E premte, 21 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

21 Nëntor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Duhet thënë që në fillim: “Kazerma” e Turjan Hyskos nuk është thjesht një film për programet televizive që kanë mpirë mendjet e njerëzve – një fenomen global, jo vetëm shqiptar.

Filmi është shumë më tepër. Ai është një pasqyrë e errët, një alarm dhe një ftesë për reflektim mbi atë që jemi si shoqëri, përtej konsumit, përtej skenave televizive, përtej spektaklit që na e ka zëvendësuar realitetin.

Tema që e përshkon nga fillimi në fund është dhuna. Jo vetëm dhuna fizike (edhe pse ajo ka një përmasë domethënëse), por ajo më e rafinuara, e padukshmja, e përditshmja: agresiviteti, presioni, tallja si fenomene që janë ulur tashmë këmbëkryq në shoqërinë shqiptare, dhe që duam apo nuk duam, ndikojnë herë në mënyrë të vetëdijshme e herë në mënyrë të pavetëdijshme në jetët tona. Herë me pasoja të drejtpërdrejta, duke shkaktuar drama dhe deri tragjedi, e herë në mënyra të tërthorta, si rrahja e krahëve të një fluture diku larg.

Eshtë ftesë për reflektim, mbi domethënien e një shoqërie ku mbizotëron më i forti, ku njerëzit janë thjesht aktorë në skena të vërteta dhe të imagjinuara, fijet e të cilëve lëvizen në prapaskenë. Si përshembull ajo që ndodh, në një prej maktheve të aktorit kryesor të filmit, i cili dëgjon personazhin që kontrollon këdo dhe gjithçka, t’i thotë: “Unë të krijova dhe po unë pufff… të asgjësoj”.

Eshtë ftesë për reflektim, mbi transformimin gradual të një shoqërie ku vlerat jo vetëm janë zbehur, por janë bërë shuk dhe hedhur në anë të rrugës, për t’ia lënë vendin konsumit të informacionit të shpejtë. Dhe padyshim, klikimeve, të vetmit matës të vlerave të individit.

Por ashtu sikurse fenomeni nuk ka një dimension lokal, pasi transformimin që televizioni dhe rrjetet sociale i kanë bërë shoqërive e gjejmë kudo në botë, edhe filmi dhe reflektimi që ngjall Turjan Hysko, merr një dimension tejkombëtar. Dhe kjo e bën suksesin e tij të garantuar, edhe përtej Shqipërisë.

Brenda skenarit të Turjan Hyskos dhe Edi Ogës, realizuar mjeshtërisht me regjinë e Xhoslin Ramës dhe Turjan Hyskos, ka shumë Orwell.

Sikur autori i “1984”-ës të kishte shkruar një vazhdim me titull “2025”, dhe këtë herë vendndodhjen ta kishte zhvendosur në Shqipëri, rezultati do të ishte shumë pranë “Kazermës”.

Sepse çfarë përjetojmë sot – konfuzionin, spektaklin, kontrollin, rënien e vlerave, humbjen e identitetit – Orwell e kishte paralajmëruar.

Shumëçka për atë që po përjetojmë si shoqëri dhe që filmi “Kazerma” na e sjell qartë, dhe me një realizim fantastik, që nga skenari dhe deri tek loja e aktorëve, na e kish parathënë edhe Neil Postman në librin e tij “Argëtohemi deri në vdekje”. “Televizioni”, thoshte ai, “e kthen gjithë shoqërinë në spektakël”.

Problemi nuk është se na jep argëtim të pavlerë, por se e kthen gjithçka në argëtim”. Sipas tij, krijon qytetarë më shumë konsumatorë se sa qenie që mendojnë. “Një lajm tragjik, një reklamë e lumtur, një humor i shpejtë, një reality show”. Ja, kjo ka ndodhur që na ka topitur mendjen.  Dhe, ja këtë ulëret me forcë filmi “Kazerma”.

Eshtë një antidot për shoqërinë nga e cila paralajmëronte Postman. Sepse të shtyn të reflektosh, dhe të nxjerr, qoftë edhe për 120 minuta, nga realiteti i konsumatorëve të pamend të gjithçkaje që fluturon në ekrane televizorësh dhe celularësh. / egj – Bota.al

Etiketa: hyskokazermaorwellshqiperiaturjan
Shkrimi Mëparshëm

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Shkrimi Vijues

“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

Të Ngjashme

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit
Kultura

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

21 Nëntor, 2025
“Historia e Kosovës”- Vëllimi I
Aktualitet

Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)
Kultura

Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)

21 Nëntor, 2025
Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane
Kultura

Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

20 Nëntor, 2025
Fejzo Arrëza, nga oficer në Perandorinë Osmane, tek qëndresa dhe rënia heroike në luftë kundër andartëve grekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

21 Nëntor, 2025
“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

21 Nëntor, 2025
“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

21 Nëntor, 2025
Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

21 Nëntor, 2025
Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

Fan Noli, peshkopi i Korçës dhe mitropoliti i Durrësit

21 Nëntor, 2025
“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

“Historia e Kosovës”- Vëllimi I

21 Nëntor, 2025
“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

“Kazerma” e Turjan Hyskos, ose Shqipëria siç do ta imagjinonte George Orwelli

21 Nëntor, 2025
Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

21 Nëntor, 2025
Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)

Para-Urbanizimi i Ilirëve gjatë Epokës së Hekurit dhe kontaktet me një botë të lashtë helene – (jo detyrimisht greke)

21 Nëntor, 2025
Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

Zbulohet origjina e frontespicit të Mesharit: Studimi i ri lidh veprën e Buzukut me botimet veneciane

20 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist