E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

KFOR-i vendoset në Jarinjë dhe Bërnjak

2 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Për pak minuta, pritet të fillojë zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak. KFOR’i tashmë ka nisur vendosjen atje, raporton Express.

Në media janë publikuar pamjet nga momenti i vendosjes së KFOR’it atje.

Ndryshe, sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit. Për mënyrën se si do të bëhet zhbllokimi i këtyre vendkalimeve kufitare, ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, atje do të vendoset fillimisht njësiti i KFOR’it dhe pastaj në orën 08:00 pritet të fillojë edhe zhvendosja e barrikadës dhe e policisë speciale.

“Zhbllokimi është paraparë për ditën e nesërme (e shtunë, 2 tetor). Paraprakisht duhet njësit i KFOR-it të vendoset në vendkalimet kufitare dhe në bashkëveprim me njësitë speciale të Policisë së Kosovës të informohen për të gjitha elementet që janë të nevojshme për të siguruar stabilitetin e vendkalimeve kufitare dhe sigurinë e tyre”, ka deklaruar Bislimi.

Ai thotë se nuk ka ndonjë sekuencë se cila palë duhet të tërhiqet para tjetrës, meqenëse zhvendosja do të bëhet në mënyrë të njëkohshme.

“Pastaj, pasi të jenë kryer të gjitha këto proceduarat, në orën 08:00 është paraparë që të fillojë zhvendosja e njëhershme edhe e barrikadës edhe e policisë speciale dhe me këtë kompletohet. Do të thotë, nuk ka sekuencë që njëra palë duhet të tërhiqet para tjetrës, por zhvendosja bëhet në mënyrë të njëkohshme. I vetmi dallim është që forcat e KFOR-it duhet të vendosen disa orë para se të fillojë zhvendosja e barrikadës dhe njesive speciale dhe po ashtu, ajo që është me rëndësi që ta përkujtojë secilën herë sesi duket, është burim i keqinterpretimeve të qëllimshme, kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin e policisë kufitare dhe policisë së rregullt. Kjo masë nuk i prekë ata. Ata vazhdojnë punën e tyre. Punën dhe funksionet e tyre nuk i kanë marrë përsipër njësitë speciale të policisë, ato kanë pasur për detyrë vetëm ruajtjen e pikave kufitare dhe qetësisë atje”, ka thënë Bislimi për REL.

Bislimi ka thënë tutje se nëse nuk respektohen afatet, marrëveshja do të identifikohet si e pavlerë.

“Nga ana jonë nuk ka tendenca për t’i zhvendosur afatet. Ajo që është me rëndësi të thuhet është se në rast se nuk respektohen afatet, atëherë marrëveshje konsiderohet si e pavlerë dhe pala e cila tregohet jobashkëpunuese do të jetë ajo e cila do të identifikohet si palë bllokuese e dialogut, por nuk ka ndonjë arsye, që të paktën nga ana e policisë, të fillojë zhvendosja. Barrikada është ilegale. Ajo mund të tërhiqet në çdo moment dhe vetëm se do e lehtësonte punën pastaj për nesër, por përndryshe nga ana e njësive speciale të policisë nuk ka kurrfarë arsye, edhe nuk ka logjikë që procesi të fillojë para se të bartet në mënyrë logjistike gjithçka te KFOR-i dhe para se të fillojë edhe tërheqja e barrikadës apo barrikadave”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kosova është e përgatitur për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri ka treguar se tashmë Kosova ka rreth 300 mijë stikersa, të cilat thotë se mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin gjashtë mujor.

“Kosova ka qenë e gatshme qysh moti. Kosova ka rreth 300 mijë stikersa (v.j. letra ngjitëse), kur po them 300 mijë stikersa po mendoj 300 mijë pako, për arsye se një pako i ka katër stikers, kaq sa nevojitën për secilën veturë për të mbuluar shenjat e shtetësisë dhe simbolet. Dhe këto mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin gjashtëmujor ndërkufitarë. Edhe marrëveshja e përkohshme ka një afat prej gjashtë muajsh, kështu që pala jonë është komplet e përgatitur”, ka thënë Bislimi.

Këto dy pika kufitare po qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit. Atë ditë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës tash e sa vjet./Express

Shkrimi Mëparshëm

Befason koloneli amerikan: Ja shtetet që mbështeten ndarjen e Kosovës në konferencën e Rambujes – por kush e pengoi atë

Shkrimi Vijues

“Sa antikomunist je?” Vajza nga Shkodra debaton ashpër me Berishën

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb
Kryesore

Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb

11 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

“Sa antikomunist je?” Vajza nga Shkodra debaton ashpër me Berishën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist