• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Ismail Qemal Vlora VS Abdul Hamid II: Ditari i Sir Maurice de Bunsen

Vinny nga Vinny
5 Shkurt, 2025
Në Kryesore, Kultura
0
Ismail Qemal Vlora VS Abdul Hamid II: Ditari i Sir Maurice de Bunsen
0
NDARJET
65
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo faqe është shkëputur nga “Ditari” i Sir Maurice de Bunsen (8 janar 1852 – 21 shkurt 1932) dhe mban datën 29 prill 1900. Sir Maurice De Bunsen, ishte një diplomat i njohur britanik, i cili shërbente si këshilltar në ambasadën britanike në Kostandinopojë. Pak vite më vonë, Sir Maurice De Bunsen shërbeu edhe si ambasador i Britanisë në Spanjë (1906-1913) dhe Austro-Hungari (1913-1914). Duke qenë një rrëfim i një dëshmitari të dorës së parë dhe protagonisti në zhvillimet diplomatike të kohës, kjo dëshmi merr akoma edhe më tepër vlera historike.

Në ditarin e tij De Bunsen përshkruan, ndër të tjera, zhvillimet politike në Perandorinë Osmane. Ai shkruan për guximin e rrallë të Ismail Qemalit për t’u përballur me sulltanin despotik Abdyl Hamidin II dhe arratisjen e tij të famshme nga Turqia, më 1 maj të vitit 1900:

 “29 prill

Pyes veten nëse dokumentet do ta përmendin arratisjen e Ismail Qemal Beut. Ai është ndër të paktët Turq (shënim i E.B.: kupto shtetas), të cilët unë i njoh mirë, dhe një nga të rrallët që ka guxuar që t’i flas hapur Sulltanit, për t’i nxjerr në pah dëmet që ai është duke i shkaktuar vendit (Nga këta burra lulëzoi lëvizja e “Turqve të Rinj”).

Me dhënien e postit të Guvernatorit të Përgjithshëm të Tripolit, ai ishte duke u syrgjynosur dhe u bind që do të vritej nëse do të shkonte aty. Ai u rrëshkiti spiunëve që e ndiqnin dhe erdhi që të më takonte të premten, dhe më tha se asgjë nuk mund ta shpëtonte veçse strehimi në luftanijen angleze, të cilën kishte ndër mend që t’a bënte. Ai është tanimë në bordin e “Salamander” me tre djemtë e tij, dhe kemi dëgjuar se është shkaktuar një trazirë e madhe në “Pallatin Yildiz”, pasi ata nuk e kanë zbuluar akoma vendndodhjen e tij.

Ne po përpiqemi që t’a hipim atë në një anije tregtare britanike, të drejtuar për në Pire. Natyrisht që është e pamundur për ne që ta dorëzojmë atë tek Turqit dhe, ndonëse ambasadori është mërzitur nga ky incident, nuk ka çfarë të bëj tjetër veçse ta ndihmoj atë. Ismaili ka qenë një nga avokatët kryesor të aleancës së vjetër turko-angleze, dhe unë kam pasur biseda të gjata me të. Ai është një nga të paktët që guxon të vij në ambasadë.

Asnjë turk me pozita nuk lejohet të bëj vizita ose të vij për darkë në një ambasadë pa lejen e Sulltanit – e cila shpesh refuzohet. Shumë po internohen përditë, dhe një gjendje terrori mbretëron kudo, e shkaktuar nga tmerri që ka Sulltani nga çfarëdolloj lëvizje Liberale kundër tij. Turqit e dënuar, kryesisht i bëjnë apel Anglisë, dhe është tepër e vështirë që të trajtosh kaq shumë kërkesa për ndihmë që i adresohen ambasadës…”

Arratisja e Ismail Qemalit e shqetësoi Portën e Lartë për vetë pozicionin e rëndësishëm që ai kishte si udhëheqës në çështjen shqiptare. Sipas autorëve turk, edhe para arratisjes së tij, Ismail Qemali ndiqej me dyshim nga qeveria osmane, për shkak të aktivitetit të tij në lëvizjen kombëtare shqiptare. Referuar dokumenteve arkivore turke, Ismail Qemali kërkoi mbështetjen e Greqisë për një Shqipëri të pavarur.

Ndërsa gjendej në Greqi ai përmendi edhe “vëllazërinë shqiptaro-greke”. Madje përflitej se Ismail Qemali kishte mbledhur shqiptarët e krishterë të Janinës, për krijimin e konsensusit kristjano-mysliman për çështjen shqiptare. Ndërkohë, Veziri i Madh (Kryeminstri) dhe kushëriri i tij Ferid Pashë Vlora, e siguroi sulltan Abdyl Hamitin II, se Ismail Qemali nuk kishte ndikim të madh tek shqiptarët.

Lideri ka kurajën që ta sfidoj dhe ai përpiqet që ta ndryshoj realitetin. Këto dëshmi autentike e ilustrojnë më së miri lidershipin vizionar të Ismail Qemalit dhe besimin e madh që populli ushqente tek udhëheqja e tij. Prandaj, shembulli i Ismail Qemalit vazhdon të jetë frymëzues e shpresëdhënës për të rinjtë e sotshëm njëlloj siç ishte frymëzues e shpresëdhënës për të rinjtë e atëhershëm.

Ismail Qemali ishte njeri me ide të qarta dhe të qëndrueshme. Ai ishte trim, i pavarur, serioz dhe sillej hijshëm. Ai ishte një politikan i zoti dhe e njihte thellësisht diplomacinë evropiane. Vargjet e poetit të ri vlonjat, Dush Strati, të shkruara në vitin 1900, menjëherë pas arratisjes së bujshme të Ismail Qemalit nga Turqia, e përshkruajnë profetikisht thelbin e lidershipit të Ismail Qemalit dhe besimin e madh që populli ushqente tek udhëheqja e tij:

“Fryte dritë e Shqipërisë,

Jashtë nga qytet i errët,

T’i veç dërmën dhelpërisë,

E të gëzoç na të mjerët.

Ti që kurdole në jetë,

Që  kur bëri nëna djalë,

Kokën e mbajte përpjetë,

Edhe shpirtin zjarr e valë.”

Ismail Qemali është themeluesi i shtratit ideor mbi të cilin u strukturua lëvizja politike kombëtare shqiptare. Doktrina e tij politike qëndron në themelet e shtetit modern shqiptar. Modeli i lidershipit të tij mbetet standardi i artë dhe busulla orientuese në këto kohë të trubullta…

Etiketa: Bunsenditarihamitiismailkunderqemal
Shkrimi Mëparshëm

2025 shpallet Viti i Maks Velos, shumë aktivitete me rastin e 90-vjetorit të lindjes

Shkrimi Vijues

Stradiotë e perandorë… dhe historia e lavdishme! Kureshti iliro-arbërore

Shkrimi Vijues
Stradiotë e perandorë… dhe historia e lavdishme! Kureshti iliro-arbërore

Stradiotë e perandorë… dhe historia e lavdishme! Kureshti iliro-arbërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist