen intelektualë, figura të shquara të politikës, artit dhe kulturës, si dhe kontributorë të kombit dhe paqes, nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.


Screenshot
PROMOVIMI I VEPRËS “AMBASADOR I IMAZHIT SHQITAR NË BOTË”
Ndërsa Flutura Maçi, një nga artistet dhe poetet e spikatura e vlerëson Ekspozitën fotografike të “Imazhi Shqiptar” në 22 vite si pjesë dinjitoze të një Festivali elitar, po i tillë i dinjtetshëm vlerësohet nga personalitete të shumta akademike dhe të letrave edhe “Leksioni enciklopedik – monografi e Imazhit Shqiptar në botë”, një vepër madhore prej mbi 600 faqesh, ku janë përfshirë personalitete dhe figura të ndritura të kombit, të cilët gjatë tri dekadave janë identifikuar e përzgjedhur si bartës të epitetit “Imazhi Shqiptar në Botë”.
“E hartuar me vizion dhe përkushtim nga Prof. Dr. Astrit Memia dhe botuar me profesionalizëm e dashuri nga Semi Haxhiu, në shtëpinë botuese Fast Print, kjo vepër u bë pasqyrë dinjiteti. Aty, emrat nuk janë thjesht shkronja, por ura që lidhin kombe, zëra që udhëtojnë përtej kufijve, ambasadorë shpirti që mbajnë Shqipërinë gjallë në imazhin e botës”, shprehet Kozeta Zavalani.
Ndërsa Prof. dr. Vullnet Ameti, ish-rektor i Universitetit të Tetovës, (Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë, laureat në vitin 2012, me rastin e 100- vjetorit te pavarësisë së Shqipërise ne TKOB) e vlerëson këtë monografi, me karakter enciklopedik e dokumentar, një dëshmi të rrallë të përpjekjeve shumëdimensionale për të ndërtuar e promovuar imazhin kombëtar shqiptar, duke e lidhur me vlerat universale të paqes, demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Më pas Akademik, Prof. dr. Jusuf Bajraktari referoi temën: “Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit (në fokus Dardania).
“Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”, në fokus Shqipëria, ishte tema që referoi Dr. Arian Starova, diplomat i shquar, ish Ministër i jashtën i RSH-së, në kohë të trazirave 1997 në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
Mjafton qoftë dhe një vështrim i përgjithshëm i kësaj vepre enciklopedike për të konkluduar se autori i saj, Prof. dr. Astrit Memia – një nga pedagogët më të suksesshëm dhe të vlerësuar të Universitetit të Tetovës, ka ndjerë përgjegjësinë e madhe për të lidhur të kalurën me të tashmen dhe për të ofruar një pasqyrë të integruar të shqiptarizmit në dimensionin diakronik dhe sinkronik. Si i tillë e vlerëson këtë botim edhe prorektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Agon Memeti që është më shumë se një enciklopedi, është një testament i dijes, identitetit dhe imazhit shqiptar në shekullin e XXI.
Njëherësh dhe konsulenti kryesor i dizenjos së koopertinës së leksikonit enciklopedik “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, monografi, Pro- Rektotori i UT-së, Prof. Dr. Agon Memeti, shprehet se ishte kenaqësi e krenari ë stafi drejtues i Festivalit XII Ndërkombëtar” Imazhi Shqiptar” më zgjodhen se konsulentin kryesor. Kjo më obligon për të ardhmen progresive të eventeve kombëtare të Imazhit Shqiptar e Identitetit Kombëtar në Botë.

DOKUMENTARI “LUFTA E KOSOVËS NË MEDIAN PERËNDIMORE”
Dokumentari që përmes imazheve rrënqethëse, në plotë gjysëm ore tregon heroizmin e UÇK-së, gjakun e sakrificën në Luftën heroike legjendare të liri-pavarësisë së Kosovës gjatë viteve 1998-‘ 99, u ndoq padyshim me interes të veçantë, jo vetëm nga pinjollët e heronjve të Kosovës martire, por nga gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Ndodhi vërtetë ashtu siç e përshkruan emocionalisht Kozeta Zavalani: “… salla u mbush me solemnitet dhe zemrat rrahën në një zë të vetëm. Pas atij momenti të shenjtë, fjala mori dritë, arti mori frymë…në këtë Festival Ndërkombëtar që u hap si një portë krenarie…Hymni u shua në tinguj, por jo në shpirt: ai mbeti si flamur i padukshëm mbi çdo fotografi, mbi çdo fjalë, mbi çdo dëshmi që pasoi me dinjitet e vizion, duke e kthyer sallën “Alfred Moisiu” të Federatës së Paqes Universale në shtëpi të identitetit, ku imazhi shqiptar foli botërisht”.

Dhe më e bukura e këtij dokumentari ishin insertet e medias perëndimorre që paraqisnin objektivisht heroizmin e UÇK-së.
Dhe jo vetëm kaq. Në këtë dokumentar të ideuar dhe realizuar me mjeshtri të rrallë artistike nga Prof. dr. Astrit Memia dëshmohej gjithashtu edhe kontributi i madh dhe i pamohueshëm që kanë dhënë jo vetëm personalitetet, intelektualët e figurat e këtij kombi ndër vite, por edhe puna e madhe që ka bërë Forumi Imazh & Media për nxjerrjen në pah dhe vlerësimin e tyre. Kështu ky Forum pas një turneu të gjatë, i cili ka zgjatur me aktivitetin e tij artistik gjatë gjithë këtij viti dhe ka përshkuar qytete si: Vjena, Gjilani, Istogu, Klina, Drenica, Prishtina, Gjakova, Durrësi, Korça, Vlora, Elbasani, Tetova, Ulqini, etj erdhi triumfalisht me këtë festial madhështor në kryeqendrën e gjithë shqiptarëve për të kurorëzuar të gjithë punën e tij.
Të ngazëllyer nga imazhet e shfaqura dhe tërësia e këtij festivali, shprein vlerësime maksionmale edhe Mehmet Prishtina, Adnan Imeri i fondit humunitar Preshevë.

DEKORIMI I DHJETRA PERSONALITETEVE ME TITULLIN
“AMBASADOR I IMAZHIT SHQIPTAR NË BOTË”
Gjatë Festivalit të XXII të Forumit Imazh & Media u përcollën shumë mesazhe si dhe u bë ndarja e çmimeve të reja dhe titujve “Ambasador i Imazhit shqiptar në botë” për personalitete të dalluara të kombit shqiptar.
Nga Juria e festivalit u vlerësuan lartë kontribuesit për vlera kombëtare në fushat e ndryshme.
Përveç personaliteteve për vlera në arsim, kulturë, shkencë, politikë, shëndetësi, shtetndërtim, diplomaci ishin të ftuar edhe epror nga Br. 138 “Agim Ramadani”.
U vlerësua lidershipi i Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Komandanti Adem Jashari, Mehmet Prishtina, nipi i patriotit të madh Hasan Prishtina etj.
Po ashtu u dekoruan eprorë dhe dhjetra veteranë të Br. 138 “Agim Ramadani”.
Mes ovacionesh u ndanë edhe Çertifikata Mirënjohjeje për Fondin Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër, me Kryetar Prof. Adnan Imeri; për Këshillin Integrues Kombëtar të Kosovës “Dardane”, me Kryetar veprimtarin atdhetar, Z. Idriz Brahimaj si dhe për Shoqatën Bamirëse Humanitare “Mërgimtari”, me kryetar Z. Agim Antoni, me motivacionin: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë, kryetari Memia dhe moderatori Methasani shprehën për artistin e madh me famë botërore Xhevat Limani dhe për Presidentin e Shoqërisë Kulturore Dibër e Madhe Miçe Duka.
Duke falenderuar qindra pjesëmarrësit që përjetuan këto momente të rëndësishme feste dhe gëzimi, në Festivalin e 22-të kushtuar kësaj radhe 30 – vjetorit të Forumit “Imazh & Media”, drejtuesit e këtij eventi bënë të ditur se ju lënë takim për vitin e ardhshëm në Festivalin tjetër të ndarjes së çmimeve që jep ky Forum i një rëndësie të veçantë, vatër e shenjtë shqiptarie, në odeonin e diplomacisë publike e kombëtare, ku fjala ka peshë, ku besa ka ligj, dhe ku marrëveshjet nuk vulosen me letër, por me sy, me zemër dhe me nder — si dikur motit, në logun e burrave.





















