E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Këmbëkryq”- simboli i rezistencës paqësore ndaj represionit serb

29 Nëntor, 2022
Në Aktualitet, Kultura, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kur qytetarët e Kosovës kishin marrë vesh se ish-senatori Bob Dole bashkë me kolegë do të hynin në hotelin “Grand”, korzoja e atëhershme – bulevardi i sotëm “Nëna Terezë” në Prishtinë – ishte mbushur me njerëz. Më 30 gusht të vitit 1990, “Liri” dhe “USA” ishin midis të brohoriturave që vinin si kor. Policia serbe kishte marrë për detyrë që ta shpërndante turmën. Përleshja do të ishte një histori më vete.

“Policët për kontrollimin e turmave dhe trazirave përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra shqiptarë etnikë në pritje të një delegacioni të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për t’u ankuar për shkeljet e të drejtave të njeriut”, raportonte prestigjiozja “The Neë Times”. Sipas artikullit, bëhej fjalë për rreth 10 mijë veta, në mesin e të cilëve kishte të plagosur e të lënduar. Në raport shkruhet, po ashtu, se shqiptarët etnikë që përbëjnë 90 për qind të popullsisë së Kosovës protestonin kundër tkurrjes së autonomisë.

Pikërisht atë ditë fotoreporteri Hazir Reka do të përjetësonte imazhin e një shqiptari që krejt paqësisht kërkonte të ishte i lirë. Faik Rexhepi i ulur në atë që sot është sheshi qendror i Prishtinës po qëndronte midis policëve me kokën e mbështetur në dorë.

Ajo pamje e tij është kthyer në skulpturë nga artistja Eliza Shala. Vepra “Këmbëkryq” është përuruar të hënën, në kuadër të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

“’Këmbëkryq’ quhet skulptura e cila përfaqëson urtësinë, paqen dhe këmbëngulësinë, përmes ngjarjeve historike që mishërohen me këtë gjest. Në qëndresën paqësore në Kosovë të vitit 1990, në rrëmujën e ndjekjes nga policia e regjimit serb, protestuesi Faik Rexhepi ulet këmbëkryq duke peshuar kokën në dorë, me të vetmen shpresë e besim në mrekulli, se ai do të lihej i qetë në të drejtën e tij”, shkruhet në konceptin e veprës së Shalës. Sipas asaj që ka shkruar ajo, një dritëshkronjë e shkrepur nga fotografi Hazir Reka do ta vuloste përgjithmonë këtë çast, që përmbledh gjithë pështjellimin e kohërave tona.

“Me anë të kësaj skulpture, këtë 28 nëntor, ai, protestuesi, rikthehet, tashmë i papenguar dhe i mirëpritur, ta gëzojë të drejtën për t’u ulur këmbëkryq në vendin e tij”, ka sqaruar Shala. Vepra e realizuar nga “KnKub Herritage” është përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Fotografia që shpërfaq Krasniqin së bashku me 29 të tjera ishte ekspozuar më 30 gusht të vitit 2020 nga Hazir Reka, në kuadër të 30-vjetorit të vizitës së parë të një delegacioni amerikan në Kosovë. Po atë ditë ishte përuruar edhe busti i ish-senatorit Bob Dole, vepër e skulptorit Luan Mulliqi.

Në fotot e Rekës, rezistenca e protestuesve kundër policisë bie në sy gjatë gjithë kohës. Patjetër donin që ta shihnin delegacionin amerikan dhe t’i shprehnin pakënaqësitë dhe aspiratat me anë të brohoritjeve.

“Gjithmonë po del diçka nga zgafellja”, kishte thënë Reka, i cili ka punuar për media vendore e ndërkombëtare, përfshirë agjencinë e lajmeve Reuters. Ai kishte kujtuar se policia kishte dashur ta pastronte hapësirën komplet që të mos kishte njerëz e që delegacioni të hynte në hotelin “Grand”. Brenda hotelit ikonik të Prishtinës delegacioni amerikan do të takohej me përfaqësuesit shqiptarë, në krye të të cilëve ishte presidenti Ibrahim Rugova. Adem Demaçi, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Alush Gashi, Veton Surroi, Avni Spahiu, Luljeta Pula e Gazmend Pula ishin midis nikoqirëve shqiptarë. Ishin përballë senatorëve Dole, John W. Warner, Jake Garn, Don Nickles, Alfonse M. D’Amato, Steve Symms e Connie Mack. Biznesmeni Jim Xhema kishte luajtur një rol kyç në ardhjen e këtij delegacioni. Skenat e fotografuara nga Reka në Prishtinë zbërthejnë qartë rëndësinë e vizitës.

“Këto fotografi janë shumë artistike për mua. Kur e kujtoj varrimin e Jasharëve këto harrohen. Kur jam kthyer nga Jasharët nuk kam ngrënë bukë katër ditë”, kishte kujtuar Reka.

Ish-senatori Dole, i cili vdiq më 2021, e kishte situatën tejet të qartë.

“Jemi këtu për të përkrahur demokracinë dhe lirinë për njerëzit kudo. Në Serbi, Kosovë, Kroaci… kudo”, kishte thënë ai. Do të ishte shumë i qartë edhe me Momqilo Trajkoviqin, koordinues për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Pavarësisht a ju pëlqen apo jo, liria po vjen, demokracia po vjen, të drejtat e njeriut po vijnë”, kishte thënë prerazi Dole./koha.net

Fotoreporteri Hazir Reka do ta përjetësonte imazhin e një shqiptari që krejt paqësisht kërkonte të ishte i lirë, në gusht të vitit 1990. Faik Rexhepi i ulur në atë që sot është sheshi qendror i Prishtinës po qëndronte midis policëve me kokën e mbështetur në dorë. Ajo pamje e tij është kthyer në skulpturë nga artistja Eliza Shala. Vepra “Këmbëkryq” është përuruar të hënën në kuadër të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Etiketa: kembekryqpaqesorerepresionrezistencesserbsimboli
Shkrimi Mëparshëm

“Daily Mail” shkruan për Dua Lipën: Artistja me prindër refugjatë nga Kosova po u jep famë shqiptarëve në botë

Shkrimi Vijues

Xhubleta shqiptare më në fund në UNESCO

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
Xhubleta shqiptare më në fund në UNESCO

Xhubleta shqiptare më në fund në UNESCO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist